nga Admin

2 Shkurt, 2013

Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia Karakasidi

Këto janë disa botime të tjera historike dhe artistike që tashmë janë të disponueshëm si nëpërmjet librarisë tonë në Tiranë ashtu edhe për të gjithë ju klientët tanë në të gjithë botën.  Ju ftojmë t’i shihni më poshtë…

Histori: Fushat e grurit, kodrat e gjakut

Autore: Anastasia N. Karakasidi

Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia KarakasidiKy libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. Duke zhvilluar proceset komplekse sociale, politike dhe ekonomike, përmes të cilave ka kaluar kjo popullsi përgjatë helenizimit dhe amalgamimit kulturalisht brenda një identiteti nacional grek, ky punim shkencor sjell kështu një korrigjim të rëndësishëm të vërtetësisë mbi identitetin e trevës maqedonase dhe ofron një analizë mendjemprehtë mbi etnicitetet dhe nacionalizmat ballkanikë të shekullit XX.

Ndoshta një qëndrim dhe një natyrë e tillë mendje hapur qenë arsyeja pse botimi i këtij libri kaloi përmes një kalvari të tërë problemesh; ose ndoshta ky ishte dhe motivacioni kryesor pse ekstremistët grekë e akuzuan atë për tradhti të lartë kombëtare. Madje, që në vitin 1993, kur ajo botoi disa pjesë të studimit të saj në periodiken “Studime moderne greke” (vëllimi 11), ajo mori një numër të madh kërcënimesh me vdekje nga ana e një organizate të krahut të djathtë. Në të njëjtën kohë, gazeta greke “Stohos” e përshkroi si një “armike të popullit grek”, duke botuar gjithashtu edhe adresën e saj në Selanik, bashkë me numrin e targës së automjetit.

Më tej rasti “Karakasidi” u bë i njohur në mbarë botën, duke gjalluar me mjaft interes edhe përpara botimit përfundimtar të librit më 1997 nga Universiteti i Çikagos. Sot, Karakasidi është profesoreshë e antropologjisë në Kolegjin Wellesley në SHBA, ndërsa libri i saj ndër më të qarkulluarit midis studiuesve të antropologjisë dhe historisë së Ballkanit.

 

Biografi: Albanologu më i madh i shekullit XX (At At Giuseppe Valentini)

Autor: Ndriçim Kulla

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim KullaKoment nga Guido Somavila

At At Giuseppe Valentini ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes. Por lipset të shtohet, madje të vendoset në majë, ndjeshmëria e tij fortësisht e gjallë dhe tejet fine, në nivele nga më të larmishmit: nga niveli spiritualo – mistik në nivelin psikologjik dhe artistik, e deri në atë gastronomik.

I ngjante një Sokrati të skenës së “bashkë – pirjes”. Edhe i ati i tij, ashtu si Sokrati, pat qenë gurgdhëndës. Këto aluzione sokratike nuk janë të rastësishme, pasi sa herë që u shpjegoj Sokratin nxënësve të mi të liceut, unë e imagjinoj atë në portretin e At Valentinit.

 

Roman: Ditar i vonuar

Autor: Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit. Veprat e fundit të autores nga Shtëpia Botuese Rezidenz janë “Ai” (2008), “Më shumë se kurrë” (2009).

 

Roman: Cili jeni ju zoti Sorge

Autor: Juri Korolkov

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>