- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Një pëllumb, çdo mëngjes, linte zogjtë në çerdhe dhe fluturonte për të kërkuar ushqimin. Një ditë, ca gjahtarë e diktuan pëllumbin në arën me grurë dhe e qëlluan. Pëllumbi i plagosur u fut në një shpellë. Befas dëgjoi një hungërimë drithëruese. Një luan qëndrontë mbi kokën e tij.
Titulli: 101 fabula dhe përralla (kopertinë e trashë)
Origjinali: 101 fabula dhe përralla
Gjinia: Përralla, fabula
Shqipëroi: Taulant Tafa, Eri Tafa
Shtëpia botuese: Vëllezërit Tafa
Viti: 2012
Fq. 140
Pesha: 0.981 kg
ISBN: 978-99956-96-09-2
Përgjigjia e Luanit
Na ishte njëherë një luan plak që shlodhej buzë liqenit. Kur ai mbylli sytë, një tufë harabelash mbi kokën e tij po e përçmonin.
-Shikoni se çfarë leshrash të shëmtuara ka, - thoshte një harabel.
-Shikoni ç'gjumash është, - thoshte një tjetër.
-Më duket si qorr dhe shurdh, - thoshte një tjetër.
-Po të ishte aq trim sa mbahet, do të na përgjigjej, - shtonte një tjetër.
Luani ngriti putrat. Zogjtë u trembën dhe u larguan.
-Përse ikët pa e dëgjuar përgjigjen? – tha luani.
Luani, dhelpra dhe gomari
Luanit nuk po i ecte më gjahu dhe thirri dhelprën ta ndihmonte. Dhelpra e dëgjoi më vëmendje dhe doli nga shpella. Në një lëndinë takoi një gomar dhe i tha se mbreti i pyllit po e priste në një takim mbretëror. Gomari nxitoi të shkonte në shpellën mbretërore. Kur gomari shkeli në shpellë, luani u hodh mbi të dhe e zuri nga gryka. Luani hëngri me nxitim për të shuar urinë dhe pas pak shkoi tek burimi për të pirë ujë. Dhelpra përfitoi nga ikja e luanit dhe sa hap e mbyll sytë i hëngri trutë gomarit.
-Ku janë trutë e gomarit? Nuk po i shoh, - tha luani kur u kthye nga burimi.
-Nëqoftëse gomari do të kishte tru, nuk do të vinte me këmbët e tij në shpellën tuaj, - i tha dhelpra.
Pëllumbi i plagosur
Një pëllumb, çdo mëngjes, linte zogjtë në çerdhe dhe fluturonte për të kërkuar ushqimin. Një ditë, ca gjahtarë e diktuan pëllumbin në arën me grurë dhe e qëlluan. Pëllumbi i plagosur u fut në një shpellë. Befas dëgjoi një hungërimë drithëruese. Një luan qëndronte mbi kokën e tij. Pëllumbi mendoi se i kishte ardhur fundi. Nga larg dëgjoheshin krismat e armëve të gjahtarëve, mbi kokë i qëndronte luani. Luanit i erdhi keq për zogun e plagosur dhe u largua. Kur u qetësua, pëllumbi mendoi me dhimbje se nganjëherë njerëzit janë më të egër se egërsirat dhe se egërsirat janë më zemërgjera se njerëzit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000326
Botuesi: Ideart
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: UEGEN
Botuesi: IDK
Botuesi: Pegi
Referenca: 2313
Botuesi: Redona
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Erik Botime
Botuesi: Pegi
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Pegi
Referenca: 2467
Botuesi: Extra
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000115
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU000209
Botuesi: Aeditions
Referenca: SKU000211
Botuesi: Aeditions
Një pëllumb, çdo mëngjes, linte zogjtë në çerdhe dhe fluturonte për të kërkuar ushqimin. Një ditë, ca gjahtarë e diktuan pëllumbin në arën me grurë dhe e qëlluan. Pëllumbi i plagosur u fut në një shpellë. Befas dëgjoi një hungërimë drithëruese. Një luan qëndrontë mbi kokën e tij.
check_circle
check_circle