- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, - udhëtimi, udhëtimi për të eksperimentuar, për t’u rilidhur me njerëzit dhe panoramat përreth tij.
Titulli: Alef
Origjinali: Aleph
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Edlira Hoxholli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
f. 278
Pesha: 0.334 kg
ISBN: 978-99943-1-908-4
Objekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.
Pjesa më e madhe e romanit, apo e librit, përshkruan përvojat e autorit gjatë udhëtimit nëpërmjet hekurudhës transiberian me tren, me botuesin e tij dhe me një vajzë që ai takohet gjatë udhëtimit.
Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin "realitet i vështirë".
Bota, sipas Paolos, nuk ka qenë asnjëherë kaq e përçarë sa tani: luftëra fetare, gjenocide, mungesë respekti për planetin, krizë ekonomike, depresion, varfëri. Të gjithë kërkojnë rezultate të menjëhershme për të zgjidhur të paktën disa nga problemet e botës, ose të jetës së tyre private. Por gjërat duken gjithnjë e më të errëta sa më tepër që i afrohemi së ardhmes.
Po unë, ç'bëj kështu, duke u përpjekur të eci përpara në një traditë shpirtërore, rrënjët e së cilës i përkasin një të kaluare shumë të hershme, larg çdo sfide të çastit të tanishëm? - është pyetja që ai i drejton vetes teksa nis udhëtimin e tij.
Por, një tjetër personazh i rëndësishëm në këtë libër është Jao, përkthyesi, udhërrëfyesi, bashkudhëtari i tij, madje dhe mësuesi personal, ashtu si dëshiron ta quajë vetë Paolo. Me Jaon duket se kërkon t'u tregojë të gjithëve se zë një vend të privilegjuar në "mbretërinë e tij", dhe bisedat me të janë mjaft interesante: askush s'duhet t'i humbasë së lexuari ato.
Nje nga arsyet e shumta të këtij udhëtimi është pikërisht kthimi në të kaluarën, në atë që është nën tokë, në rrënjët e tij.
Një tjetër personazh, jo më pak i rëndësishëm, është Hilali, një violiniste e talentuar që do ta shoqërojë gjatë gjithë udhëtimit. Se çfarë vijon më tej, është një histori shumë personale, ku autori flet për marrëdhëniet me Hilalin dhe për mishërimin e mëparshëm. Hilali, nuk është emri i vërtetë i botës reale, por emri i ndryshuar nga vetë autori, thjeshtë për arsye privatësie. Lidhja midis autorit dhe Hilalit është më shumë se një emocion.
Për herë të parë ai përjeton Alefin, pikërisht në tren, teksa ishte në kërkim të syve të saj. Tashmë e kishte takuar gruan që duhej të takonte në këtë rimishërim. Iu deshën vetëm tri martesa, por tani nuk dëshironte ta linte për askënd në këtë botë. I dukej sikur njihej që prej shumë shekujsh dhe do të vazhdonin së bashku në shekujt që do të vinin.
Edhe pse ajo nuk dëshiron ta dëgjojë vazhdimin.
E çfarë është Alefi?
Alefi nuk mund të shpjegohet. Megjithatë, në Traditën magjike shfaqet në dy forma. E para, është ajo e një pike në Univers që përfshin gjithë të tjerat, të tashmet dhe të kaluarat, të mëdhatë dhe të voglat. Në përgjithësi e zbulojmë rastësisht, siç ndodhi në tren. Që të ndodhë kjo, njeriu (ose njerëzit) duhet të jetë në pikën fizike ku gjendet. Këtë e quajmë Alef i vogël.
Alefi gjithmonë shfaqet rastësisht. Je duke ecur në ndonjë rrugë, ose ulesh në ndonjë vend të caktuar, dhe papritur krejt Universi është aty. Gjëja e parë që ndien është një dëshirë e fortë për të qarë, jo nga trishtimi, as nga gëzimi, por nga emocioni. E di që je duke kuptuar diçka, ndonëse nuk mund ta shpjegosh, i shpjegon Hilalit.
Po tjetër, si mund të jetë Alefi? Kur dy njerëz mund të jetojnë gjithë jetën së bashku, të punojnë së bashku, ose edhe mund të takohen vetëm një herë dhe të ndahen përgjithmonë, sepse nuk e përshkuan pikën fizike që e bën të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar atë çka i bashkoi në këtë botë. Domethënë, largohen pa e kuptuar, tamam si ajo çka i afroi. Por, në qoftë se Zoti e dëshiron një gjë të tillë, ata që e kanë njohur një herë dashurinë do të takohen përsëri.
Paulo, gjithashtu flet në gjatësi rreth dashurisë dhe faljes, të kaluarës dhe të ardhmes, që sipas tij ekzistojnë vetëm në kujtesën tonë. Por momenti i tanishëm është përtej kohës: është përjetësia. Por koncepti është shpjeguar keq: nuk janë veprimet e tua në jetën e mëparshme ato që do të ndikojnë të tashmen. Janë veprimet e së tashmes ato që do të çlirojnë të kaluarën dhe, logjikisht, do të ndryshojnë të ardhmen.
Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, për të gjithë ato që nuk besojnë në rimishërim apo të teorive të përafërta, atëherë lexoni Alefin, do të jetë një variant i mirë për Ju.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Buzuku
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Pegi
Botuesi: Dituria
Botuesi: Aleph
Referenca: 2660
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Mediaprint
Botuesi: Ideart
Botuesi: Living
Botuesi: Bard
Botuesi: PA
Botuesi: Dituria
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Albas
Referenca: 2712
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Morava
Referenca: SKU001320
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001327
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001328
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001329
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001331
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001659
Botuesi: Toena
Referenca: 2894
Botuesi: Toena
Referenca: 2896
Botuesi: Toena
Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, - udhëtimi, udhëtimi për të eksperimentuar, për t’u rilidhur me njerëzit dhe panoramat përreth tij.
check_circle
check_circle