nga Admin

23 Shkurt, 2010

Shtepia botuese DITURIA

Përshëndetje miq të librit,

Shtepia botuese DITURIAKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se këtë vit kemi konkretizuar bashkëpunimin tonë me shtëpinë botuese “Dituria”. Që prej vitit 1991 DITURIA është kthyer ndër botuesit më të rëndësishëm në sferën e librave shqip dhe tani e tutje ju do keni mundësinë të gjeni një prezantim më të plotë të botimeve të saj në faqen tonë.

Procesi i vendosjes së librave online do të vazhdojë në javët dhe muajt në vazhdim pasi bëhet fjalë për disa qindra tituj. Ndërkohë, ne do t’ju njoftojmë herë pas here, siç po bëjmë edhe sot, për librat që janë sakaq të disponueshëm në faqen tonë.

Aktualisht, ndër librat që kemi nxjerrë online mund të gjeni (në renditje alfabetike):

Prezantim i përgjithshëm

Shtëpia Botuese DITURIA, që nga fillimet e saj në vitin 1991, e ka pasuruar veprimtarinë e saj dhe bibliotekën shqiptare me autorë e tema të reja; me vlera të spikatura dhe motive të reja; me përkthyes nga më të mirët; me botime të larmishme nga të gjitha fushat e gjinitë.

Autorë të huaj klasikë e modernë, si Heminguej, Markes, Alende, Duras, Christensen, Sartri, De Moor, Remark, Eco, Mulish, Zafon, Moccia, Camilleri etj, etj, janë sot mjaft të njohur e të suksesshëm edhe në Shqipëri në sajë të Diturisë.

Kolanat si: AUTORË SHQIPTARË TË TRADITËS, AUTORË BASHKËKOHORË, FILOZOFI-SOCIOLOGJI, HISTORI, GJUHËSI, MITOLOGJI, KLASIKË TË MËDHENJ etj, që iu drejtohen të gjitha moshave dhe preferencave, kanë gjetur mbështetjen dhe pse jo, edhe përkrahjen entuziaste të lexuesve.

Sot DITURIA përfaqëson një pikë referimi të domosdoshme për botën e kulturës, dhe një hapësirë ideale, ku mund të gjesh gjithmonë rastin për t’u menduar, çlodhur, argëtuar.

Sekreti i këtij suksesi? Para së gjithash, vëmendja ndaj lexuesit, risitë e kohës, katalogu i pasur, promovime e takime, ekspozicione të ndryshme.

  • Pershendetje Edin,

    ju faleminderit per interesimin. Ne jemi libraria ShtepiaeLibrit.com dhe mund t’i ofrojme librat me perqindjen tone, nese ju jeni i interesuar qe te kontaktoni me botuesin Dituria, atehere duhet ta beni kete gje direkt me botuesin.

    Ju faleminderit

  • po pjesen e 2,3 dhe te 4-te te librit Ura e Psheretimave kur do e nxirrni ne treg se na keni lene vetem me pjesen e pare… Faleminderit

  • Ju lutem a mund ta qitni online librin Psikologjia shkollore e zbatuar nga Jeta Toqila Shkurti, eshte e pamundur te gjendet te blehet ne Kosove,

  • A mund te me tregoni nese e keni te perkthyer (dhe botuar) librin “Scusa ma ti voglio sposare” te Federico Moccia? Nese po ku mund ta gjej per ta blere ne Kosove? Faleminderit!

  • Librat jane shume te bukur per tu lexuar, por duhet thene se jane teper shtrenjte per xhepin e Shqiptareve, e sidomos te buxhetoreve. Ato qe kane leke nuk blejne libra, ato qe nuk kane leke duan te blejne libra por nuk kane mundesi. Mire do te ishte qe te ulej pak cmimi ….

    • Pershendetje Bardhyl, faleminderit qe e ndan me ne shqetesimin. Ajo qe mund t’ju themi eshte qe librat qe ofrohen ne tregun shqiptar jane por edhe nuk jane te shtrenjte, pasi krahasimisht me tregjet europiane, librat ne Shqiperi jane me te lire. Por gjithesesi jemi shume dakord me ju qe cmimet e librave duhet te pershtaten edhe me mundesite e tregut, pra te vete konsumatoreve. Gjithesesi, ajo qe mund t’ju sigurojme ne eshte qe informacioni per librat qe disponojme eshte gjithnje falas dhe qe nese na vizitoni ne librarine tone ne Tirane, do mund te gjeni edhe libra brenda buxhetit tuaj. Ju sqaroj se cmimet ne librarine tone jane ne leke, dhe jo ne monedhe te huaj.

  • pershendetje! Leximi ushqen dhe kthjellon trurin.te meson per te degjuar,e pastaj per te mesuar. e pasi te mesohesh e kuptone se ke qene i paditur.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >