nga Admin

15 Dhjetor, 2011

Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura, Mira Meksi (kopertina)

Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura, Mira Meksi (kopertina)Shkrimtarja Mira Meksi ka publikuar librin e saj më të fundit, si një përmbledhje sprovash me titull: “Lexim i ndaluar dhe shkrimet e fshehura”. Në pjesën më të madhe të tyre, shkrimet e këtij libri janë një përzgjedhje e kolonës së përdyjavshme të autores, në tre gazeta të përditshme shqiptare, në periudhën 2008 – 2011.

Shkrimtarja Mira Meksi shpjegon se ky libër trajton një nga temat e rëndësishme të së kaluarës sonë: librat e ndaluar dhe vështirësinë e madhe për të gjetur kryeveprat e letërsisë botërore dhe për t’i lexuar ato fshehurazi, por edhe shijen e lirisë së gjetur mes fletëve të tyre të damkosura me vulën e ndalimit.

Botimi spikat për strukturën e vecantë, midis letërsisë dhe publicistikës, një larmi tematikë e ngjizur në një libër si nevojë e një komunikimi të drejtëpërdrejtë dhe për të dhënë përgjigje për mjaft pyetje që na shqetësojnë. Për shkrimtaren Meksi, shkrimi i këtyre sprovave ka qenë një punë e vështirë, por që padiskutim, këto sprova ia kanë arritur qëllimit për të ndikuar në bërjen e e opinionit publik.

Spova apo e eseja që shkrimtarja Mira Meksi zgjodhi në shkrimin e kolonës së saj të përmbledhura tashmë në këtë libër, trajton subjektin në shumë pikëpamje dhe nga shumë kënde, duke ngritur mjaft pyetje dhe duke dhënë informacion të bollshëm, me përgjigje e citime, ndonëse pa mundur të japë të gjitha përgjigjet e duhura: një zhanër mjaft i përdorur ky edhe në krijimtarinë e shumë shkrimtarëve të njohur.

Burimi: ABC News

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>