Libri vazhdon të jetë miku më i mirë për kryeqytetasit

Libri vazhdon të jetë miku më i mirë për kryeqytetasit

Përshëndetje miq të librit,

Libri, miku me i mireSipas një vëzhgimi të bëri së fundmi nga gazeta Ballkan në libraritë e Tiranës “libri duket se vazhdon të jetë miku më i mirë për një pjesë të konsiderueshme të lexuesve të kryeqytetit”. Sipas vëzhgimit rezulton se “qytetarët e Tiranës kanë ende dëshirë për të lexuar, madje një pjese e tyre dhurojnë libra për miqtë” shprehet autori i shkrimit.

“Punonjësit në libraritë e kryeqytetit, thonë se “më kot dëgjojmë të thuhet se kohët e sotme njerëzit nuk lexojnë, përkundrazi, në librarinë tonë vihet re e kundërta. Pak kohë më parë situata mund të ishte ndryshe, por tani jo”, pohojnë ata për ta ndërprerë bashkëbisedimin në shërbim të një klienti të moshuar. Zotëria në fjalë kishte zgjedhur të blinte një libër historik. “Zgjodha të marrë librin Skënderbeu , i autorit Schmitt, për të kuptuar më mirë ato që po diskutohen sot në media lidhur me figurën e Heroit tonë Kombëtar”, tha i moshuari, i cili nuk është i vetmi që ndikohet nga media në përzgjedhjen e librave të tij.

Siç tregon librashitësja “të gjithë librat që diskutohen në media, librat që shoqërohen me publicitet, janë mjaft të kërkuar. Mund t’iu tregoj si shembull, shton ajo, rastin e librit “Të jetosh në ishull” të Ben Blushit. “Kopjet e këtij libri mbaruan që në javët e para dhe na u desh të porosisnim të tjerë. Lexuesit janë mjaft të ndikuar si nga media, ashtu dhe nga miqtë e tyre”, sqaron ajo. Interesi i lexuesve për librin varion në bazë të grupmoshave.

Të rinjtë preferojnë librat biografikë dhe autobiografikë, ndër të cilët përmenden “Jeta ime”, Bill Klinton, “Historia e jetës sime”, Hillary Rodham Klinton, “Guximi per te shpresuar”, Barack Obama, etj. Një tjetër preferencë e të rinjve janë dhe librat psikologjik, të cilët japin udhëzime apo këshilla për të njohur më mirë veten apo të tjerët.

Më të rriturit dhe moshat e mesme preferojnë romanet klasike, librat me histori dashurie, librat me fund të gëzuar, etj. “Më pëlqen të lexoj dhe çdo libër e quaj të bukur. Por, në këtë kohë, ku puna dhe streset nuk na mungojnë, më pëlqen të lexoj romane të lehta apo të quajtura limonatë. Sepse dua të lexoj një libër që të më qetësojë”, shprehet një grua rreth të 50-ave.

Por, një pjesë e blerësve që hyjnë në librari kërkojnë të gjejnë aty dhe një dhuratë për miqtë. Në përgjithësi dhurohen romane të autorëve klasik si Balzak, Stendal, Mopasan, etj. “Pasi këta autorë, thotë librashitësja, janë kudo të kërkuar dhe të lexuar”. Por edhe librat e kuzhinës zënë një vend të konsiderueshëm në listën e dhuratave. Ndërsa zonjat e reja, i drejtohen panelit të librave për fëmijë. “Jam duke kërkuar një libër për dhuratë. Një mikesha ime sapo ka lindur një bebe dhe mendova t’i dhuroj “Librin e bebes”, shprehet një grua 30-vjeçare. Librashitësja pohoi se ky libër është mjaft i kërkuar për dhurata në kësi rastesh”.

———

Autore: Ita Semi – ATSH

  • liridona

    Me pelqen te lexoj shuuuumm….

  • http://www.shtepiaelibrit.com albina

    me pelqen shum te lexoi

  • bardha

    un kerkoj librin sarajet e bardha edhe me pelqen shum te lexoj libra

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi

      Pershendetje Bardha,
      per momentin ate liber nuk e disponojme. Faleminderit per interesimin.

      Elvisi

  • bora

    me vjen keq qe shkrime te bera nga ATSH merren dhe nuk vendoset emri i autorit, por tjetersohet.

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi

      Pershendetje Bora,
      ne jemi gjithnje te prirur qe te bejme atribuimet e nevojshme per cdo shkrim. Nese mund te na i dergoni informacionet per autoresine e plote, do ta benim kete ndryshim me gjithe kenaqesine.

      Elvisi

  • bora

    autori i ketij shkrimi eshte ita semi. po te kerkoni ne arkivin e Atsh ne fund te janarit ky shkrim do tw dale me emrin e saj.

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi

      Me njoftoni nese duhet ta korrigjojme serish.

      Faleminderit,
      Elvisi

  • kushtrim hyseni

    Falimderit nga Vetfaqja se kan qit keto vepra se jan kan tum vy shum ju falimderit

  • lili

    me pelqen te lexoj gjithqka sssska lektyr ne bot qe se kom lexuuuuuuuuuu

  • qendresa

    Un lexoj shum libra por nuk mund ta gjej librin sarajet e bardha ne ket web faqe

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje,
      Nuk e kemi per momentin.

