nga Admin

29 Mars, 2010

Fito 1 liber FALAS

Fito 1 liber FALAS

Përshëndetje miq të librit,

Këtë muaj po fillojmë një nismë të re që besojmë do jetë me interes për të gjithë ju që na vizitoni dhe merrni pjesë në mënyrë aktive në faqen tonë. Këtë muaj (prill 2010) disa prej jush do kenë mundësinë të fitojnë një libër FALAS pa asnjë detyrim tjetër.

Si do mund ta fitoni librin FALAS?

Procedura është shumë e thjeshtë, mjafton të shkruani përshtypjen tuaj për librin apo librat që keni lexuar. Më pas, në fund të muajit, emri juaj do të futet në shorteun tonë për të fituar një libër FALAS. Oferta është e vlefshme deri me datë 30 prill.

Si do të zgjidhet fituesi?

Mjafton të shkruani një përshtypje të sinqertë për librin apo librat që keni lexuar. Përshtypja duhet të jetë të paktën një paragraf por jo shumë e gjatë.

Më pas emri juaj do të futet në shorteun tonë aq herë sa edhe numri i përshtypjeve që keni shkruar brenda muajit prill. Pra sa më shumë përshtypje të shkruani aq më shumë rriten shanset tuaja për të fituar.

Çfarë libri do fitohet?

Fituesi do mund të zgjedhë librin që dëshiron, mjafton që libri mos të jetë mbi 12 dollarë, në rast të kundërt pjesën tjetër duhet ta paguani vetë. Përveç librit ne do të mbulojmë plotësisht edhe tarifën postare drejt adresës tuaj. Pjesëmarrja në këtë shorte është një ide e mirë edhe për ata që dëshirojnë të bëjnë një dhuratë për dikë.

SQARIM: Përshtypjet tuaja duhen shkruar te faqja e Shtëpise së Librit dhe jo këtu te Blogu. Në rast të kundërt ato nuk do jenë të vlefshme.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Elvisi & Gjergji
Administratorë

Informacion shtesë: Si të shkruani përshtypje për librin që keni lexuar?

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >