nga Admin

20 Tetor, 2010

Skenderbeu Sabri GodoPas një mungese disa mujore në tregun e librit shqip, ribotohet sërish një ndër kryeveprat e shkrimtarit, politikanit dhe personalitetit shumë të njohur – romani historik “Skënderbeu” nga Sabri Godo. Ky është ribotimi i kartërt i kësaj vepre që nga botimi i parë në vitin 1975 prej ish-shtëpisë botuese “Naim Frashëri”.

Më poshtë ju ftojmë të lexoni disa fjalë për veprën…

…roman historik për Skëndërbeun, që hyn në rradhën e romaneve më të mira të shkruar në gjuhën shqipe deri më sot, jo vetëm në sajë të kulturës së gjerë historike të autorit dhe të përkushtimit të jashtëzakonshëm të tij ndaj historisë kombëtare, ndaj ngjarjeve dhe figurave të saj të mëdha, por edhe në sajë të konceptit të tij të veçantë historik.

Sabri Godo e shkruan Skënderbeun e tij për ta bërë të qartë atë që është e paraqitur e mjegulluar; për ta kthyer së mbari atë që, si e thotë vetë, është paraqitur së prapthi dhe për ta bërë të shumëkuptueshme atë që është thjeshtësuar kuptimisht…ai e hulumton të vërtetën historike duke shfrytëzuar dokumentet – aty ku dokumentet nuk mungojnë; duke përdorur fiksionin – aty ku dokumentet nuk janë lënë dhe duke e përdorur me dhunti të rrallë magjinë e fjalës – si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë.

…në romanin e tij Skënderbeu, si edhe në romanet historike të të gjithë shkrimtarëve të mëdhenj, do të gjejmë histori të mjaftueshme sa t’u besojmë atyre që thuhen dhe mjeshteri të veçantë stili aq sa atë histori të bëjë kuptimisht dhe artistikisht të paharruar.

…Sabri Godo i kthehet historisë së Skënderbeut jo vetëm për ta treguar dramën e madhe historike të popullit të vet, të popullit që ka bërë shtëpinë në udhëkryqin mes Lindjes e Perëndimit, aty ku janë përplasur qytetërime, besime, interesa dhe pushtues të ndryshëm, por edhe për të rigjetur atë që ne bashkëkohësve, nuk na i lejonin politikat dhe ideologjitë sunduese: liritë, vlerat, idealet, domethënë arsyet për Shpresën që e kishim ndaj të ardhmes, që ka filluar të gdhijë. – Rexhep QOSJA, akademik

  • Liber shume i bukur, e kam lexuar dhe do ta lexoja perseri. Arsyeja qe kam lexuar kete liber eshte se jam nje nxenes i shkolles se mesme Sinan Tafaj dhe kam zgjedhur letersine e avancuar. Do te mbetet nje nga librat e mi me te preferuar! 🙂

  • liber i bukur por pak i veshtire jemi duke e bere tek letersia e avancuar e kam pak te veshtire ta kuptoj dhe aq mire do doja te behej analiza e ketij libri.

  • Po ashtu, ju lutem zëvendësoni:

    Ribotohet romani historik “Skënderbeu”, nga Sabri Godo

    p.s. meqë kam pak kohë të lirë, po i hedh një sy të gjithës.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >