nga Admin

1 Prill, 2008

Këtë javë për vitrinën tonë kemi përzgjedhur disa tituj nga dy kategori kryesore: Romane dhe Filozofia, duke filluar me titullin e parë të znj. Brunilda Zllami e cila është një nga shkrimtaret më të suksesshme të dhjetë viteve të fundit të letërsisë shqipe. Romanet e saj që në fillimet e botimit kanë gjetur lexuesit e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikës, zgjedhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.

Rruga e trëndafilave, nga Brunilda Zllami (roman)
Rruga e trendafilave Brunilda Zllami“Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë.

Klienti, nga John Grisham (roman thriller)
Xhon Grisham vazhdon të na tundojë me çdo krijim të tij të ri. Romani i tij i fundit, “Klienti”, ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Ai na paraqet një hero të ndryshëm e tërheqës: një djalë të vogël njëmbëdhjetëvjeçar. Mark Suei është i paharrueshëm… Çdo gjë tingëllon kaq e vërtetë, që nga personazhet kryesore deri tek ata më dytësorë skalitur plot ngjyrime e në sfondin e një sistemi të korruptuar drejtësie.” The Milwaukee Journal

Historia pa mbarim, nga Michael Ende (roman per femije)
Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj përkthyer në shqip, do të ishte padyshim i mangët sikur të mos figuronte në të edhe Libri i librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: “Historia pa mbarim” e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Michael Ende. Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë, një gjinie të re letrare të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm.

Arti i të jetuarit, nga Artur Shopenhauer (filozofi)
Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund. Ata kanë nevojë të ngutshme për një nxitje nga jashtë, si ajo që mund të japin qënie të ngjashme me ta. Pa këtë, shpirti i tyre nuk e mban dot peshën e vet dhe bie në një letargji shtypëse. Duke qenë secili një pjesëz e vogël e idesë së bashkësisë njerëzore, kemi nevojë të ndihemi të realizuar përmes kontaktit me të tjerët, në mënyrë që të kemi një vetëdije të plotë.


  • pershendetje a mund te botoj nje liber tek ju nese po me jepni nje numer ose email kontakti qe te vij tju vizitoj… faleminderit
    !!

  • pershendetje a mund te me gjeni Richelle Mead- Akademia e Vampirave ose P.C Cast-shtepija e nates

  • Pershendetje.
    A muni me gjet librin “NEW MON” dhe “ECLIPSE” te autores STEPHIE MEYER me perkthim te ARTAN MIRAKUT

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >