Romani i ri “E penguara, Requiem per Linda B.” nga Ismail Kadare

E penguara, Requiem per Linda B. Ismail KadareE penguara, requiem për Linda B“, romani i ri i Ismail Kadaresë i kushtohet vajzave shqiptare që u lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim.

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të Kadaresë, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

Shënim: Klikoni këtu për një listë me libra shqip nga Ismail Kadare

0 Responses to Romani i ri “E penguara, Requiem per Linda B.” nga Ismail Kadare

  1. ergi Përgjigjjuni

    18 Maj 2010 at 5:49 pm

    ismail kadare per mua shkrimtari me i mire shqiptar qe ekziston

  2. linda Përgjigjjuni

    31 Maj 2010 at 2:33 pm

    shkrimtari ismail kadare edhe nje nder shkrimtaret me te mir qe ka njohur kosova dhe shqiperia

  3. astrit matoshi Përgjigjjuni

    24 Tetor 2010 at 2:40 pm

    Ismail Kadare eshte shkrimtari qe e meriton cmimin nobel.

  4. Edlira Përgjigjjuni

    18 Nëntor 2010 at 11:53 pm

    Drama per te cilen Rudian Stefa digjej nga deshira per t’a shkruar dhe s’mund te shkruante ishte drama e vajzes se internuar. E vetmja gje qe Rudiani i dha Lindes, ndonese ne menyre te pavetedijshme, ishte tradhetia me Migenen, shoqen e saj me te ngushte. Dashuria e Lindes per dramaturgun, ishte dashuria per jeten, ishte si shkendijat e cmuara te arit midis mineralit te erret, sic pershkruhet ne liber. Sekreti i stilit brilant te Kadare-se eshte metafora e tij.Metafora ne librat e tij shtrihet gjigande pergjate gjithe rrefimit duke u ushqyer ne karaktere, ngjarje dhe fate njerezish. Dhe megjithese krijohet e ngrihet permes tyre,
    eshte kjo metafore qe u jep kuptim. Zoteron cdo gje te njohur e te panjohur. Eshte e tmerrshme dhe e bukur, si jeta e pershkruar ne situatat e sistemit totalitar. Metaforat e shkrimtareve te tjere te perbotshem nuk i kalojne kufijte e nje fjalie. Metafora e kadarese eshte pjese e struktures se rrefimit, eshte materiali i rrefimit por edhe forma e tij.

  5. fatjona Përgjigjjuni

    18 Nëntor 2011 at 8:43 pm

    Te shprehesh mendime per te madhin Kadare eshte e veshtire sepse nuk munde ti gjejme fjalet e duhura, sepse eshte unik ne letersin botrore ,dhe per njerz te tille duhen fjale te arta .Romani shumm i bukur e kam lexuar .I jashtezakonshem.

  6. hatixhe Përgjigjjuni

    23 Nëntor 2011 at 3:35 pm

    Ismail Kadare eshte nje shkrimtar shume i mire une kam lexuar shume lektyra prej tij

  7. valentina sefa Përgjigjjuni

    4 Dhjetor 2011 at 11:02 am

    ismail kadare eshte me i miri shkrimtar qe kam njohur deri sote dhe ened do ti dua veprat eti,

  8. eb Përgjigjjuni

    7 Prill 2012 at 4:17 pm

    eshte nje prej shkrimtareve i cili besoj se ka akoma shume por shume per te shkruar jo vetem per ne shqiptaret por per te gjithe ata te cilet e vleresojne ate per ate cka ai eshte.

  9. Aferdita gjeloshaj Përgjigjjuni

    30 Nëntor 2012 at 7:40 pm

    eshte libri me i bkr qe kam lexuar nga krijimtaria e Kadare

  10. fatjona Përgjigjjuni

    4 Janar 2013 at 1:46 am

    Une i dua shume librat po ashtu romanet lektyrat dhe kam lexuar librat e ismail kadare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>