nga Admin

10 Maj, 2012

Ankthi, depresioni apo dhimbjet e kokës, leximi i librave që na pëlqen mund të na shërojë nga çdo sëmundje. Librat dhe muzika tani mund t’i largojnë përfundimisht ilaçet

Quhet biblioterapi dhe në shumë raste funksionon. Ajo që i beson është një zonjë e lindur në Renë në vitin 1967, romanciere dhe gazetare e famshme. Nuk është një terapeute, por një zonjë që e vlerëson shumë penën. Ajo e ka përdorur leximin si kurë, madje ka shkruar edhe një manual kurioz: romanët që mund të shërojnë çdo sëmundje. Je grua dhe injoron domethënien e fjalës orgazëm? Më mirë të kuptosh shkaqet se sa të helmohesh me ilaçe të llojeve të ndryshme, përfshi këtu edhe antidepresivët. Atëherë mund të fillosh të lexosh “Musica” të Yukio Mishima, që tregon historinë e një vajze bukuroshe 25-vjeçare, paciente e doktor Reikos, tërësisht e paaftë për të dëgjuar ndonjë pjesë të çfarëdollojshme muzikore. Pas disa seancash, psikiatri zbulon se në të vërtetë mungesa e veshit muzikor është një bllokim simbolik dhe e diagnostikon me sëmundjen ftohtësi seksuale. Tregimi zhvillohet përgjatë një rruge që të çon te zgjidhja. Të ndjekësh faqe pas faqe mendimet dhe emocionet e protagonistëve është një terapi shumë e mirë. E njëjta bisedë është edhe për impotencën: “Bileta e skaduar” e Roman Gary është më mirë se viagra, sidomos nëse shoqërohet me “Festa” të Ernest Heminguejt. Nëse problemi qëndron tek alkooli, droga, autorja franceze është krejtësisht kundër librave dhe studimeve shkencore, që me fjalë boshe mundohen të të nxjerrin nga kjo gjendje, por mund të bazohesh tek “24 orë nga jeta e një gruaje” të Stefan Zvajg. Në pak fletë, me një përshkim të shkëlqyer e ke më të lehtë të krijosh një ide ndaj gjërave që të krijojnë varësi. Nëse edhe kjo nuk funksionon, pa problem mund të kalohet në “Kënaqësia dhe vesi i të tymosurit” të Italo Svevo, “Poshtë vullkanit” të Malcom Lowry (sidomos në mbrëmje), apo te “Romani me kokainë” i Mihail Ageev. Duke lënë mënjanë ironinë dhe dyshimet e atyre që nuk besojnë, të kurohesh duke lexuar, siç shpengojnë psikologët, i ndihmon personat që vuajnë të reflektojnë mbi veten, të fuqizojnë kapacitetet konjektive dhe emotive, duke marrë më tepër njohuri dhe duke hartuar strategji të reja se si mund t’i administrojnë më mirë problemet që kanë”. Në SHBA për përdorimin e librave, sidomos në kurimin e sëmundjeve të tilla si ankthi dhe depresioni, ka folur që në vitet ‘30 psikiatri William Menninger. Në Britaninë e Madhe, biblioterapia e kalon shërbimin shëndetësor kombëtar. E meqë jemi në sezonin e problemeve respiratore mund të kërkojmë shpëtim te “Zonja e kamelieve” i Aleksandër Dumasë (i riu), “Mali i magjepsur” i Thomas Mann, apo “Krahët e pëllumbit” i Henry James. Sigurisht aty bëhej fjalë për tuberkulozin, por duke qenë se ekziston një lidhje mes tyre është më mirë të informohemi më parë për të shmangur rreziqet e mëvonshme. Ashtu si biblioterapia, një vend të veçantë sot zë edhe muzikoterapia. Është parë se ajo ngre humorin dhe dëshirën për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transcendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë. Sot, muzikoterapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muzikoterapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur “tradicionale”. Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull, duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpeshherë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre. Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndier veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muzikoterapia i gjen aplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista “Medical Journal” ka publikuar një artikull për muzikoterapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë.

 

Librat: Në SHBA për përdorimin e librave, sidomos në kurimin e sëmundjeve të tilla si ankthi dhe depresioni, ka folur që në vitet ‘30 psikiatri William Menninger

Kura: Të kurohesh duke lexuar, siç shpengojnë psikologët, i ndihmon personat që vuajnë të reflektojnë mbi veten, të fuqizojnë kapacitetet konjektive dhe emotive, duke marrë më tepër njohur.

Muzika: Ashtu si biblioterapia, një vend të veçantë sot zë edhe muzikoterapia. Është parë se ajo ngre humorin dhe dëshirën për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë

Burimi: Gazeta Shqip

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>