nga Admin

25 Nëntor, 2009

Përshëndetje miq të librit,

duam t’ju prezantojmë shkurtimisht me “veprën e plotë në shqip me 20 vëllime” të shkrimtarit Ismail Kadare, të cilën do ta bëjmë të disponueshme së shpejti për t’u porositur direkt nëpërmjet faqes sonë.

Vepra e plotë në shqip e Ismail KadareKy korpus i veprës së plotë të Ismail Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit. Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u botua më 1980 në Prishtinë. E dyta, në Tiranë, më 1981, në dymbëdhjetë vëllime. Botimi francez në vitet 1994-2004, gjithashtu në dymbëdhjetë vëllime, ka qenë në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip.

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike, ky botim e jep veprën e Kadaresë në përmasën integrale të saj.

Si botim testamentor, nën kujdesin e vetë autorit, ky korpus do të jetë referencial për të gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës.

Si letërsi e krijuar, në pjesën më të madhe të saj, në një hapësirë dhe kohë problematike, ajo mban gjurmët dhe shenjat e tyre, të cilat nuk prekin as thelbin e as artin e saj.

Të gjitha veprat e kësaj përmbledhjeje janë pajisur me një aparat shoqërues dhe përcillen nga parathënie autorësh nga Shqipëria, Kosova dhe gjithë bota shqiptare, si edhe nga kritikë e analistë të huaj.

Vepra e plotë

Vepra e plote Ismail Kadare (Onufri)

Botues: Shtëpia botuese “Onufri”

  • jam mentor ajeti vi nga qyteti i prishtines jam 14 vjeqar jam adhurus i veprave te z.kadares me pelqejn shum veprat e tij boten e shkrimit e inspirova nga i madhi kadare kam udhetuar ne boten e poezis dhe tregimeve te kadares ne si popull shqiptar duhet te krenohemi me nje njeri te till qe e kemi si z.kadare une mentor ajeti ja u roj krijmtarin e re te tij e “penguara” qe me pelqeu tej mase vazhdo keshtu je 1ne te gjitha zemrave te nje shqiptari

  • jam nje lexuse e rregullt e ismail kadare zakonisht me pelqejn te gjitha romanet e tij e sidomos e penguara andaj kam nje apel per te gjith te lexojn se lexim esht gjeja me e qmuar per ata qe din ta vlersojn botene tyre hobi im esht lexim dhe gjat ketij pushim kam lexu 30 romane

  • jam nje adoleshent 17 vjec ,jam nje adhurues i librave te ismail kadares.Eshte nje shkrimtar shum i zoti dhe ka vepra nga me te ndryeshme

  • Jam nje adhuruse e librave sidomos te shkrimtarit Ismail Kadare. Eshte nje shkrimtar shume i zoti dhe ja vlen ti lexosh veprat e tij. I lexoj me shume endje.

  • Kur e degjova si lajm, m´u be qejfi shume. Dhe mendova: tani, edhe per ne lexuesit u be diçka e arritshme Vepra e Kadarese. Por, kur kalova ne nje librari dhe pyeta per çmimin, u befasova. Mendoj se Vepra e Tij e Plote eshte thjesht nje ide per te shitur dhe per te fituar me shume! Dhe jo nje botim per ta afruar lexuesin sa me shume me Vepren e te Madhit Kadare!

  • Une jam nje adoleshente nga qyteti i lacit,e cila dashuron boten e shkrimit.Gjithashtu jam nje admiruese e pakufijte e Ismail Kadarese.Botimi i plote i vepres se tij eshte nje sukses i vertete dhe nje perle e letersise shqiptare.Une nje 15 vjecare veriore i uroj “babase” se shkrimit urimet me te perzemerta dhe jetegjatesine e pavdekshme te tij,sepse eshte verete nje frymezim per mua.Shpresoj qe te gjithmone te mbetet unik.

  • Jam nje nga admiruesit e lexuesit te panumurt te Ismail Kadarese.Sigurisht qe botimi i plote i vepres se tij letrare perben nje sukses e nje pasurim te metejshem te artit e pblicistikes shqiptare sepse Kadareje eshte perfaqesuesi me autentik e me i denje i letrave shqiptare, eshte misherimi emblematik i i arit te fjales se shkruar ne gjuhen shqipe.Per muapersonalisht eshte gezim e kenaqesi e vecante qe do te kem se fundi ne “thesarin”tim vepren e plote te gjeniut te letrave shqiptare…I uroj suksese te metejshme ,shendet dhe krijimtari te pashtershme..

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >