nga Admin

1 Dhjetor, 2012

Faqja kryesore e librarise ShtepiaeLibrit.com

Përshëndetje miq të libri,

Kjo listë përfaqëson librat më të shitur gjatë muajit nëntor 2012 në faqen tonë ShtepiaeLibrit.com sipas kopjeve të shitura.

Lista nuk përfaqëson statistikat për librat e shitur në librarinë tonë në Tiranë. Renditja e librave është në bazë të kopjeve që janë kërkuar nga klientët tanë në të gjithë botën.

1. 100 vjet pavarësi, Blendi Fevziu – Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

2. Çifutka e Toledos, Lion Fojhtvanger – Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, që e ushqen lexuesin me erudicion të dobishëm.

3. Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela – Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.

4. Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Mathieu Aref – Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe më tej.

5. Mos e lër mendjen të ikë, Mirela Sula – Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

6. Pavarësia, Ilir Ikonomi – Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

7. Shënime nga Shkolla e Partisë, Daut Gumeni – Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.

8. Shqipëria, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho – Një libër që bie si një gur në pellgun e historiografisë, thyen heshtjen fajtore të së kaluarës dhe të së sotmes, hulumton në natën e diktaturës dhe sinjalizon horizonte të reja kërkimi.

9. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic – histori

10. Aventurat e kapiten Vrungelit, A. Nekrasov – për fëmijë

11. Djali miliarder, David Walliams – libër humoristik për fëmijë

12. 100 vjet pavarësi, Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu – libërth enciklopedik

13. Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart – histori

14. Lufta italo – greke, diktatorë e kuislingë, Arben Puto – histori

15. Nocione të logjikës, Philippe Thiry

16. Steve Jobs, Walter Isaacson – biografia më e plotë, lexoni edhe fragment nga libri.

17. Përralla magjike – për fëmijë

18. Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare – roman

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>