- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso
Titulli: Ankthi pa fund i lirisë - shënimet e interrnimit 1987-1990
Origjinali: Ankthi pa fund i lirisë - shënimet e interrnimit 1987-1990
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Todi Lubonja
Shtëpia botuese: Albin
Viti: 1994
Fq. 270
Pesha: 0.22 Kg.
Tashmë dihet se kam zbritur nga Burreli në "ishullin e vetmuar" ku më duhet të kaloj jetën e të internuarit për pesë vjet. I internuar do të thotë i imponuar brenda një territori të caktuar tepër të kufizuar. Me pak mundim, sipas kësaj formule, njeriu mund të imagjinojë një jetë në mos të kthyer kokë poshtë krejtësisht, të paktën të mënjanuar dhe vendosur në pozicion të pjerrët 75 gradë.
Ndoshta për inerci e ndoshta nga presioni i udhës, në një gjendje opresioni të pandërprerë që ushtronte internim në një jetë pa liri, monotone, tepër te varfëruar në përmbajtje, vazhdova të mbaj shënimet e mia të viteve 1987- 1990. Do të ndjej kënaqësi po të kem arritur t'u jap lexuesve sadopak një pamje të vazhdimit të dhunës post-burgore.
Vetëm pas kësaj dhe në dallim me të vjen atmosfera që ka njohur shumica e popullsisë si shfaqje të një fenomeni shoqëror në diktaturë. Pamja më opresive e ushtrimit të dhunës dhe terrorit mund të pohoj se ka qënë vrasja e shpresës. Secili që futet në ingranazhet e mekanizmit anti juridik të shtetit, tek ne, ishte i ndërgjegjshëm se dy ditë pas mbarimit të pesë vjeçarit të parë të dënimit do të vinte i dyti e më pas i treti, siç ka ndodhur me familjen time dhe ca më keq me disa familje të tjera.
Kjo dukej jetë pa rrugëdalje, pa shpresë. Por shpresa, është pjesë përbërëse e jetës së njeriut, sado e ashpër që të paraqitet ajo. Çdo ditë jetova me dhimbje por edhe me shpresë. Kthimin në Kryeqytet pas 17 vjetëve e jetova me habi. Ngjarjet e dhjetorit dhe ato që pasuan i jetova me emocione, herë me optimizëm dhe herë me skepticizëm. I hodha edhe ato në fletoret e mia të shënimeve pa katikule, me sinqeritet deri më 1992.
Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetësore anti njerëzore.
Todi Lubonja lindi në 13 shkurt të vitit 1923 dhe vdiq më 19 nëntor të vitit 2005, ishte një nga intelektualët opozitarë të diktaturës komuniste. Todi Lubonja si i ri mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Lubonja u bë një emër i njohur si drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar dhe në këtë post ai do të mbahet mend, si njeriu që solli një frymë liberale dhe profesionale edhe pse ishte anëtar i Komitetit Qendror.
Festivali i 11-të i Këngës në RTSH, ishte një rast për të vënë në shënjestër, një grup intelektualësh, ku padyshim ndër më kryesorët ishin Todi Lubonja e Fadil Paçrami. Lubonja shkarkohet. Por dënimi i tij dhe i Paçramit për veprimtari armiqësore si pjesëtarë të të ashtuquajturit "grup liberal", ndodhi në 1974, pas Plenium IV. Familja e Lubonjave internohet, ndërsa i biri i tij Fatos Lubonja bën gjithashtu burg politik si i ati. Lubonja doli prej andej vetëm me erën e ndryshimeve demokratike në Shqipëri.
Në këto 15 vjet Todi Lubonja ka lënë dëshminë e tij të sinqertë në disa libra që do të ndihmojë në një të ardhme për ta parë historinë me sytë e dëshmitarëve. Janë librat autobiografikë "Nën peshën e dhunës","Ankthi pa fund i lirisë" dhe "Pse hesht shtëpia e muzikës". Todi Lubonja vdiq në moshën 82-vjeçare në Tiranë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: 2574
Botuesi: Plejad
Referenca: SKU001635
Botuesi: Onufri
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU001901
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Faik Konica
Botuesi: UEGEN
Referenca: SKU001183
Botuesi: Onufri
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000866
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Botart
Referenca: 2259
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001620
Botuesi: Toena
Botuesi: Albas
Referenca: SKU000499
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000959
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU002032
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: 2667
Botuesi: UET Press
Referenca: 2934
Botuesi: Princi
Botuesi: Pegi
Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso
check_circle
check_circle