Tags Posts tagged with "Letersia per femije"

Letersia per femije

Në një artikull të kohëve të fundit në Huffington Post listohen të mirat që fëmijët përfitojnë nga zakoni i leximit të librave të llojeve të ndryshme

Shumëllojshmëria

Femijet duhet te lexojne gjithcka (2)Fëmijët kanë tendencë të jenë krijesa të zakonit! Siç adhurojnë të shohin shumë herë të njëjtin film, ashtu priren edhe të lexojnë të njëjtin autor që duan më shumë. Por çfarë mund të mësohet nëse lexojnë vetëm libra të të njëjtit zhanër? Mos ndoshta më e rëndësishme është vetëm që ata të duan leximin, pasi dihet që kjo gjë u lejon atyre që të “ndërtojnë” imagjinatën, të zhvillojnë mendimin kritik dhe të rrisin aftësitë e tyre të leximit, si dhe përfitime të tjera të shumta? Ndërkohë që dashuria për leximin duhet të kultivohet pa asnjë dyshim, nëse një fëmijë lexon gjithmonë të njëjtin autor ose të njëjtin lloj zhanri ai nuk do të mund të marrë dot të njëjtat përfitime nga ai fëmijë që lexon lloje të ndryshme librash. Kështu që është shumë e rëndësishme që t’i bindni të vegjlit tuaj lexues që të lexojnë libra të ndryshëm për të marrë shumë avantazhe edhe në të ardhmen. Më poshtë do të njiheni me të mirat që u vijnë fëmijëve tuaj nga leximi i librave të shumëllojshëm.

Një varietet i madh librash rrit botën e fëmijës

Femijet duhet te lexojne gjithcka (1)

Nëse fëmijët do të lexojnë një gamë të gjerë librash, ata do të mund të “takojnë” personazhe dhe stile jete të ndryshme. Për shembull nëse librat e tyre të preferuar janë të llojit fantazi, ata do t’i ndihmojnë që të zhvillojnë edhe më shumë fantazinë, ndërkohë tekstet që tregojnë për udhëtime përreth botës mund të rrisin dëshirën për të udhëtuar dhe për të njohur kultura të tjera. Kjo mund t’u shërbejë fëmijëve që të zhvillojnë një perspektivë më të gjerë për botën rreth tyre.

Me lloje të ndryshme, lista e librave për t’u lexuar nuk do të ketë kurrë fund

Leximi i një varieteje të madhe librash mund t’i ndihmojë fëmijët që të rrisin dashurinë e tyre për leximin po ashtu edhe motivimin për të lexuar gjithnjë e më shumë.

Librat favorizojnë zhvillimin e shkathtësisë

Shumë libra për fëmijë, të tillë si ata që u mësojnë alfabetin, shpjegojnë se shkronjat kur bashkohen formojnë fjalë! Po kështu është edhe çështja e leximit! Poezia me rimat e saj do të kontribuojë në rritjen e pasurisë fonetike të fëmijëve, pra në aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të identifikuar dhe për të ripërdorur tingujt individualë në fjalët e folura. Ndër të tjera, nëse fëmijët do të pasionohen me tekstet e llojeve të ndryshme, mund t’ua transmetojnë këtë dashuri dhe këtë mësim edhe brezave të ardhshëm.

Libra për të përmirësuar gjuhën apo të folurin 

Pra deri tani folëm mjaftueshëm për të mirat që fëmijët mund të gëzojnë nga leximi i librave për sa i takon pasurimit të fjalorit të tyre. Por leximi i një shumëllojshmërie librash sigurisht do t’u shërbejë atyre edhe në zgjerimin e këtij fjalori dhe në njohjen e strukturave të reja sintaksore. Libri do të kontribuojë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale të fëmijës.

Cila është mosha kur fëmijët duhet të “prezantohen” me leximin?

Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton që ata të jenë të mbushur me figura. Ndërsa përrallat e ilustruara me figura këshillohen në moshën 1-vjeçare. Më pas, me kalimin e viteve shtoni edhe sasinë dhe cilësinë e librave për fëmijët tuaj!

Lexojini fëmijës suaj

Të qëndruarit me fëmijën dhe leximi me të është një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar një dashuri afatgjatë për të lexuarin. Kur fëmija juaj sheh vëmendjen tuaj ndaj leximit, ai ndërton aftësi kritike për të lexuar. Përmes këtij veprimi të thjeshtë, fëmija juaj mëson sesi funksionojnë librat (që ne lexojmë nga e majta në të djathtë, se librat kanë anën e përparme dhe të pasme, fillim dhe fund). Po ashtu ju e ekspozoni atë ndaj një fjalori të gjerë që ai e dëgjon në jetën e përditshme (ju nuk mund të mësoni sesi të lexoni nëse nuk e dini kuptimin e fjalëve). Së fundmi, ju e ndihmoni atë të zhvillojë një të kuptuar të mënyrës sesi funksionojnë historitë, veçanërisht nëse ju e angazhoni atë në diskutime të përshtatshme për moshën mbi atë që jeni duke lexuar. Të gjitha këto aftësi i shërbejnë atij kur truri të jetë gati të mësojë të lexojë.

Dje, Dita Ndërkombëtare e Letërsisë për Fëmijë/ Gaqo Bushaka, babai i “Çufos” në një rrëfim për personazhin më të dashur të letërsisë shqipe për fëmijë. Që prej botimit të tij të parë në 1970-n e deri më sot libri me 5 vëllime i Çufos ka shkuar në 300 mijë kopje

Gaqo BushakaKur Gaqo Bushaka krijoi “Çufon” nuk mund ta mendonte se historitë e derrkucit që po hidhte në letër do të ktheheshin në historitë që do t’i mësonte përmendësh çdo fëmijë këto 40 vitet e fundit në Shqipëri. Në kohën kur “Çufoja” doli në treg, në fillim të vitit 1970, letërsia për fëmijë po kalonte një kohë krize, dhe dalja e një personazhi që do të bëhej kaq shpejt shumë popullor do ta kthente sërish vëmendjen  e kritikës nga kjo letërsi. Bashkë me “Çufon” e Bushakës, lindën personazhe të tjerë të dashur për fëmijët, nga një kastë e rrallë shkrimtarësh si Dionis Bubani, autor i Çapaçulit, Odise Grillo, Bedri Dedja… të cilët i dhanë jetë kësaj gjinie letrare edhe pse nën kushtet e një censure. Personazhet e krijuara prej tyre, ishin e vetmja dritare për fëmijët e atyre viteve, përmes së cilës imagjinata e tyre mund të fluturonte larg. Çufoja ishte ai që i merrte për dore në çdo faqe libri, duke i ftuar në një botë aventurash, ku jeta jetohej si të vinte. “Çufoja është një libër që më ka kushtuar 20-23 vjet të jetës sime. Jam përpjekur të bëjë një libër që të pëlqehet nga fëmijët, që duke e lexuar atë të gëzohen dhe jo të mërziten. Por, në të njëjtën kohë të japë edhe ide. Për mua një libër për fëmijë nuk do të kishte vlerë, nëse ai nuk do të përcillte disa ide që do ta ndihmonin fëmijën, botën e tij”, thotë Bushaka, tashmë për “Shqip” 40 vjet më vonë. “Në këtë libër jam përpjekur që humori të mos jetë thjesht humor, por të jetë në funksion të një problemi jetësor. Në funksion të idesë që pavarësisht se ne qeshim, e mira duhet të fitojë gjithnjë”, thotë Bushaka. Me një karrierë të gjatë në fushën e letrave, ajo çfarë e bën të veçantë letërsinë e Bushakës, përveç imagjinatës, është dhe kujdesi që ai ka për gjuhën. Për të çdo libër është një leksion i madh gjuhe. Pavarësisht mjeteve të shumta të informacionit që kanë hyrë në kohën që jetojmë, libri do të mbetet gjithnjë parësor, pasi në asnjë vend nuk mund të marrësh kënaqësinë që të jep libri. “Libri është një mënyrë e mirë për të mësuar gjuhën shqipe. Nëse fillon e gjymtohet gjuha e një kombi, gjymtohet një gjë e rëndësishme e identitetit që nuk mund të zëvendësohet me gjë tjetër”, thotë ai. Por ndërsa rikthehemi te Çufoja, Bushaka thotë se zgjedhja e një derrkuci dhe jo e një kafshe tjetër si personazh për këtë libër nuk ishte e qëllimshme. “Në atë kohë u tha se ariu ishte në modë. Unë e hoqa ariun dhe vendosa një derrkuc, duke thënë se nuk ka rëndësi se cilën kafshë do të merrja e do ta vendosja si personazh në libër, por ideja që do të përcillja. Emri Çufo, doli si imitim i sirenës së trenit e cila ia bënte çuf-çuf”, kujton Bushaka. Që momentin që libri doli në treg e deri sot kur po arrin të 70-t, Çufoja është një personazh që identifikohet me të. Të gjithë e njohin Çufon, e nëse personazhe të tjerë pas viteve ‘90 patën fatin të humbin për shkak të botimeve të reja nga bota, Çufoja duket se do të mbetet gjithnjë me fatin e tij, me humorin që e bën të jetë në duart e çdo fëmije. “Më vjen mirë kur dëgjoj nëna që i thërrasin me përkëdheli fëmijëve të tyre Çufo. Ndihem mirë që ky personazh është pranuar dhe nga prindërit, pasi nëse një libër nuk u pëlqen prindërve, ai është i destinuar të humbë”, thotë shkrimtari. Dhe me Çufon prindërit janë treguar dorëlëshuar me fëmijët. Që prej botimit të tij të parë në 1970-n e deri më sot libri me 5 vëllime i Çufos ka shkuar në 300 mijë kopje. Libri ka fituar çmimin e Republikës dhe është libri i parë në gjuhën shqipe që është bërë pjesë e Bibliotekës Botërore për Fëmijë. Bushaka kujton se është ftuar të marrë pjesë në Kongresin që mban kjo bibliotekë, por për shkak të mungesës së financimit nuk ka shkuar. Në shtëpi ruan letrën e shkruar me superlativa të shkruar nga presidentja e Bibliotekës, ku e cilëson Çufon si një personazh të rrallë. Çufoja është botuar në disa gjuhë të huaja, në gjermanisht nga Robert Shvarc, greqisht, frëngjisht e tashmë është përkthyer në anglisht e pritet së shpejti të dalë në treg. Por si mundi Çufoja, ky personazh me kaq shumë fantazi t’u shpëtonte kritikave të kohës?

