Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Të jetosh në ishull, Ben Blushi
  • Të jetosh në ishull, Ben Blushi
  • Të jetosh në ishull, Ben Blushi

Të jetosh në ishull, Ben Blushi

SKU000472
UET Press

Romani "Të jetosh në ishull" me autor Ben Blushin është një vepër tërheqëse, me një stil tregimtar të këndshëm, e cila lexohet me kënaqësi dhe me kureshtje.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të jetosh në ishull
Origjinali: Të jetosh në ishull
Gjinia: Roman
Autori: Ben Blushi
Shtëpia botuese: UET
Viti: 2010
Fq. 542
Pesha: 0.604 kg
ISBN: 978-99956-59-4-0

Mbi librin

"Të jetosh në ishull" është romani i parë i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish ministër dhe zëvendësministër në disa dikastere në vitet e fundit, si dhe një gazetar i njohur në fillimet e tij. Është një nga rastet unike kur një politikan i kthehet letërsisë, ndërkohë që gjatë këtyre 18 vjetëve shoqëria shqiptare ka njohur fenomenin që një pjesë jo e vogël shkrimtarësh e poetësh, njerëz të letrave në përgjithësi lanë penën dhe iu përkushtuan politikës.

Me një rrëfim e stil jo të zakontë në letrat shqipe, veçanërisht pas viteve '90, autori e ka marrë temën nga Historia e Shqipërisë e shekujve XV-XVIII, por duke e trajtuar artistikisht si rrallëkush e duke sjellë një informacion me frymë analitike nga një pikëvështrim i ri dhe tërësisht sipas gjykimit të tij të ngjarjeve të mëdha të shoqërisë shqiptare të kësaj periudhe.

Por, pavarësisht nga linjat e personazhet e shumtë që gërshetohen në libër, tema themelore e romanit do të mbesë procesi i gjatë shoqëror i islamizimit të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë, debatet për të cilin vazhdojnë të jenë në qendër të polemikave edhe në ditët tona dhe i kanë ndarë studiuesit, historianët, analistët, etj. në kampe me pikëpamje të ndryshme.

"Të jetosh në ishull" është romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen në letërsi nga politika dhe pas një përvoje të gjatë në median e shkruar.Duke e marrë temën nga një periudhë jo fort e njohur e historisë së Shqipërisë, fabula shtrihet në gati katër shekuj duke sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohur, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme, e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë.

Një Skënderbe ndryshe nga ç'e njohim, mosmarrëveshjet e tij me princin Arianit Komneni dhe historia e familjes Komneni e parë në disa breza, Ali Pashai i Tepelenës dhe qeverisja ekzotike e Janinës, konfliktet e tij me çamët e krishterë, lulëzimi dhe shkatërrimi i Voskopojës i përshkruar për herë të parë në letërsinë shqipe, luftërat e shqiptarëve deri në Kretë kundër Turqisë, si dhe bëmat e Sabatai Zevit, çifutit më të famshëm të Perandorisë Osmane që vdiq në Berat, janë vetëm disa prej kulmeve që të mbajnë mbërthyer pas leximit për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e ngjarjeve.

Por, linja më dominuese në roman që do të ngjallë, padyshim, debate e diskutime të shumta mbetet procesi i gjatë dhe i ngatërruar i islamizimit të shqiptarëve të pas pushtimit nga Turqia. Ishte paqësor apo i dhunshëm ky transformim, u krye me dëshirën e vetë shqiptarëve apo u detyruan nga masat shtrënguese të pushtuesve?!

Si bashkëjetoi një familje shqiptare e ndarë në dy fe në Shqipërinë e shekullit XVIII? Një roman që përpiqet të tregojë se si të shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare për t'i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.

Komente mbi librin

"Unë "Ishullin" e Ben Blushit e kundroj me aparaturën që është në përputhje me sistemin e vlerave perëndimore. Vlerësoj se pas leximit të librit shumëkush nga ne do t'i korrigjojë paragjykimet e trashëguara."

Arbën Xhaferri, Gazeta Shqiptare

"Romani "Të jetosh në ishull" me autor Ben Blushin është një vepër tërheqëse, me një stil tregimtar të këndshëm, e cila lexohet me kënaqësi dhe me kureshtje."

