Librat e rinj nga Dudaj dhe Cabej

Përshëndetje miq të librit.

Më poshtë po ju paraqesim një përshkrim të shkurtër të librave të rinj në katalogun e Shtëpisë së Librit.

Shtëpia botuese Dudaj

Nga shtëpia botuese Dudaj, besoj se ia vlen të veçohen romanet:

Kur buza puthjen genjenteLibri më simpatik nga botimet Dudaj, kësaj here është padyshim “Kur buza puthjen e gënjente”, një antologji e poezive më të bukura të gjuhës angleze, përzgjedhur dhe përkthyer nga Rudi Bobrati. Libri shoqërohet me një CD që përmban 24 poezi të recituara në shqip nga katër aktorë të mëdhenj të teatrit dhe filmit shqiptar, Tinka Kurti, Timo Flloko, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa. Ky është produkt i një lloji të veçantë në tregun shqiptar. Unë vetë vendosa menjëherë t’ia bëj dhuratë një mikeshës sime.

Shtëpia botuese Çabej

Hyrje ne IndoeuropianistikeNga shtëpia botuese Çabej, vjen një nga veprat e pabotuara ndonjëherë të studiuesit Eqrem Çabej, “Hyrje në Indoeuropianistikë”. Libri përmban leksione të z. Çabej në Prishtinë në fillim të viteve ’80. Ato nuk u shkruan kurrë nga autori, i cili qëndroi në hije për arsye politike për shumë dekada, por për fat të mirë, studentët e tij të Prishtinës rregjistruan me kasetofon leksionet e tij, i transkiptuan dhe shpëtuan nga humbjet një gur të vyer të studimeve akademike shqiptare. Libri shoqërohet me CD-në që mban leksionet e folura të z. Çabej. Pra në një farë mënyre mund të themi se është një libër i vlefshëm edhe për ata që nuk kanë kohë të përqendrohen për të lexuar. Gjatë ditëve të fundit, gazeta Shekulli ka botuar disa nga leksionet e Çabejt për gjuhën shqipe.

Mes titujve të botuar nga shtëpia botuese Çabej, është edhe një fletushkë e botuar vite më parë, por që nuk mund të rri pa e përmendur. Janë poezitë e njërit prej poetëve të mi më të parapëlqyer, hermetiku italian Xhyzepe Ungaretti. Një libërth me 32 faqe “Pambarimi” mbart disa poezi që për mendimin tim janë një dëshmi e mrekullueshme e dëshirës së poetit për t’u shprehur dhe njëkohësisht për të ruajtur privacinë e vet në sytë e botës. Besoj se Ungaretti është një frymëzim personal për mua në epokën e Big Brother, një mbyllje hermetike në një botë të mbushur me sy e veshë që na përgjojnë gjithkund. Poezitë e Ungaretti-t i kam lexuar që kur kam qenë fëmijë në italisht. Janë shumë enigmatike, deskriptive dhe që të hapin fantazinë. Nuk është e nevojshme të gjesh kuptim gjithmonë kur lexon poezitë e tij, por e rëndësishme është t’i shijosh.

0 Responses to Librat e rinj nga Dudaj dhe Cabej

  1. hasan Përgjigjjuni

    22 Maj 2008 at 11:35 am

    kot fare, ku jan elibrat ktu?
    pse vonon regjistrimi? jo t egjithe linqet punojne.

  2. elvisi Përgjigjjuni

    22 Maj 2008 at 12:16 pm

    Pershendetje Hasan,
    duke ju falenderuar qe na shkruat, me lejoni t’ju njoftoj qe aktualisht ne nuk kemi publikuar elibra (ose ebooks) prandaj edhe nuk do t’i gjeni ne librarine tone.

    Nderkohe, Regjistrimi eshte shume i shpejt, pasi sistemi ju dergon nje Email ne momentin qe ju mbaroni regjistrimin tuaj. Por vetem duhet te beni kujdes qe te shikoni edhe brenda folderit SPAM, pasi ndodh qe sistemi juaj i Email, mund ta kete vendosur gabimisht atje. Per cdo pyetje apo shqetesim tjeter ne mbetemi ne dispozicionin tuaj.

    Gjithe te mirat,
    Elvisi
    Shtepia e Librit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>