Bushaka e kujton me humor atë kohë. “Në atë periudhë punoja në një zyrë bashkë me Bashkim Shehun dhe Bujar Kapexhiun. Bashkimi mori një dorëshkrim të librit dhe ia dha të atit (Mehmet Shehut) ta lexonte. Mehmet Shehu i thotë një prej komisionerëve që do të vendosnin për fatin e librit. “Kam lexuar një Gaqo Bushaka e dini që më bëri të qesh libri i tij”. Kjo e qeshur do të vuloste dhe fatin e Çufos për të mbërritur në duart e lexuesit për të mbetur aty vite me radhë. Më pas libri u vlerësua dhe me çmimin e Republikës, çka konfirmoi vlerat e tij. Bushaka mund të flasë gjatë për Çufon dhe pse këto vite ka shkruar kaq e kaq libra të tjerë, përfshirë këtu dhe romane për të rritur. Por Çufoja do të mbetet pika e tij e dobët, si personazhi që i doli nga zemra për t’u dashur nga çdo fëmijë që do ta takonte. Bushaka thotë se nuk mund të rrijë pa shkruar. Këto kohë ka përfunduar dy romane të tjera për fëmijë “Aventura në pyllin e majmunëve” dhe “Dhe thonë se fajin e kanë përrallat” që pritet të dalin së shpejti në treg. Po kështu, një libër me ilustrime, me përralla dhe vjersha për fëmijët që përfundojnë abetaren. Si një i dashuruar me gjuhën, Bushaka thotë se e ka shkruar këtë libër për të ndihmuar nxënësit e klasës së parë me gjuhën shqipe. Por, si e sheh ai letërsinë shqipe sot? “Sot letërsinë shqipe e shoh në dy aspekte. Në aspektin e brendshëm të punës së autorëve që militojnë sot. Nuk ka autorë të rinj që merren me letërsi për fëmijë. Kjo ndoshta ndodh dhe për mundësitë që u jepen këtyre autorëve. Unë kam botuar pas vitit 1990 e deri më sot disa libra që kanë pasur sukses, po kështu autorë të tjerë si Viktor Cenosinaj, Odise Grillo, Ferid Lamaj etj., dhe nuk kam dëgjuar që ata të vlerësohen me ndonjë çmim. Madje juria ka arritur deri aty sa ka thënë se nuk ka pasur libra të denjë nga kjo letërsi për çmim. Ndërkohë, ka fituar letërsia për të rritur. Me këtë rast e përligj një artikull të zemëruar të shkrimtares Adelina Mamaqi. Ndërkohë, në librat për të rritur që kanë fituar çmime, unë kam parë se niveli i tyre nuk ka qenë në nivelin që mund të kenë pasur librat për fëmijë”, thotë Bushaka. Vlerësimi i kësaj letërsie, do të inkurajonte jo vetëm autorët tashmë të konfirmuar në këtë fushë, por edhe të rinjtë për të krijuar personazhe dhe histori të tjera interesante për fëmijë.

 

Çufoja president

Pas viteve ‘90 Bushaka iu rikthye sërish aventurave të personazhit të tij, Çufo. Ai vendosi ta bënte Çufon President, duke e sjellë në një vëllim tjetër i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një  udhëtim imagjinar në realitetin e ditëve të sotme. Një derrkuc që kandidon për postin e presidentit, rruga dhe vështirësitë që has nuk kanë të krahasuar me ato të një kandidati të vërtetë. “Çufo President” dhe është një udhëtim imagjinar në realitetin e ditëve të sotme. Një derrkuc që kandidon për postin e Presidentit, rruga dhe vështirësitë që has nuk kanë të krahasuar me ato të një kandidati të vërtetë. Simboli i shpirtit të lirë dhe aventurier që e jetonte jetën si t’i vinte, gjithmonë gjen një zgjidhje për problemet, shpesh qesharake, por që asnjëherë nuk e linin pa gjë. Qëllimi i një letërsie si kjo e Bushakës është paraqitja e së përditshmes në të vetmen mënyrë që fëmijët kuptojnë, nëpërmjet humorit dhe situatave komike. Ai u sjell fëmijëve gjëra që atë vetë nuk mund t’i bëjnë dot, “gjërat e të mëdhenjve”.

Seria me 6 libra pop-upShtëpia botuese Aeditions sapo ka nxjerrë në treg një seri me libra të vegjël pop-up për fëmijë. Ndonëse kemi parë disa versione të këtyre librave në treg nga botues të tjerë, ky version vjen me përmasa 19 x 14 cm, që i bën libërthat edhe më të lehtë për t’u transportuar bashkë me lodrat apo në çantën e fëmijës tuaj parashkollor.

Avantazhi i këtij formati për fëmijët e vegjël vjen nga fakti që në momentin që karakteret e përrallës ngrihen lartë (pop-up) ata bëhen edhe më të gjallë në imagjinatën dhe vëmendjen e fëmijës tuaj.

Seria përbëhet nga 6 libra dhe përmban këto përralla për çdo libërth:

libra dhe mozaike me muzikeSeria tjetër përmban 6 libra të formatit mozaikë me muzikë. Kjo seri është gjithashtu e mirëpritur për faktin se përralla/tregimi shoqërohet edhe me mundësinë e dëgjimit të tingujve përkatës.

  • Hirushja
  • Rosaku i Shëmtuar
  • Sirena e Vogël
  • Ujku dhe Shtatë Kecat
  • Muzikantët e Bremenit
  • Pinoku

Kjo seri do jetë së shpejti e disponueshme edhe në faqen tonë.

12 perralla klasike (me figura ilustruese)Libri për fëmijë me 12 përralla klasike është pikërisht kështu, një përmbledhje me 12 ndër përrallat më të dashura për fëmijët, të përmbledhura në një botim luksoz (me karton të trashë) dhe me plot ilustrime për secilën përrallë.

Libri është ideal për çdo fëmijë të vogël parashkollor ose që sapo ka filluar të lexojë.

Rosaku i shëmtuar

Na ishte njëherë një rosë që polli katër rosakë shumë të bukur, por kur u ça veza dhe doli i fundit… “Oh! Ç’rosak i shëmtuar!”. Kur Mama Rosa shkonte për të notuar me të vegjlit, atëherë të gjitha kafshët e fermës dilnin për t’i parë:
-Eh, ç‘fatkeqësi! Rosaku më i vogël është më trashaluqi dhe më i shëmtuari!
Vëllezërve u vinte turp prej tij:
-E sheh, për fajin tënd e gjithë bota na ka qepur sytë e na sheh!

Kësulëkuqja

Kësulëkuqja u nis të shkonte në shtëpinë e gjyshes që ishte sëmurë dhe kish zënë shtratin.
-Rruga e mbarë, bija ime! – e përshëndeti e ëma kur po e përcillte. – Hapi sytë e bëji katër kur të përshkosh pyllin.
Ujku po kalonte atyre anëve dhe e pa vajzën tek nisej. Ujku u dha këmbëve për ta kapur në rrugë e sipër Kësulëkuqen.
-Për ku je nisur, e ëmbla Kësulëkuqe?
-Po shkoj te gjyshja t’i çoj petulla me mjaltë, – u përgjigj Kësulëkuqja.

Borëbardha

Na ishte njëherë një princeshë që ia thoshin emrin Borëbardha. Njerka e kishte zili ngaqë vajza ishte më e bukur se ajo.
-Merre Borëbardhën, shpjerë në pyll dhe vrite, – urdhëroi ajo një gjahtar.
Por gjahtari qëlloi që ishte zemërmirë, ndaj me të mbërritur në pyll, i tha vajzës:
-Dëgjo këtu, vogëlushe! Mos u kthe kurrsesi në pallatin e babait.
Borëbardha shkoi andej nga e shpinin këmbët derisa pa një shtëpizë të lezetshme.

Shtëpiza prej çokollate

Buzë pyllit na jetonte një druvar i varfër tok me dy fëmijët e tij, Hanselin dhe Gretelin, që e ndihmonin të atin të mblidhte dru. Një ditë prej ditësh, duke u endur nëpër pyll për të mbledhur dru, i zuri nata dhe nuk mundën të ktheheshin në shtëpi. Të dy fëmijëve u hyri frika në palcë ngaqë kafshët e pyllit, i madh e i vogël, i këqyrnin më kërshëri. Të nesërmen në mëngjes, vëlla e motër, u vunë të kërkojnë rrugën e kthimit në shtëpi. Ec e ec, u zunë sytë një shtëpi të mrekullueshme: çatinë e kishte prej çokollate, oxhaqet prej karameleje dhe muret prej kallamsheqeri.

Hirushja

Hirushja jetonte me njerkën dhe dy bijat e saj. Ato e kishin zili, ngaqë Hirushja ishte shpirtmirë dhe e bukur, dhe e shtrëngonin të punonte gjithë ditën e ditës e të kryente gjithfarë punësh. Një ditë prej ditësh, njerka dhe të bijat u ftuan të merrnin pjesë në një ballo që jepte princi në pallat, por Hirushen nuk e lejuan të shkonte. Kur mbeti vetëm, Hirushja zuri të qajë për fatin e saj të hidhur. Atëherë iu faneps Zana e i tha:
-Je aq e mirë sa e ke hak të shkosh në ballo!

Piter Pani

Uendi, tok me vëllezërit Huan e Migel, jetonte në një shtëpi në rrethinat e Londrës. Një mbrëmje, kur prindërit kishin dalë, u shkoi për vizitë në shtëpi Piter Pani tok me Zanën që ia thoshin emrin Këmborëza.
-Ejani me mua të shkojmë fluturimthi në vendin e quajtur Kurrë më, – u tha Piter Pani fëmijëve.
Këmborëza, me anë të pluhurit magjik, hapi një shteg të ndriçuar dhe të tre fëmijët të udhëhequr nga Piter Pani morën udhën për në vendin më të bukur të botës duke fluturuar mbi çatitë e qytetit.

Gishtoja

Gishtoja ishte më i vogli ndër shtatë vëllezërit. Meqë ishin tepër të vobektë dhe s’ua mbushnin dot barkun me bukë, prindërit vendosën t’i çonin në pyll që ta siguronin vetë jetesën. Prindërit ua ndanë djemve në park atë pak ushqim që kishin marrë me vete dhe i përcollën deri në një lirishtë që gjendej mu në mes të pyllit. Gishtoja i kishte hedhur thërrimet e bukës përtokë gjatë gjithë shtegut që kishin përshkuar, që pastaj të gjenin rrugën e kthimit për në shtëpi.

Bukuroshja e fjetur

Na ishin njëherë një mbret dhe një mbretëreshë që iu përmbushën të gjitha ëndrrat ditën që u lindi një vajzë yll e bukur. Për të festuar pagëzimin e vajzës, ata ftuan të gjitha zanat nga të katër anët e mbretërisë. Po në festë na kishte ardhur edhe një shtrigë e paftuar dhe, për ta prishur gëzimin, u hodh e tha se vogëlushja do të shpohej me majën e furkës dhe do të vdiste. Po, për fat të mirë, zanat që qenë aty, e zbutën mallkimin dhe thanë:
-Bija juaj nuk do të vdesë, veç do të bjerë në gjumë të thellë, prej të cilit ka për ta zgjuar një princ.

Liza në botën e çudirave

Liza dhe motra e saj kishin shkuar për të kaluar ditën buzë një liqeni. Duke këqyrur natyrën, Lizës i zunë sytë një lepurush të bardhë me çadër dhe orë me zile që po thoshte:
-Jam vonë, jam vonë.
Liza ishte shumë kureshtare për të mësuar për ku ishte nisur lepurushi dhe pse qe me vonesë. Lepurushi hyri në zgavrën e një peme të madhe dhe Liza i ra pas.

Bambi

Të gjitha kafshët e pyllit u mblodhën për të kremtuar lindjen e drenushat Bambi, të birit të princit të shkëlqyer të pyllit. Lepurushi Tambor e mori Bambin dhe e nxori shëtitje që të njihet me të gjitha kafshët e pyllit.
-Shih, Bambi, një flutur! – i tha Tambori.
-Flu – tur, – Bambi rrokëzoi fjalët e lepurushit.
Erdhi dimri dhe pylli u mbulua nga çarçafi i dëborës. Bambi i kishte këmbët të gjata, ndaj dhe mezi rrinte në këmbë. Tambori zbavitej duke i hedhur toptha dëbore, ndërsa Flori, kunadhja, ishte pothuajse gjithë kohën e mbuluar kokë e këmbë nga dëbora.

Maçoku me çizme

Na ishte njëherë një mullixhi që, para se të vdiste, i la trashëgim djalit të madh mullirin, të mesmit një gomar dhe të voglit një maçok… Po që nuk ishte një maçok dosido. Që ta ndihmonte të zotin, maçoku zuri dy mëllenja. Paskëtaj i bëri një vizitë mbretit dhe i tha:
-Madhëri, imzot, markezi i Karabasit, më ka ngarkuar që t’ju jap këtë dhuratë modeste.
Një ditë, kur mbreti kishte dalë për shëtitje tok me të bijën, maçoku e shtyu të zotin në lumë. Ia fshehu teshat dhe kur pa të kalonte atyre anëve karrocën e mbretit, thirri:
-Ndihmë! Ndihmë! Imzot, markezi i Karabasit po mbytet!

Pinoku

Zdrukthtari plak Xhepeto ndërtoi një buratin prej druri që e quajti Pinok. Krijesa e tij ishte kaq e përkryer saqë një Zanë ia shpërbleu mirësinë e i dha jetë buratinit. Ashtu si gjithë moshatarët e tij, Pinoku nisi të shkojë në shkollë. Dhelpra dhe maçoku e panë kur doli nga shtëpia dhe menduan si e si të bëjnë një dorë të mirë parash me të. Dhe e bindën që në vend që të shkonte në shkollë, të shkonte me ta në një teatër kukullash.

 

Loading