nga Admin

21 Qershor, 2015

Patrick Modiano: “Falja e dënimit”; Përktheu: Anila Xhekaliu; Botimet: “Buzuku”

Falja e dFalja e denimit Modianoënimit” merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano–s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim, ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitura çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin. Modiano na shfaqet në skenë me emrin e tij të vërtetë, të shtrembëruar me këtë rast mallëngjyeshëm, duke qenë pa masë i afërt, familjar, “Patoche” dhe duke përshkruar me larminë e saktësisë dhe dyshimeve të tij te kujtimi i një episodi të kësaj fëmijërie që e dimë tash e tutje të ketë qenë e tij, e zhvendosur nga një konvikt në një shtëpi miqsh, duke pritur që një nënë aktore dhe një baba me veprimtari po aq të dyshimta sa e shkuara dhe lëvizjet, të gjitha të lidhura në një mënyrë a tjetër me baltakun e pushtimit, nuk dhanë shenjë apo nuk u vërtetuan për disa ditë, javë apo muaj para se për t’i besuar gjetiu dhe të tjerëve.

 

Virgjil Muçi: “Natyrë mort me kulturë”; Gjinia: Kritika letrare; Botimet: “UET Press”

Natyre mort me kulture Virgjil MuciNatyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës së përditshme. Krijimtaria letrare e Virgjil Muçit është e gjerë dhe e larmishme, ai është autori i 17 librave, të cilët përfshijnë një spektër të gjerë. Është poet, regjisor dhe skenarist i filmit dokumentar; është kritik sa u takon shkrimeve letrare dhe sociale. Është përkthyes, ka më shumë se 35 tituj të përkthyer të autorëve, si Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari Kagan, Dickens, Galbaraith, Nikolaidis, Dahl, Bernd Fisher etj.

 

Ismail Kadare: “Kukulla, portreti i nënës”: Botimet: “Onufri”

Kukulla Ismail KadareVetëm disa javë pas botimit dhe suksesit në Shqipëri të librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ku përfshihet romani “Kukulla“, shtëpia botuese “Fayard” e Parisit e përktheu dhe e botoi veprën në frëngjisht, për publikun francez dhe ndërkombëtar. Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në “Le Journal du Dimanche” të Parisit: “Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mençura, më e qeshura e më kurajozia.

Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmijërinë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanërisht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre”. Kështu fillon teksti i studiuesit francez, që përfaqëson tonin pozitiv të jehonës së veprës në shtypin tjetër letrar.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>