nga Admin

13 Shtator, 2008

Pershendetje miq të librit,

Këtë rradhë ju ftojmë të zbuloni librat më të rinj pjesë e gjerdanit me libra të përgatitur nga Shtëpia botuese IDEART. Ky gjerdan i përzgjedhur vjen falë bashkëpunimit të IDEART me Oxford University Press për të sjellë një seri botimesh me emrat, idetë dhe përfaqësuesit më të shquar të mendimit filozofik botëror, të psikologjisë, historisë dhe shkencave humane në përgjithësi.

Filozofë dhe profesorë të shquar jo vetëm të Oxford dhe Cambridge, por dhe të katedrave universitare me emër në botë, ofrojnë njohuritë, metodikën dhe përvojën e tyre në këta libra të konceptuar si Hyrje të Shkurtra.

Për herë të parë studentët dhe lexuesit shqiptar do të jenë të njëkohshëm dhe bashkëkohorë në lexim me lexuesin botëror të më se 30 gjuhëve ku janë përkthyer këta libra.

Makiaveli, Nje hyrje e shkurter, Quentin Skinner
Makiaveli, Nje hyrje e shkurter, Quentin SkinnerÇfarë shtrihet nën reputacionin malinj që Makiaveli ka fituar si emër dhe veprim politik? A është ai vërtet i merituar? Cilat pikëpamje parashtron ai në veprat e tij kryesore në lidhje me politikën dhe moralitetin e saj? Për të kuptuar doktrinat e Makiavelit, duhet të fillojmë të zbulojmë problemet me të cilat ai u përball edhe vetë tek Princi, Diskurset dhe veprat e mendimit politik. Për të fituar këtë këndvështrim, duhet të rindërtojmë kontekstin në të cilin këto vepra u shkruan fillimisht – kontekstin intelektual të filozofisë klasike dhe të Rilindjes, si dhe kontekstin politik të jetë së qytet-shtetit italian në fillimet e shekullit XVI.

Heidegger, Nje hyrje e shkurter, Michael Invood
Heidegger, Nje hyrje e shkurter, Michael InvoodMartin Heideger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjë herë titullin e “filozofit”, nga disa si përkrahës i nazizmit, dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është dijetari më i dyzuar i shekullit XX. Panorama e kthjellët e Michael InWood-it për mendimin e Heidegerit përqendrohet në veprat e tij më të rëndësishme, Qenia dhe Koha, dhe temat e tij të mëdha të ekzistencës në botë, inautencititetit, fajësisë, fatit, të vërtetës dhe natyrës së kohës.

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas
Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia AnnasPlatoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës. Në antikitetin e vonë, sidomos, Platoni shihej si një lloj figure vigane, një i ditur mbinjerëzor. Por Platoni është gjithashtu edhe filozofi më “i lexueshëm”, filozofi më i kuptueshëm si nga specialistët ashtu edhe nga ata që nuk janë specialistë, dhe kjo përshkak të lehtësisë në lexim dhe bukurisë së shkrimeve (të paktën disa prej tyre) të veta. Disa prej veprave të tij janë aq të famshme për aspektin e vet letrar, sa edhe për atë filozofik.

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens
Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony StevensKjo Hyrje e Shkurtër shpjegon qartë konceptet themelore të psikologjisë jungiane: pavetëdija kolektive, kompleksi, arketipi, hija, vetvetja, anima, animus dhe individualizimi i Vetes. Anthony Stevens shqyrton qartë pikëpamjet e Jungut lidhur me subjekte të ndryshme si miti, feja, alkimia, ‘njëkohësia’ dhe psikologjia e dallimeve gjinore. Ai u kushton kapituj të veçantë fazave të të jetës, teorisë së Jungut për tipat psikologjikë, interpretimit të ëndrave, praktikës së analizës jungiane dhe akuzës së padrejtë se Jungu ishte dashamirës i nazistëve.

Libra të tjerë…

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>