nga Admin

31 Mars, 2012

Ti je e nesermja, Brunilda Zllami (kopertina)

Ti je e nesermja, Brunilda Zllami (kopertina)Sapo ka dalë në botim romani më i ri i autores së mirënjohur Brunilda Zllami – Ti je e nesërmja.

“Ti je e nesërmja” është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh. Është, mbi të gjitha, ëndrra e një të nesërmeje që s’mund të jetohet pa pasur pranë njerëzit që të kanë shoqëruar dhe kanë qenë pjesë e së shkuarës dhe e së tashmes, ata që janë dhe mbeten gjithnjë pjesë e jotja.

Ishin ende në udhëkryq. Jeta e tyre kishte ndryshuar, por duke i lënë sërish më të hutuar se ç’kishin qenë para katër vjetësh, kur e kishin nisur këtë rrugëtim. Ishin plagosur dhe ngritur, kishin nxjerrë thonjtë për t’u kapur në cepa të brishtë, kishin bërë zgjedhje për të cilat e kishin ditur se do të pendoheshin, kishin marrë vendime që i kishin kurthuar.

Jeta i kishte dënuar për të vuajtur peshën e gabimeve të reja e të vjetra, vetëm se tani koha rridhte më shpejt, më vrullshëm. Ishin futur në vorbullën e të rriturve, do të tirreshin në tezgjahun e një profesioni të vështirë, që s’do t’iu linte shumë kohë për të menduar për veten. Por ishin sërish bashkë. Si dikur. Të përhumbur në jetët dhe dilemat e tyre, do të gjenin pak dritë në atë lidhje që kishin krijuar dikur, një lidhje që do të mbetej përgjithmonë. Më e gjatë se një ndjenjë, më e fortë se një dashuri. Ishte lidhja që do t’mbante gjithnjë pranë njëri – tjetrit. Sado të lodhur, të munduar, sado larg, ata do të kishin nevojë për sinqeritetin që ishte brymosur në shpirtin e tyre. Kishin nevojë për të, sepse vetëm ashtu nuk do të ndiheshin të vetmuar në sfidën e re që i priste.

Pas një muaji do të fillonte një rrugëtim i ri, i panjohur, i mbushur me pengesa. Por, kur të ndiheshin ndonjëherë të zhgënjyer nga jeta, të trazuar në shpirt, kur të vështronin në listën e  njerëzve që njihnin, sërish do të zgjidhnin njëri – tjetrin. Kishin nevojë për një pasqyrë ku të shikoheshin dhe të kujtonin të shkuarën dhe të tashmen, të ëndërronin për të ardhmen. Pa pasur frikë.

Shënim: Libra të tjerë nga Brunilda Zllami

  • Kush jeton jasht vendit si mund ti gjejm kto libra. Mund ti prenotojm. ? Ne cmenyr po eshte e mundur. ? Grazie.

  • sa do te doja te kisha ne biblioteken time librin zonja me kamile i alexander dyma i riu,librin premtimi nder me te bukurit te autores daniell stell,librin enderra e paperfunduar e nje gruaje i brunilda zllamit………jane mrekulli keta romane do ju sugjeroja ti lexonit,ju siguroj qe do mbeteni pa mend….alma

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >