Zbuloni faqen e re të Librarisë ShtepiaeLibrit.com

Përshëndetje miq të Librarisë ShtepiaeLibrit.com
Faqja e re - ShtepiaeLibrit.com (foto)Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se faqja jonë tani mbështetet në një platformë të re dhe shumë më funksionale se ajo me të cilët ju kemi shërbyer këto pesë vitet e fundit. Ndonëse puna zhvillimore me platformën e re do të vazhdojë intensivisht edhe për disa ditë. Ndërkohë, ajo që mund t’ju sigurojmë është fakti se do të gjeni gjithnjë mbështetjen tonë për çdo problem apo vështirësi që mund të hasni me faqen e re.

Ndërsa ju ftojmë të na vizitoni sërish, njëherazi ju ftojmë të na mbështesni që ta përmirësojmë shërbimin dhe funksionimin e faqes sipas nevojave tuaja. Prandaj, do e vlerësonim shumë nëse na njoftoni me email për çdo problem apo pyetje që mund të keni mbi funksionimin e saj.

Rikuperoni fjalëkalimin e llogarisë tuaj

Rikuperimi i fjalekalimit tuaj (foto)

Nëse ju jeni klient ekzistues i faqes tonë (pra keni një llogari në faqen tonë), do t’ju duhet ta rikuperoni fjalëkalimin llogarisë tuaj edhe një herë. Kjo bëhet për arsye sigurie pasi transferimi i të dhënave tuaja personale te platforma e re nuk mund të bëhej duke ekspozuar fjalëkalimet ekzistuese. Procedura për rikuperimin e fjalëkalimit është si më poshtë:

  1. Vizitoni faqen për rikuperimin e fjalëkalimit.
  2. Shkruani fjalëkalimin tuaj, dhe më pas
  3. ndiqni udhëzimet që do t’ju vijnë me email.

Nëse për çfarë do lloj arsyeje hasni ndonjë problem apo vështirësi, ju lutëm mos nguroni të na kontaktoni direkt nëpërmjet email-it: admin@shtepiaelibrit.com

P.S. Ju lutem kontrolloni se mos mesazhi që do t’ju vijë shkon gabimisht në SPAM.

  • http://lal.al Bledi Hoxha

    Faqe e bukur dhe komode, megjithatë do ishte me mire nëse pagesat mund të bëheshin ne LEK.

    urime për faqen.

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Bledi,
      faleminderit per komentet, i vleresojme. Ne fakt, per sa i perket pagesave ato ofrohen edhe ne Leke, ashtu si edhe ne USD, Pound dhe EURO, thjesht nuk e keni vene re me kujdes mundesine e ndryshimit te monedhes ne krahun e djathte siper.