Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ne udhen e shqiptarizmes, Vangjel Koca
  • Ne udhen e shqiptarizmes, Vangjel Koca

Ne udhen e shqiptarizmes, Vangjel Koca

2868
Plejad

Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në udhën e shqiptarizmës
Origjinali: Në udhën e shqiptarizmës
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Vangjel Koça
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 376
Pesha: 0.431 kg
ISBN: 978-99956-57-37-6

Fragmente nga libri

Po! E drejta e mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të drejte. Brenda në shoqëri s'mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një tërësi shoqërore harmonike s'ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me një detyrë.

Çdo pjesëtar i shoqërisë ka të drejtë të mendjes. Kjo do të thotë: çdo njeri është i lirë të ketë një mendje, duke e blerë këtë të drejtë me ndjenjën e përgjegjësisë së kësaj mendjeje. Kur mungon kjo ndjenjë, e drejta bie poshtë, siç bie edhe disku i peshores kur s'ka një peshë analoge në diskun tjetër. Për "Idenë e Madhe" mund të kenë mbetur akoma tokat shqiptare të Jugut...

Por shpejt Greqia do të kuptojë njëherë e mirë se dhe këto toka, bashkë me disa të tjera që ajo ka akoma padrejtësisht në dorë të saj, janë mall i pakontestueshëm dhe i paparashkrueshëm i banorëve më të vjetër e më trima të Gadishullit Ballkanik, me gjakun e të cilëve është formuar akoma edhe shteti i sotëm grek.

Përpjekjet shqiptare do t'i japin "utopisë" greke shuplakën e fundit dhe do ta detyrojnë popullin grek të gjejë udhën e tij të drejtë, atë udhë që do t'i takojë në Ballkanin e ri sipas mundësisë dhe zotësisë së tij.

Mbi autorin

Vangjel Koça alias Vangjo Nirvana lindi në Gjirokastër më 1900. Mbasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur "Zosimea" të Janinës, u diplomua për jurisprudencë në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas "Demokratia" të Gjirokastrës. Në këtë të fundit mbajti disa vjet radhazi rubrikën "Lëvizje mendore".

Si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës, drejtoi fletoren "Neo – shqiptarizma", gazetë vërtet jetëshkurtër, por me jehonë deri në ditët tona. Revista "Përpjekja shqiptare" ka në themel edhe mendimin sociofilozofik të Vangjel Koçës. Në shërbim të lëvizjes mendore shqiptare përktheu "Dialogjet" e Lukianit, "Manualin" e Epiktetit dhe "Bisedë për metodën e Dekartit". Mbetet një nga intelektualët më të shquar të viteve 1930. Vdiq aksidentalisht në gusht 1943.

Detajet e librit
Plejad
2868
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Politika, Aristoteli

Një vepër klasike e filozofisë politike që shqyrton strukturën dhe funksionet e qeverisjes së shtetit, marrëdhëniet midis qeverisë dhe qytetarëve, si dhe rolin e ligjit dhe drejtësisë në shoqëri. Aristoteli argumenton për organizimin e shteteve në mënyrë që të sigurojnë mirëqenien dhe stabilitetin për qytetarët e tyre. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi të bukurën dhe të madhërishmen, Immanuel Kant

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik...
495 Lekë 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tema të filozofisë të së drejtës, Raffaele De Giorgi

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000225

Botuesi: Te tjere

Arsyeja ndermjet mitit, iluminizmit e refleksionit kritik Zeneli

Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar