Tags Posts tagged with "Për librat e rinj"

Për librat e rinj

pushtimi-ilir-ikonomiGazetari dhe shkrimtari Ilir Ikonomi, autor i librave “Faik Konica – Jeta në Uashington“, si edhe “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” ishte i ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” ku ka folur për librin e tij më të fundit “Pushtimi”, por edhe për projekte të tjera.

Pandi Gjata: Kohët e fundit keni lëvizur shpesh nga Amerika në Shqipëri, si po ju duket? Ilir Ikonomi: Është e mrekullueshme. Tani kam rastin, meqenëse shkruaj libra, të vij këtu për 2 qëllime. E para për të bërë kërkime për librat që shkruaj. Unë kam dëshirë që kur vij në Shqipëri t’i shoh vetë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet, pasi më krijon emocione dhe më shtyn të shkruaj. Arsyeja e dytë, unë i paraqes librat e mi mes shokësh e kolegësh. Nesër kam promovimin e një libri të ri, “Pushtimi”.

Pandi Gjata: Si është jeta mes gazetarit, botës së historisë, autorit të librave?
Ilir Ikonomi: Është diçka që gazetarët duhet ta praktikojnë më shumë. Unë nuk shikoj barriera reale mes gazetarit dhe historianit, atë që bënë historiani mund ta bëjë edhe gazetari, por nga një këndvështrim tjetër. Besoj se lexuesit kanë ngelur të kënaqur nga ato që unë shkruaj.

Pandi Gjata: Dy librat e parë janë “Faik Konica – Jeta ne Uashington”, si edhe “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. Çfarë sjell “Pushtimi”?

Ilir Ikonomi promovimiIlir Ikonomi: Libri “Pushtimi” sjell këndvështrimin e një amerikani për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 Prill 1939. Ne kemi parë këndvështrime të ndryshme për pushtimin e Shqipërisë, dokumentarë, shkrime nga Italinë dhe shkrimtarët tanë, por është hera e parë që e sjellim këndvështrimin e një amerikani, i cili ishte shefi i misionit diplomatik në Tiranë ishte këtu kur ndodhi pushtimi. Ai i ka përshkruar këtë në 2 raporte të gjata për DASH. Unë i kam gjetur këto dokumente në arkivin amerikan në vitin 2010. Këtë vit është 75 vjetori i pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe unë mendova që ishte viti i përshtatshëm për të nxjerr në dritë këto fakte.

Pandi Gjata: A ka shumë dokumente të panjohura për Shqipërinë në arkivat amerikanë. Ju vet çfarë keni prekur, cilat janë ato që ke ndërmend të sjellësh për lexuesit? Ilir Ikonomi promovimi 2
Ilir Ikonomi: Unë them se ka shumë. Jam një grumbullues i dokumenteve të rralla të arkivave dhe kam shumë gjëra të veçanta, nuk e di si do të përfundojnë, pasi procesi i të shkruarit nuk është aq i thjesht, të marrësh një dokument dhe ta botosh, por duhet vënë në një kontekst të caktuar. Me siguri që këto dokumente do të dalin në dritë.

Pandi Gjata: Me sa duket një udhëtim që do të vazhdojë i përbashkët mes gazetarisë dhe të qenit autor dhe historian, apo jo?
Ilir Ikonomi: Unë them se po. Kam plane për të shkruar në të ardhmen, tani jam duke u marr me një libër tjetër, i cili ka të bëjë me periudhën e luftës së parë botërore, ku trajtohen disa personazhe siç është Esad Pashë Toptani edhe projekte të tjera.   Libra nga ky autor: Faik Konica – jeta ne Uashington Pavarësia

Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes, Roberto CiaiMe këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë, disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje.

Por ky roman di të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konflikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh….

Lexuesi do të njihet me shumë fakte që demaskojnë qarqet shoviniste greke të përbëra nga politikanë e klerikë, të cilët vazhdojnë provokimet ndaj Shqipërisë dhe thonë se problemi çam për ta nuk ekziston. Autori i propozon lexuesit që pavarësisht nga përkatësia etnike, të njohë të vërtetën për Epirin e kolonizuar nga Greqia.

Mbi librin

Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz KucukuNë librin “Epiri dhe Thesprotia në shekuj“, autori pasqyron të vërtetën historike, tragjike dhe heroike të Shqipërisë së Poshtme, të quajtur Epir dhe të Thesprotisë, Çamërisë me kryeqendër Janinën. Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë.

Ky ka qenë kufiri tokësor dhe detar me Greqinë deri më 1913, kur monarkia greke me ushtri të madhe e të armatosur rëndë e me ndihmat e jashtme, në luftë të përgjakshme me shqiptarët, arriti të pushtonte Epirin duke kryer krime të tmerrshme ndaj popullsisë dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore bëri pastrimin e plotë etniko – fetar të Çamërisë me gjenocid shumë të përgjakshëm.

Për të justifikuar kolonizimin e Epirit u sajua pretendimi absurd i Vorio Epirit që ende vazhdon të propagandohet. Po ç’thonë shqiptarët ortodoksë të Çamërisë? Lexuesi do të njihet me shumë fakte që demaskojnë qarqet shoviniste greke të përbëra nga politikanë e klerikë, të cilët vazhdojnë provokimet ndaj Shqipërisë dhe thonë se problemi çam për ta nuk ekziston. Autori i propozon lexuesit që pavarësisht nga përkatësia etnike, të njohë të vërtetën për Epirin e kolonizuar nga Greqia.

“Pasion i pjesëtuar” – Një grua që përgjërohet për dashuri, është romani më i ri nga autorja Mirela Sula që u vjen lexuesve për “14 shkurtin – ditën e të dashuruarve”

Parathënie

Rikthim pas dhjetë vitesh

Mirela Sula Pasion i pjesetuarDhjetë vjet më parë, kur u shkrua ky libër, ende nuk isha e sigurt nëse do ta botoja. Proza ishte një sfidë që do të më vinte në provë pas disa librash me poezi dhe, për më tepër, ky ishte një eksperiment që sillte një stil të palëvruar në letërsinë shqipe. Një rrëfim në vetën e dytë, ku luajnë vetëm dy personazhe, pa emër, pa fytyrë, pa përshkrime. Një rrëfim që i jep rëndësi ndërveprimit psiko-emocional dhe jo thjesht fabulës. Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë. Nuk e di se përse zgjodha këtë temë dhe jo një tjetër, përse këtë stil, këtë mënyrë të shprehuri apo pse u drejtohem shoqeve. Ndoshta ngaqë në atë kohë kam qenë tepër e lidhur me poezinë, dhe nuk e anashkaloja dot, as kur bëhej fjalë për një roman. Ndoshta ngaqë historitë që dëgjoja shpesh të rrëfyera nga gratë kishin pak a shumë të njëjtën melodi: “i njëjti tekst kënge”. Ka ndodhur, në fakt, që pas botimit të librit kam marrë shumë letra, e-maile, telefonata, dhe aspak për t’u befasuar, por kanë qenë të gjitha nga gratë. Ka pasur nga ato që kanë menduar se kam shkruar historinë e tyre, madje në disa raste kanë insistuar se këtu është vetë dashuria e tyre (si ka mundësi që unë e dija). Dhe ndoshta kjo është arsyeja se përse vendosa ta ribotoj pas kaq vitesh, sepse ende edhe sot mendoj se historia ka mbetur e njëjtë. Hipoteza se modelet e marrëdhënieve të dashurisë në realitetin tonë vazhdojnë të na ofrojnë të njëjtën frymë, mbetet e pandryshuar: gruaja duhet të vuajë që të fitojë dashurinë e burrit, ndërsa burri duhet t’i ndrydhë fort ndjenjat e tij që të mos e japë veten para gruas. Sigurisht, po ta kisha shkruar sot, shumë gjëra mund t’i kisha parë dhe thënë ndryshe. Sidoqoftë, mesazhi mbetet po ai, dhe pyetja ime edhe tani pas kaq vitesh do të ishte e njëjtë: pse njerëzit përpiqen kaq shumë që ta zvarrisin një marrëdhënie që nuk funksionon, kur nuk ka më asnjë shenjë dashurie? A nuk është më mirë ta lëmë të shkojë atë çfarë nuk është e jona dhe të gjejmë personin duhur, ose të përpiqemi të jetojmë një jetë më të mirë? Pas së gjithash, jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar atë në mënyrë mjerane, siç përshkruhet përmes personazhit “grua” në këtë libër. Shumë veta gënjehen pas iluzionit se marrëdhënia do të përmirësohet më vonë, ose ndoshta nuk besojnë se përtej saj mund të gjejnë diçka më të mirë, atë, të vërtetën. Ka nga ata që pas përvojave të tilla nuk besojnë më se dashuria ekziston në realitet. Dhe kjo është një arsye se përse vjen sërish ky libër. Për gratë që më kanë shkruar e telefonuar se këtu është historia e tyre, për shoqet që më kanë besuar rrëfime personale, por që kanë humbur besimin te dashuria e vërtetë, për të gjithë ata që janë zhgënjyer dhe friken ta provojnë përsëri, gjeta shumë arsye për ta ribotuar këtë libër, për të treguar se ne mësojmë nga marrëdhëniet tona, mësojmë prej shembujve që shohim rreth e rrotull nesh, nga modelet e prindërve, gjyshërve, miqve por, mbi të gjitha, mësojmë nga përvojat tona të kaluara të dashurive të humbura. Ato na japin një njohuri për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe na rrisin aftësinë për të besuar se dashuria ekziston. Por shumë vetë nuk arrijnë ta takojnë atë, sepse i ikin me frikën se nuk u takon. Për ta dashuria është përsosmëri. E nëse kërkojmë të përsosemi, do të thotë se ne po rendim drejt një iluzioni, në fakt, pasi askush nuk mund të jetë i tillë. Edhe pse gjithnjë jemi të prirë ta ushqejmë iluzionin e dashurisë së përsosur, shumë prej nesh besojmë se ajo i përgjigjet asaj që ne meritojmë. Pretendimi se dikush ekziston vetëm për ne është një iluzion egocentrik (që e ka zanafillën qysh në fëmijëri). Kur jemi duke përjetuar procesin e të rënit në dashuri, ne ushqehemi me iluzionin se kjo dëshirë e zjarrtë do të zgjasë përgjithmonë. Këtë iluzion në kulturën tonë e përfaqëson miti për dashurinë romantike, i cili i ka rrënjët në përrallat ku princi dhe princesha jetojnë të lumtur deri në fund të jetës. Ky mit na tregon se për secilin djalë në botë ekziston një vajzë e krijuar posaçërisht për të, dhe për secilin burrë ekziston një grua e vërtetë. Në këtë roman ky mit është thyer.

Çdo ‘Unë’ ka nevojë për një ‘Ai’, në mënyrë që të ndihet i realizuar”, thotë Martin Buber. Kjo është një e vërtetë që u jep përgjigje të gjitha pyetjeve që mund t’ju lindin teksa lexoni këtë libër.

Autorja

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara, që nga Portia de Rossi deri te Liz Smith. Pavarësisht nga mosha që ke, kjo është një listë sipas së cilës duhet të jetosh.

Me këshillat, mençurinë dhe çiltërsinë e një grupi femrash të shquara dhe të dashura, libri “Tridhjetë gjëra që duhet t’i ketë dhe duhet t’i dijë çdo grua kur bëhet 30″ është një udhërrëfyes thelbësor (dhe dhuratë e përkryer) për gratë në prag të të tridhjetave ose të çdo moshe.

Në fillim listën e hartoi gazetarja e Glamour – it, Pamela Redmond Satran, e më pas gjeti një jetë të dytë kur gratë filluan t’ia dërgojnë njëra – tjetrës nëpërmjet internetit. U shndërrua në një sensacion virusal, i cili gabimisht iu atribua shumë personave, që nga Maya Angelou deri te Hilari Klinton, por në të vërtetë ka vetëm një listë origjinale dhe ajo i ka qëndruar provës së kohës.

Kjo Listë e paparashikuar dhe e thellë përcakton gjërat absolute që duhet të ketë një grua (si për shembull: një komplet kaçavidash, një turjelë me bateri dhe një palë reçipeta me dantella të zeza), si dhe gjërat që duhet të dijë (si për shembull: si të bjerë në dashuri pa e humbur vetveten), që të arrijë lumturinë e pjekur. Në këtë vëllim, Lista është zgjeruar dhe pasuruar me ese të disa prej grave më të mençura dhe më të mrekullueshme të botës.

Disa nga mësimet që do të gjeni në këtë libër:

“Të bëja paqe me të shkuarën time ka qenë hapi i parë, të qenët mirënjohëse për të ishte hapi i dytë.” – Lisa Ling

“Aftësia për të pranuar dhe për t’iu përshtatur me mirënjohje përdredhave dhe kthesave të jetës është një nga aftësitë më të mëdha që do të mësosh. A duhet t’i planifikosh gjërat që do? Absolutisht po. Por nëse nuk je pikërisht aty ku do të doje të ishe, pikërisht kur di të dije të ishe, mos e mundo veten.” – Katie Couric

“Kam qenë në ankth se do të bëhesha tridhjetë vjeç… Por kam lajme të mira nga ana tjetër. Fytyra nuk do t’ju fishket.” – Angie Harmon

Mbi autoren

Pamela Redmond Satran është autore e romanit të ri “The Possibility of You” dhe e librit më të fundit humoristik “Rabid”, si edhe krijuese e sitit nameberry.com. Ajo vazhdon të mbajë rubrikën mujore të revistës “Glamour”, Lista Glamour me bashkautorin Kim Bonnell.

Loading