- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...
Titulli: Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret
Origjinali: Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret
Gjinia: Histori
Autori: Blendi Fevziu
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 278
Pesha: 0.423 kg.
ISBN: 978-9928-190-09-3
Ahmet Zogu mbetet një ndër figurat më të debatuara të Shqipërisë dhe shqiptari mbi të cilin janë shkruar më shumë libra. Plot 21 të tillë, biografi e libra historiko – politik. Por asnjëherë nuk i ishte bërë një profil i jetës së tij. Gazetari Blendi Fevziu rrëfen për herë të parë me librin e tij të ri, "Ahmet Zogu, Presidenti që u bë mbret", pjesë të panjohura të jetës së Mbretit të shqiptarëve, si vishej, si shpenzonte, çfarë i pëlqente apo dobësitë e tij.
Për të parën herë në këtë libër, figura e Ahmet Zogut vjen te lexuesi shqiptar jo vetëm si nje President dhe Monark, por edhe si një njeri që perveç aktivitetit të tij politik, kishte edhe një jetë personale. Të dhëna mbi pasionet, dashurinë, dasmën mbrerërorë, fëmijërinë, shkollimin dhe shumë elementë të tjerë të papublikuar më parë.
Në kapitullin hapës, Blendi Fevziu, e fut lexuesin në botën e një dasme mbretërore, me gjithë detajet e saj interesante, edhe në kontekstin politik, siç është historia e këmishës së natës së Mbretëreshës, që kishte shërbyer si provë shtetërore për virgjërinë e Geraldinës, ashtu siç e përcaktonte ligji. Mjaft interesant është edhe sqarimi i Zogut për mbretëreshën mbi këtë detaj.
E pasurur me fotografi të kohës, për të evidentuar veprimtarinë dhe aktivitetin e Mbretit, pena e Fevziut është ndalur edhe në histori të tjera pikante, si ajo e marrëdhënies që mbreti kishte me kërcimtaren më të famshme të Foli Berzhe.
Pas romancës së Zogut dhe Geraldinës, që jetuan të pandarë bashkë për 23 vite, libri sjell momentet kyç të Zogut si politikan, që nga marrëdhëniet e tij me kundërshtarët si Noli, Konica, Hasan Prishtina e Bajram Curri, ikja dhe rikthimi në 1924 apo jeta e tij në Angli, Francë e Egjipt.
Ekskluzivitet në këtë libër janë edhe publikimi i raporteve që Ahmet Zogu zhvilloi ndër vite me ambasadorët britanikë dhe amerikane. Libri i cili i është dedikuar gjërave të "pamundura" të botës, është biografia e një tjetër personazhi, që sa e donin aq edhe e urrenin.
"...duam apo nuk duam ne, ai mbetet një karakter interesant dhe enigmatik, një përzierje pa kriter kontradiktash të ndryshme, gjysmë hero dhe gjysmë bufon, për të cilin do të interesohen si grumbulluesi i fakteve historike të çuditshme, ashtu edhe studiuesi i psikologjisë."
Faik Konica
"Zogu dinte të shpaloste një joshje fort të stërholluar dhe të përdorte një buzëqeshje të mrekullueshme. Toni i zërit të tij ishte i ngrohtë, të folurit e tij, i thjeshtë, i qartë. Nganjëherë të jepte përshtypjen se po të linte të depërtojë në intimitetin e vet, duke arritur të japë ndjenjën e një sinqeriteti të madh, që në njëfarë kuptimi nuk ishte mashtrues. Shkurt, një personalitet fort kompleks. Nga ndonjëherë, por mjaft rrallë, një gjest, një qëndrim, ju zbulonin fytyrën tjetër të tij. Në raste të rralla, "Jo" e tij dilte si një e shtënë. Burri atëherë transformohej: bëhej dyllë i verdhë, tiparet e tij tendoseshin, buzët i bëheshin më të holla, vështrimi i ngulët, i ftohtë, plot me një dritë të keqe."
Pietro Kuarone
"Zogu ka qenë një tip realist, për të cilin si ndjenja, ashtu edhe ana morale e çështjes s'ka patur kuptim. Shoqëria, miqësia dhe intimiteti kishin një farë vlere për të kur këto i shërbenin interesit të tij. Ai vrasjen e pranonte si një mjet jo të keq kur shtrëngohej ta përdorte atë kundër rivalëve të rrezikshëm që pengonin qëllimet e tij... Zogun ndjente kënaqësi të madhe kur lavdërohej e brohoritej prej veglave e dallkaukëve të tij, por nga ana tjetër, gjatë katër vjetëve bashkëpunimi asnjëherë s'kam dëgjuar nga goja e tij fjalë mburrjeje ose lavdërimi për veten..."
Sejfi Vllamasi
"Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij..."
Eqrem bej Vlora
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2578
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: UET Press
Referenca: 2580
Botuesi: Plejad
Botuesi: UET Press
Botuesi: UET Press
Botuesi: Dituria
Botuesi: Te tjere
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU001767
Botuesi: Te tjere
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000710
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: 2618
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000214
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU000642
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001118
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001519
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: 2588
Botuesi: UET Press
Referenca: 2666
Botuesi: UET Press
Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...
check_circle
check_circle