Të mësosh të jetosh: Libra psikologjikë, filozofikë dhe praktikë

Të mësosh të jetosh: Libra psikologjikë, filozofikë dhe praktikë

Përshëndetje miq të librit,

Kësaj here librat dhe autorët që kemi përzgjedhur janë të një karakteri disi më psikologjik dhe filozofik, por gjithësesi praktikë dhe konkret për jetën. Duke filluar që nga “Këshillat për jetën” e Shopenhauer-it deri te libri i autores shqiptare Adriana Anxhaku (Zeneli): “Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit”, secili përpiqet të sjellë një përqasje të goditur mbi fazat, këndvështrimet apo edhe gjendje të caktuara të fenomeneve të jetës tonë të përditshme.

Këndvështrimi, urtësia dhe prakticiteti i këtyre mjeshtrave të psikologjisë, filozofizë, sociologjisë dhe vetë artit, përcillet përmes faqeve të këtyre libravë, me qëllim që t’ju sjellë më tepër dritë jo vetëm mendjeve tuaja, por mbi të gjitha, t’ju ndihmoj të jetoni jetën!

Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer

Keshilla per jeten, Arthur Shopenhauer“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer. Në këtë vepër autori hyn në kontakt dhe bën të prekshme ato zona ku lexuesi i zakonshëm, por edhe natyra meditative gjen krahë për të zbuluar gjithçka të ndryrë brenda vetes, për të zbuluar më mirë atë dhe për ta vendosur veten në raport me botën dhe të tjerët. Pyetjet më ekzistenciale për qenien bëhen me një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe po kështu jepen edhe përgjigjet e autorit nga përvoja e vet dhe përvoja e njerëzimit. Ç’kuptim ka jeta për ty? Po nderi? Po paraja? Po të jesh i lumtur, a ka kuptim? Po të brengosesh, a ka vlerë? Po artet, ç’vlerë kanë? Po dituria? Këto dhe shumë të tjera janë pjesë e këtij libri të shkëlqyer që të shoqëron gjithë jetën.

 

Si të sillemi me gratë, Arthur Shopenhauer

Si te sillemi me grate, Arthur ShopenhauerMe gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave.

Cfarë mund të na mësojnë filozofët për sjelljen ndaj grave, kur atyre u takon të jenë mbrojtës të diturisë, ndonëse vetë kanë qenë të pafat në dashuri? Ç’na këshillojnë ata për t’u mbrojtur nga sjelljet bredhacake për të frenuar këtë synim të dëshirës sonë? Çfarë strategjie na këshillojnë për t’u hequr tekat seksit delikat kur dihet dashuria është si feja: nuk arrihet me forcë.

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si te sillemi me njerezit, Dale CarnegieSi të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.


Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të medha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton. Vetë titulli i librit është sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë,por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Për Skot Pek-un, por dhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të tjerëve.

Arti i të pleqëruarit, Ciceroni

Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes.

Pleqëria i dobëson forcat e trupit, por nuk dobëson jetën shpirtërore. Fakti që pleqëria i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes, nuk duhet ta dëshpërojë njeriun, por ta qetësojë, sepse vdekja është një kthim në zanafillë. Sipas Ciceronit, e fshehta e artit të pleqëruarit është mbajtja gjallë e interesave, bërja e një jetë të rregullt dhe të përkorë.

Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit, Adriana Anxhaku (Zeneli)

Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese. Mendoj se njohja e saj do të ndihmonte edhe studiuesit shqiptarë në zbërthimin e kuptimit të mjaft dukurive edhe të shoqërisë tonë, … sidomos atyre negative për artin e kulturën që janë kthyer shpesh vetëm në mall.

  • lenna

    jeni me te miret ju qe kujtoheni te shkruani edhe per tema te tilla,vertet kemi nevoj,ju pershendes vazhdoni keshtu

  • Anila

    Ju adhuroj qe dhe ju po me kaq shume shpirt e adhuroni letersine, ajo per mua eshte vertet gjithcka.. Te meson sinqerisht ne cdo fushe patjeter gjithcka qe te duhet per te nesermen…

  • matilda

    Përshëndetje dhe urime!
    Natyrisht që libri është thesar i çmuar për çdo njeri, është ushqim për shpirtin. Ne kur ishim në shkollë fillore na jepnin dhe fletë-lavdërimi si “Miku i vogël i librit”. Kush lexonte sa më shumë libra dhe i komentonte me shokët, merrte dhe një sadisfaksion shpirtëror. Por në shoqërinë e sotme moderne, nuk ka vlerë gjendja shpirtërore apo më mirë “shëndeti” i shpirtit. Sot gjithkush rend pas parasë.Gjithçka është shndërruar në mall. Gjithçka shitet e blihet. Edhe njeriu vetë.

  • eni shehu

    pershendetje…..me liber mund te mesosh ta shohesh boten ne nje kendveshtrim tjeter, me te thelle. me liber meson se cdo gje e ka nje vend te lire per nje koment te fundit. libri eshte kulture, pasuri, dije e vlere. dashurojeni librin, adhurojeni, shijojeni.

  • flutura

    pershendetje, me pelqejne librat ne pergjithesi, por ndjehem rehat me librat psikologjik. Faleminderit, paci fat.

  • mira

    jeni te mrekullueshem qdo her gezohem kur shoh mesazhin nga ju nga se e hapni nje dritare te dituris ne mua andaj vazhdoni njeherit ju uroj vitin e ri 2011 dhe ju uroj shendet e suksese te vazhdueshme ne punen tuaj njeherit ju falenderoj gezuar vitin e ri 2011 .

  • yllka

    a mundeni me postue diqka nga libri psikologjike sigmon frojdi psikologjia e suksesit

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Yllka, faleminderit per interesimin por fatkeqesisht ne disponojme vetem librin fizik (pra jo ate elektronik).

  • hilda

    Të nderuar miq të librit!

    Duke ju falënderuar për faqen shumë të vlefshme, ju sugjeroj që titulli i faqes duhet:

    “Të mësosh të jetosh:Libra psikologjikë, filozofikë dhe praktikë”; pra, bëhet fjalë për numrin shumës!

    Ju faleminderit!

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Hilda,

      verejtje plotesisht me vend. Ju faleminderit :)

  • hilda

    Ju faleminderit ju, gjithashtu…dhe nëse do t’ju duhet diçka e kësaj natyre, ju lutem mos ngurroni të më “shqetësoni”, është kënaqësi për mua.

  • http://www.shtepiaelibrit.com Ardian Smajli

    S’pari ju përshëndes shum, gjithashtu i pershendes shum edhe pronaret e kti Webi. Më t’vertet bëni një pun shum shum të mir. Atëher po kaloj në tem, n’fakt un kam nevoj për n’dimen e juve këtu, n’doshta nuk më lejohet që këtu të bëj kët pytje ama më duhet kuptimi i kësaj fjale ”MEDIOKRITET” n’doshta për qdo njëri ësht shum e let kjo fjali për tu kuptuar, ama un spe kuptoj, n’doshta arsyeja pse jam larg vendit tim, nuk e kuptoj kët fjali. Prandaj nga ju kërkoj t’ma sqaroj dikush kët fjali thjesht, gjersisht dhe kuptushem.

    Ju lutem më dergoni kuptimin e kesaj fjalije në kët imell dj_ylli_1@hotmail.com. Ju faleminderit

  • Bledi

    Kam nje pyetje… E di njeri a eshte i perkthyer ne gjuhen Shqipe libri “The Noticer” nga autori Andy Andrews?

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Per momentin nuk kemi asnje informacion…

  • Bledi

    Faleminderit Elvis! Shpresoj qe dikush ta perktheje sepse eshte liber shume interesant :D

  • http://044959577 amrush

    me pelqen kjo tem

  • pakize

    libri-celesi i diturise..

  • http://www.sinqeriteti.com selvete azemi

    pershenddetje…ju deshiroj pune te mbare motra dhe vellezer..ketu ne …une i bashkohem pararedsve…dhe kemi nevoj te madhe me lexua shqip ne ..ketu me na mundesua libra elektronike.
    paqi fat.

  • Avdyl

    Pershendetje Libri osht ushqim I shpirtit

  • flavio

    Shume bukur, por kesaj liste do duhej ti shtoheshte trilogjia e dale carnegie psikologjia e suksesit 1,2,3

    • elvisi

      Jemi shume dakord. Linku direkt mund te gjendet ketu: Dale Carnegie