- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Asdreni (Aleks Stavre Drenova, 1872-1947) ishte poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit.
Titulli: Poezi të zgjedhura
Autori: Asdreni
Kategoria: Poezi
Botues: Dituria
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2025
Pesha: 0.21 kg
Faqe: 160
ISBN: 99927-31-89-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
1. Letërsia shqiptare. 2. Poezia. 3. Klasikët e letërsisë shqipe 4. Rilindja
Mbi librin
Asdreni (Aleks Stavre Drenova, 1872-1947) ishte poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit. Lindi në Drenovë të Korçës dhe studimet e mesme i nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim, mërgoi në Rumani (1885); u rikthye në atdhe disa herë (1889, 1914, 1937). Ndërsa punonte, për të siguruar jetesën, kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe më pas u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike, ku nuk i përfundoi studimet. Asdreni ishte veprimtar i shquar i kolonisë shqiptare të Rumanisë. Në periudhën 1922-1934, shërbeu si sekretar i Konsullatës Shqiptare në Bukuresht. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912, ku u vendos të shpallej Pavarësia e Shqipërisë. “Betimi mi flamur” e vjersha të tjera të muzikuara të tij me frymëzim atdhetar luajtën një rol të shënuar në forcimin e ndërgjegjes kombëtare në prag e pas shpalljes së Pavarësisë dhe në periudhën e konsolidimit të shtetit shqiptar. I shqetësuar gjithnjë për fatet e Atdheut, trajtoi në periodikë të kohës (“Albania”, “Drita”, “Shqipëria e re” etj.) probleme politike e shoqërore përmes një vargu artikujsh me orientim demokratik e frymë konstruktive. Idealist i përkushtuar, Asdreni e mbylli jetën në varfëri të plotë. Vdiq në Bukuresht më 11 dhjetor 1947. Eshtrat e Asdrenit u sollën në atdhe më 1972 dhe sot prehen në Drenovë.
Fillimet letrare të Asdrenit (1901) lidhen me revistën “Albania” të F. Konicës. Botoi tri vëllime poetike: "Reze dielli" (1904), "Ëndrra e lotë" (1912), "Psallme murgu" (1931). Më 1945 bëri gati përmbledhjen "Kambana e Krujës", që u botua pas vdekjes (1991). Duke pasur disa profile krijuese, Asdreni dëshmon evolucionin e letërsisë shqiptare në katër dekadat e para të shek. XX. Lirika e tij, kryesisht e temës atdhetare gjatë fazës së parë, plot retorizëm, emfazë e patos të lartë, krijuar nën ndikimin e qartë të N. Frashërit, pasurohet me komponentë të fuqishëm të problematikës sociale e politike në vitet ‘20, për t’iu bashkangjitur, në periudhën e fundit të krijimtarisë, shqetësimeve të përbashkëta ekzistenciale për të gjithë letërsinë europiane ndërmjet dy Luftërave. Urë lidhëse mes letërsisë së Rilindjes Kombëtare dhe letërsisë moderne shqipe, Asdreni zë një pozicion të veçantë në të. Për herë të parë në letërsinë shqipe, ai përuron lloje strofash e vargjesh me struktura ritmike të reja, vargun e lirë, organizimin e vëllimeve në cikle, ndikimin prej letërsisë bashkëkohore europiane, motive e forma të reagimit shpirtëror ndaj realitetit, të pahasura më parë. Asdreni reflektoi elemente të poetikave të parnasizmit, simbolizmit e ekspresionizmit. Për herë të parë në letërsinë shqipe, ideja kombëtare ia lë vendin idesë njerëzore. Merita të veçanta pati në kultivimin e lirikës së dashurisë e sidomos të lirikës së peizazhit, e palëvruar sa duhej para tij. Me përkushtimin e plotë ndaj poezisë, Asdreni i kushtoi vëmendje të posaçme përkryerjes formale të lirikave.
Veprat kryesore
• Rreze dielli (1904)
• Ëndrra e lotë (1912)
• Psallme murgu (1930)
Nga këto vëllime janë përzgjedhur për këtë botim poezi të motiveve të ndryshme:
• Lirika atdhetare dhe shoqërore
• Liria të natyrës
• Lirika të mendimit
• Motive mitologjike
• Lirika të dashurisë
• Vjersha të tjera
Asdreni (Aleks Stavre Drenova, 1872-1947) ishte poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit.
check_circle
check_circle