      • http://hotmail niti

        muna ta gjeni ne web faqe

  • desa

    Më pëlqen të lexoj shum libra sidomos librin sarajet e bardha nga shkrimtari Vehbi Kikaj

  • lenti

    Më Pëlqejn shum libra të lexoj siq është Etërit e misterit antologji e tregimeve më të mira policore i shkruar nga shkrimtari Jorge Luis Borges dhe Adolfo Bioy Casares është një roman.

  • ermira

    mua me plqen ky liber ta lexoj se eshte shume i bukur

  • njomza

    me pelqen te lexoj shum por ne qytetin ton nuk ka shum libra

    ME RESPEKT; NJOMZZA

  • arta

    une kam qef me lexu lektyren sarajet e bardha sepse eshte e mir se jam nnxansi i pa par

  • diana

    une kam shum deshire te lexoj gjate koheve te lira sepse me ngjallin emocine te shumta.

  • http://www.shtepiaelibrit.com Venera

    Libri vazhdon te jet miku me i mir i im . Kam lexuar shum libra te Ismail Kadare qe esht autori im i adhuruar ,libri qe me ka len me shum pershtypje eshte “Gjenerali i Ushtris se Vdekur”, i uroj sukses …!

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Venera,
      faleminderit per komentin. Ju ftojme ti shkruani komentet tuaja te faqja e librit: Gjenerali i ushtrise se vdekur.

  • agnesa

    une dua ta kerkoj librin apo tregimin SARAJET e BARDHA nga Vehbi Kikaj

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Aneza, faleminderit per interesimin, por aktualisht nuk e disponojme si liber.

  • edi

    kam shum qef te lexoj por nuk ka libra mjaft per qytete

  • qendresa

    un jam qendresa dhe me pelqen libri Sarajet e Bardha

  • Nga Arbresha

    mirdita si jenii ajeni mir ju faliminderit shum per ket faqee po aban me ma gjet lektyren sarajet e bardha nese ka mundesi

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Arbresha, aktualisht nuk e disponojme si liber. Faleminderit.

  • merita

    shume mire jeni vec vazhdoni…

  • arta

    mu me pelqen shum libri Sarajet E Bardha po edhe libra te ndryshme kur kam koh kam qef mi lixu
    <3<3<3
    (L)

  • amina

    une kerkoj librin sarajet e bardha sepse me pelqen shume

  • ardian pacolli

    mua me pelqen shum libri sarajet e bardha ajo esht edukimi dh arsimimi i te gjith femijeve shqiptar ardian pacolli v/6

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Ardian & Amina, faleminderit per komentet. Me aq sa kemi ne informacion libri “Sarajet e bardha” nuk eshte ribotuar prej ca kohesh. Pra eshte shume i veshtire te gjendet.

  • rina

    libri eshte i pa zevendesueshem per mua dhe ai eshte miku me i mir i jetes sime

  • http://fjollarrahmani@hotmail.com fjolla

    mua me pelqen shum shum ky liber

  • andrias r. dauti

    shum i mir kjo lektyr

  • http://tung artiola

    mua kjo lektyr mjaft me ka lan pershtypje sepse ishe shum e bukur

  • http://Ermira Ermira

    O krejt tjeter sen lype e tjeter gjeta :P Komentima pomm vyjnn :PP :O

  • http://Ayla Ayla

    hahahah sa perr te qesh:P

  • besjana

    Me pelqen te lexij shum libra

  • http://adi adi

    Të rinjtë preferojnë librat biografikë dhe autobiografikë, ndër të cilët përmenden “Jeta ime”, Bill Klinton, “Historia e jetës sime”, Hillary Rodham Klinton, “Guximi per te shpresuar”, Barack Obama, etj. Një tjetër preferencë e të rinjve janë dhe librat psikologjik, të cilët japin udhëzime apo këshilla për të njohur më mirë veten apo të tjerët.

    Më të rriturit dhe moshat e mesme preferojnë romanet klasike, librat me histori dashurie, librat me fund të gëzuar, etj. “Më pëlqen të lexoj dhe çdo libër e quaj të bukur. Por, në këtë kohë, ku puna dhe streset nuk na mungojnë, më pëlqen të lexoj romane të lehta apo të quajtura limonatë. Sepse dua të lexoj një libër që të më qetësojë”, shprehet një grua rreth të 50-ave.

    Por, një pjesë e blerësve që hyjnë në librari kërkojnë të gjejnë aty dhe një dhuratë për miqtë. Në përgjithësi dhurohen romane të autorëve klasik si Balzak, Stendal, Mopasan, etj. “Pasi këta autorë, thotë librashitësja, janë kudo të kërkuar dhe të lexuar”. Por edhe librat e kuzhinës zënë një vend të konsiderueshëm në listën e dhuratave. Ndërsa zonjat e reja, i drejtohen panelit të librave për fëmijë. “Jam duke kërkuar një libër për dhuratë. Një mikesha ime sapo ka lindur një bebe dhe mendova t’i dhuroj “Librin e bebes”, shprehet një grua 30-vjeçare. Librashitësja pohoi se ky libër është mjaft i kërkuar për dhurata në kësi rastesh”.

    <3 pa liber ska jet