- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur.
Titulli: Shtatë motrat, Historia e Majës, libri i parë
Origjinali: The seven sister
Gjinia: Roman
Autori: Lucinda Riley
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 576
Pesha: 0.695 kg.
ISBN: 978-9928-217-91-2
E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur.
Ai baba bujar dhe karizmatik, që i ka birësuar nga të katër anët e botës dhe i ka vënë secilës emrin e një ylli, ishte njeri të cilit askush, as avokati dhe miku i tij për kokë, nuk ia dinte të kaluarën.
Pasi kthehen menjëherë në vilë, motrat zbulojnë testamentin e vetëm: një sferë armilare, në unazat e së cilës janë gdhendur disa koordinata misterioze, gjurmët e origjinës së tyre të vërtetë. Maja është e para që dëshiron t'i deshifrojë dhe ka guximin të niset në kërkim të prindërve të saj.
Një udhëtim që do ta çojë në zemrën pulsuese të Rio de Zhanejros, ku një tufë letrash të vjetra do ta bëjnë të përjetojë historinë emocionuese të stërgjyshes së saj Izabelë, nga e cila ka trashëguar bukurinë magjepsëse.
Me ndihmën e Florianos, shkrimtarit simpatik, Maja do të nxjerrë në dritë sekretin e një dashurie që pat lulëzuar në Parisin bohem të viteve '20, e lidhur fort me ndërtimin e statujës së Krishtit Shpëtimtar, që ngrihet madhështor mbi qytetin e Rios. Një histori që do ta tronditë nga rrënjët jetën e Majës.
Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes - i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash - Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.
"Qindra faqe, ngjyrosur me magji dhe romancë..."
Daily Mail
"Si askush tjetër, Lucinda Riley di t'i vërë në lëvizje fijet e subjekteve të saj me aftësi."
Independent on Sunday
"Irlandeze për nga origjina, Riley po shndërrohet në një histori e madhe suksesi."
RED
"Një histori e jashtëzakonshme dhe një rrëfim kompleks me personazhe magjepsëse."
Library Journal
Lucinda Riley lindi në Irelandë dhe pas karrierës së hershme si aktore filmash, teatri dhe televizioni, shkroi librin e saj të parë në moshën njëzetekatërvjeçare. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe kanë shënuar mbi trembëdhjetë milionë kopje të shitura në mbarë botën. Ajo është autore bestseller e Sunday Times dhe New York Times.
Tashmë Lucinda i është përkushtuar shkrimit të serisë Shtatë motrat, e cila rrëfen historinë e motrave të birësuara dhe bazohet në mënyrë alegorike në mitologjinë e yjësisë së famshme.
Katër librat e parë, Shtatë motrat. Historia e Majës, Motra e stuhisë, Vajza në hije dhe Vajza e perlave, kanë qenë në krye të klasifikimeve të librave më të shitur në të gjithë Europën. Të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra, janë blerë nga një kompani hollivudiane produksioni.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur.
check_circle
check_circle