Kristo Frashëri, Gazeta Shqitpare

"Romani "Të jetosh në ishull" është një roman për raportet që vendos njeriu me jetën dhe me vdekjen, me dashurinë, me të tashmen, të shkuarën dhe të ardhmen, dhe pa dyshim edhe me të përjetshmen, pra me fenë."

Piro Misha, Tirana Observer

"Romani i Blushit duhet kuptuar vetëm si metaforë e madhe, brenda së cilës ne zbulojmë autorin, një realitet njerëzor të caktuar, veten tonë në interpretimet që i bëjmë gjithë strukturës artistike, kuptimeve dhe ngarkesave emocionale të saj."

Floresha Dado, Albania

"Blushi ka aftësinë që të na bëjë jo vetëm ta lexojmë, por edhe të mendojmë e polemizojmë për një nga dilemat tona më të mëdha në 600 vitet e fundit... Jam i bindur se koha do të tregojë se ky roman nuk duhet keqkuptuar, sepse gjithnjë e më shumë do të kuptohet se është një prej veprave më të mira letrare që janë shkruar pas 1990 – s në Shqipëri."

Alfred Peza, Tirana Observer

"Leximi i këtij romani na bën të kuptojmë se sa e vështirë është të arrish të ndërtosh nga disa teza apo studime historike, ishullin tënd simbolik të artit dhe Ben Blushi ka arritur ta krijojë këtë, ndoshta jo pas një pune 6 mujore, si shprehet vetë, por pas studimeve të shumta të shumë librave e hulumtimeve historike."

Andi Bejtja, Panorama

"Suksesi i librit të Blushit nuk është vetëm shndërrimi i tij nga një ngjarje mediatike, kulturore, në një debat publik. Ata që e thonë këtë ose nuk i njohin shoqëritë e komunikimit ku jetojmë, ose nuk duan ta pranojnë..."

Henri Çili, Panorama

"Ben Blushi shënon kthesën e parë në historinë e letërsisë shqiptare pas viteve '90 dhe e ngjit traditën më të mirë të kësaj letërsie në kuota të reja. Libri do të jetë ngjarje edhe në realitetin europian..."

Ilir Yzeiri, Shqip

Detajet e librit
UET Press
SKU000472
9789995639594
9789995639594

Të dhënat

Autori
Ben Blushi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Nomeja e largët, Faik Ballanca

Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Çadrat, Edmond Tupja

Këllëfi nuk më rri as i lirë, as i shtrënguar, madje më drithërohen telat falë të ngjeshurit pas njëri-tjetrit deri në atë pikë saqë, nganjëherë, më duket sikur ata uxjerrin edhe tinguj të një gjuhe që vetëm unë arrij ta kuptoj.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Lumenjtë e Saharasë, Ardian – Christian Kyçyku

Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ava, Brunilda Zllami

Njeriu para pasqyrës mbetet i vërtetë, pikërisht se pasqyrat nuk kanë gojë për të folur. Ato pak minuta që syri kap shëmbëlltyrën e vet, në mënyrë të pafajshme e të pambrojtur përballet me realitetin, që më vonë e sublimon në skutat e mendjes duke paraqitur imazhin e përpunuar, atë që është më pak i vrazhdë, që lëndon më pak.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Mediaprint

Banorët e mjegullës, Saimir Lleshi

Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Muzat e mia trupore, Arben Dedja

Tani, në këto tekste nganjëherë të gjata, fluviale, thelbi i rrëfimit, herë paturpësisht eksplicit, herë i mbuluar si thëngjill nën hi, përfshin tërësinë e këtyre funksioneve – shumë gjëra, siç do të mund ta konstatoni edhe vetë –: gërhitjen, gogësimën, gromësirën, gudulisjen, kollën, të kruarën, lemzën, shtriqjen
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Marmara Hanëm, Valdete Antoni

Marmara Hanëm mund të jetë një grua - ëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin. Jeta e saj në Stamboll nuk shënon shkëputjen nga Ama, fëmija e lindur dhe rritur në lagjen e vjetër të krishterë në kërthizë të Tiranës, nga vajza, nëna, gruaja e divorcuar, pra nga vetvetja, para mbërritjes në Stamboll, por...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Duke shpresuar për një ditë të mirë, Arion Hysenbegas

Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Hëna e Shqipërisë, Ben Blushi

Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje