nga Admin

29 Qershor, 2010

Princi i vogel, Antoine De Saint-ExuperySi quhet planeti i vockël në librin “Princi i vogël”? Planeti – apo asteroid – quhet B-612; Ai është raportuar një herë nga një astronom turk që e pa përmes një teleskopi.  Antoine de Saint-Exupéry, aviator dhe autori i librit Le Petit Prince, (Princi i vogël), lindi më 29 qershor 1900. Saint-Exupéry përdori dashurinë e tij për fluturimin dhe dashurinë për të shkruarin me qëllimin për të krijuar përrallën e një aviatori që takohet me sundimtarin e vockël të planetit më të vogël në sistemin diellor. Kjo është ndoshta alegoria më e famshme mbi rëndësinë e pafajësisë dhe dashurisë. Princi i vogël u shkrua në vitet 1940, gjatë luftës së Dytë Botërore. Saint-Exupéry u arratis nga Franca për në Nju Jork. Nostalgjia e tij për kohët e shkuara idilike dhe për shtëpinë e vet janë të dukshme në libër.

Që kur u publikua deri më sot, Princi i Vogël është libri më i përkthyer i botës. Ai është i pranishëm në më shumë se 190 gjuhë dhe dialekte, si dhe është një nga librat më të pëlqyer për koleksionim. Dashuria e botës për këtë libër ka bërë që blerësit e huaj që e kanë porositur përmes ShtëpiaeLibrit.com dhe që dëshirojnë ta koleksionojnë atë, janë më të shumë në numër se sa ata që e kanë blerë për ta lexuar.

  • Ju lutem me ndihmoni dot me nje pla mesimor te lkases 5 lenda edukim figurativ qe eshte botim i juaji?

  • Pershendetje

    Fatkeqesisht librat antologjik si “Princi i vogel” nuk janw shume ne mode, e aq me pak ne librarite te cilat mendojne vetem per komercializem.

    Librin mund ta gjeni ne librarine “Artini” ne objektin e Institutit Albanologjik ne Prishtine.

  • nuk e di pse n emalishev ne gjith librariat kam kerkuar princi i vogel por me thojn qe nuk ka prandaj kisha deshir qe te klikoja n einternet
    ne librari m ethojn vetem princi dhe i varferi .
    kisha pasur deshir me dit se ku muj me gjet kete liber sepse jam kureshtar ta lexoj

  • a mund te di per qfare behet fjale ne librin princi i vogel sepse jam shum kureshtare do ta blija por nuk jam e sigurte nese do kishte tung ju faleminderit!!!!!

  • “Princi i vogel” eshte libri me interesant nder gjithe ate velllim librash qe e kam lexuar deri tani. E kam lexuar ne gjuhen maqedone. Do t’ia kisha rekomanduar secilit ta lexonte, dhe jo vetem njehere, sepse pavaresisht sa here e lexoni asnjehere nuk merziteni! Ju faleminderit!

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >