Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu
  • Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

SKU000232
Cabej

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.

600 Lekë
540 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fraktalet e shqipes, rrëgjimi i gjeometrive të standardit
Origjinali: Fraktalet e shqipes, rrëgjimi i gjeometrive të standardit
Gjinia: Kritikë letrare, gjuhësi
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2007
Fq. 212
Pesha: 0.256 kg
ISBN: 978-99927-33-89-9

Mbi librin

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë, kthimin e institucioneve fetare në shoqërinë civile, hapjen ndaj botës, ekonominë e tregut, amerikanizimin, demokratizimin dhe populizimin.

Fushat e forcës që kushtëzojnë pamjet e shumëllojshme të shqipes së sotme mund të jenë të pakta e të përcaktuara mirë, por vetë format që kërkon të marrë ligjërimi publik, në luftë me kufizimet e standardit nga njëra anë dhe rivendikimet dialektore nga ana tjetër, nuk mund të kontrollohen më sipas parametrave sanksionuar në vitin 1972.

Që këtej edhe titulli i kësaj përmbledhjeje, "Fraktalet e shqipes", i cili përcjell në trajtë shumë të kondensuar propozimin për një mënyrë të re reflektimi dituror për shqipen dhe raportet e saj në të ardhmen e kulturës shqiptare brenda fshatit global.

Mbi autorin

Ardian Vehbiu ka lindur në Tiranë në vitin 1959, diplomuar për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ai studioi gjuhësi në "La Sapienza" të Romës me profesorët De Mauro, Cardona, Belardi e Gradilone dhe u angazhua si lektor i shqipes në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Institutit Oriental të Napolit, drejtuar nga Fortino. Që nga viti 1996 jeton në New York.

Autor në vitet '80 i një sërë artikujsh që trajtojnë çështje të gjuhësisë shiptare, Vehbiu u përqendrua më tej në analizën e komunikimit masiv në Perëndim, çka u kurorëzua me librin "La scoperta dell' Albania", botuar në Milano më 1996. Midis viteve 2003 – 2006 nxjerr në dritë "Kulla e sahatit", meditim për arkitekturën e Tiranës si ligjëratë e fosilizuar e pushteteve politike, "Zhargonet e kombit" dhe "Kuzhinat e kujtesës", dy përmbledhje artikujsh në lëmin e sociologjisë, semiotikës, historisë së kulturës, sociolinguistikës dhe filozofisë së historisë.

Interesat ndërdisiplinore e kanë ndihmuar autorin t'i qaset në mënyrë të re edhe studimit të gjuhës shqipe si formë e kulturës kombëtare, por edhe instrument i shqiptarëve për të arritur dhe përsosur vetëdijen e tyre prej kombi modern.

Detajet e librit
Cabej
SKU000232
0

Të dhënat

Autori
Ardian Vehbiu
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Cabej

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2123

Botuesi: Te tjere

Evolucioni gjuhësor, vol. 2, Robert Thomanikaj

Merita në këto dy libra qëndron edhe se, nëse lexuesi mund të nisë e të lodhet nga analiza e fjalëve të vjetra, ai gjen herë-herë midis kapitujve të pandarë disa analiza etimologjike mbi emra dhe toponime të njohura, të cilat e çlodhin atë.
405 Lekë 450 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Sende që nxirrte deti, Ardian Vehbiu

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërhyrjet e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kusuret e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje