nga Admin

31 Tetor, 2011

Përshëndetje miq të librit,

Së fundmi, shtëpia botuese UET Press ka nxjerrë në treg tre libra të rinj nga autorë të mirënjohur të letrave shqip.

Blendi Fevziu me biografinë: Enver Hoxha – e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën.

Sokol Balla me librin publicistik: Fjala e lirë, sfidë europiane – Mbi lirinë e shprehjes kur kërkojmë eurointegrimin.

Baton Haxhiu me intervistën: Shkëlzen Maliqi – Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera.

Për më tepër ju ftojmë ti lexoni më poshtë:

Enver Hoxha – e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën.Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t’i transformuar ngjarjet, për t’i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t’ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Lexoni më shumë te linku i plotë sipër…

—————————————————

Fjala e lire sfide europiane, Sokol Balla (foto)Fjala e lirë, sfidë europiane – Mbi lirinë e shprehjes kur kërkojmë eurointegrimin.Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë (një debat i vjetër sa vetë bota, qëkurse njerëzit vendosën të organizohen dhe të jetojnë në “polis”). Por që ka nevojë të rimendohet tani kur po hyjmë në dekadën e tretë të demokracisë së re shqiptare. Lexoni më shumë te linku i plotë sipër…

—————————————————

Shkelzen Maliqi - Shembja e Jugosllavise, Baton Haxhiu (foto)Shkëlzen Maliqi – Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera.Libri i Shkëlzen Maliqit, një dialog me Baton Haxhiun, është një mënyrë për ta parë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: një çështje shumë e ndërlikuar.Një rrëfim dhe refleksion i gjatë, i ushqyer ndërsjelltësisht nga rrëfyesi dhe pyetësi, i cili nga nuancat është i hollë tamam siç i takon një vepre intelektuale, një refleksion intelektual.Në fakt që në fillim të viteve 90′, kur nga bota kosovare ende në atë kohë nën shtypjen serbe, të përforcuar dhe bërë mizore nga Millosheviçi, u shfaqën në median shqiptare zëra nga Kosova. Shkëlzen Maliqi se ç’kishte një mënyrë tjetër të shkruari dhe të foluri, jashtë një patetizmi patriotik e natyrshëm lidhur me Kosovën, që kishte shpërthyer anembanë kufirit. Shkëlzen Maliqi shkruante me një gjuhë tjetër, me një mënyrë tjetër, e cila nuk ngjante me shabllonin patriotik apo folklorik të së folurës korrente për Kosovën. Lexoni më shumë te linku i plotë sipër…

—————————————————

  • Pershendetje te nderuar.A ka perfunduar apo esht ende ne proces perkthimi libri me titullin Ekonomiksi Nderkombetar.Teoria dhe Politika me autor Paul Krugman-
    Mauricio Obsfeld

    • Pershendetje, ne jemi thjesht librari dhe nuk merremi me perkthimin e librave, por nese e marrim kete si liber atehere sigurisht do ta publikojme edhe ne faqen tone. Ju faleminderit per mirekuptimin.

  • Ndjesë që më duhet të vazhdoj dhe t’ju lutem që, fjalën “dokumentat”, të keni mirësinë dhe durimin ta zëvendësoni me fjalën korrekte në shqipen e shkruar:”dokumentet”, në librin e Fevziut.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >