nga Admin

15 Nëntor, 2009

E penguara, Requiem per Linda B. Ismail Kadare

E penguara, Requiem per Linda B. Ismail KadareE penguara, requiem për Linda B“, romani i ri i Ismail Kadaresë i kushtohet vajzave shqiptare që u lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim.

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të Kadaresë, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

Shënim: Klikoni këtu për një listë me libra shqip nga Ismail Kadare

  • eshte nje prej shkrimtareve i cili besoj se ka akoma shume por shume per te shkruar jo vetem per ne shqiptaret por per te gjithe ata te cilet e vleresojne ate per ate cka ai eshte.

  • ismail kadare eshte me i miri shkrimtar qe kam njohur deri sote dhe ened do ti dua veprat eti,

  • Te shprehesh mendime per te madhin Kadare eshte e veshtire sepse nuk munde ti gjejme fjalet e duhura, sepse eshte unik ne letersin botrore ,dhe per njerz te tille duhen fjale te arta .Romani shumm i bukur e kam lexuar .I jashtezakonshem.

  • Drama per te cilen Rudian Stefa digjej nga deshira per t’a shkruar dhe s’mund te shkruante ishte drama e vajzes se internuar. E vetmja gje qe Rudiani i dha Lindes, ndonese ne menyre te pavetedijshme, ishte tradhetia me Migenen, shoqen e saj me te ngushte. Dashuria e Lindes per dramaturgun, ishte dashuria per jeten, ishte si shkendijat e cmuara te arit midis mineralit te erret, sic pershkruhet ne liber. Sekreti i stilit brilant te Kadare-se eshte metafora e tij.Metafora ne librat e tij shtrihet gjigande pergjate gjithe rrefimit duke u ushqyer ne karaktere, ngjarje dhe fate njerezish. Dhe megjithese krijohet e ngrihet permes tyre,
    eshte kjo metafore qe u jep kuptim. Zoteron cdo gje te njohur e te panjohur. Eshte e tmerrshme dhe e bukur, si jeta e pershkruar ne situatat e sistemit totalitar. Metaforat e shkrimtareve te tjere te perbotshem nuk i kalojne kufijte e nje fjalie. Metafora e kadarese eshte pjese e struktures se rrefimit, eshte materiali i rrefimit por edhe forma e tij.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >