nga Admin

14 Shkurt, 2015

Festa – Ernest Heminguej, Napoleon Bonaparti, Riçard Bërton, Albert Ajnshtajn etj., kanë ditur ta shprehin shumë bukur edhe ndjenjën e dashurisë. Me rastin e Shën Valentinit, është pikërisht momenti për t’ju përcjellë një pjesë nga letrat e tyre të sinqerta drejtuar zonjave apo zonjushave, pas të cilave ata ishin të dashuruar

Mbase jemi të pamësuar në drejtim të letrave të dashurisë ose ndoshta thjesht kemi gjetur mënyra të tjera për ta shprehur atë. Por dashuria e cituar, e folur, e treguar, e shkruar, ka pasur momente shumë të lumtura. Kryeveprat më të mëdha letrare kanë pasur si protagoniste të tyre dashurinë.

Lumenj boje janë derdhur për të nxjerrë fjalë të paharrueshme. Shtetarë e burra të mëdhenj, artistë, shkencëtarë, “i gjithë universi i bindet dashurisë”, ashtu siç thotë Franco Battiato. Ja se pse ndër vite, përveçse do të kujtohen për shumë shpikje, arritje e suksese, në CV-në e Ajnshtajnit, Xhoni Keshit (Johnny Cash), Bethovenit, Uinston Çërçillit (Winston Churchill) dhe shumë të tjerëve, do të zënë vend edhe letrat e dashurisë që u kanë shkruar të dashurave të tyre.

Zemrës i bën shumë mirë që të lexojë këto vargje, për të kuptuar se sa e thellë dhe e vërtetë është kjo ndjenjë e thjeshtë për t’u provuar dhe për t’u demonstruar.

  1. Xhoni Kesh (Johnny Cash) gruas së tij Xhejn Karter Kesh (Jane Carter Cash) (1994)

“Tashmë jemi plakur dhe jemi mësuar të qëndrojmë bashkë. Mendojmë të njëjtat gjëra. Lidhemi me mendje. E dimë se çfarë duam pa i bërë pyetje njëri-tjetrit. Ndonjëherë edhe irritohemi. Mbase ndonjëherë japim për të marrë. Por herë pas here, meditoj për ne dhe kuptoj se sa me fat jam që e ndaj jetën time me ty, me gruan më të mirë që kam takuar ndonjëherë.”

  1. Uinston Çërçill (Winston Churchill) gruas së tij Klementina Çërçill (Clementine Churchill) (1935)

“E dashura ime Klementinë, në letrën tënde të dërguar nga Madras (fabrikë pambuku në Indi), ke shkruar disa gjëra shumë të dashura për mua, aq sa më kanë pasuruar jetën. Nuk mund ta shpreh dot se sa kënaqësi më ka falur kjo letër, sepse ndihem gjithmonë tmerrësisht në borxh, nëse edhe në dashuri merren parasysh këto lloj llogarish.”

  1. Xhon Kits (John Keats) i shpreh dashurinë Feni Broun (Fanny Brawne) (1819)

“Nuk mund të jetoj pa ty, harroj çdo gjë, por kur të shoh sërish, jeta ime ndalet aty, nuk shoh asgjë tjetër. Më ke zhytur tërësisht në ndjenjën e dashurisë.”

  1. Ernest Heminguej (Ernest Hemingway) për Marlen Ditrih (Marlene Dietrich) (1951)

“Nuk arrij të të them dot se sa herë që i vë krahët rreth teje, ndihem si në shtëpi.”

  1. Napolon Bonaparti (Napoleone Bonaparte) për Zhozefin de Boharné (Josephine de Beauharnais) (1796)

“Që kur jemi ndarë, jam gjithmonë në depresion. Lumturia ime është që të jem pranë teje. I rijetoj vazhdimisht në kujtesën time përkëdheljet e tua, lotët, përkujdesjen e dashur. Bukuria e pakrahasueshme e Zhozefinës ndez një flakë me ngjyra të ndezura në zemrën time.”

  1. Riçard Bërton (Richard Burton) për Elizabet Tejlor (Elizabeth Taylor) (1964)

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht që të të shohin. Por t’i natyrisht nuk e kupton se sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë, dhe si ke shtuar një vlerë speciale e të rrezikshme në zemrën time.”

  1. Mbreti Enriko III (Enrico) dhe Ana Bolena (Anna Bolena) (1527)

“Më lejoni të di specifikisht qëllimin që keni për sa i përket dashurisë sonë. Nevoja më detyron që të kërkoj këtë përgjigje, duke qenë i goditur për më shumë se një vit nga shigjeta e dashurisë dhe ende nuk jam i sigurt, nëse arrij të kem një vend në zemrën tuaj.”

  1. Pena e dashurisë e Bethovenit për të “dashurën e pavdekshme” (1812)

“Edhe pse po dergjem në shtrat, mendimi im je ti, e dashura ime e pavdekshme; ji e qetë, më duaj, sot, dje. Sa lot kam derdhur për ty, për ty jeta ime, gjithçka e imja, lamtumirë. Oh … vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën më besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht i yti. Përjetësisht e imja. Përjetësisht ne.”

  1. Gerald Ford kujton dashurinë dhe gruan e tij Beti (Betty), pasi ajo u diagnostikua me kancer në gji (1974)

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë në mënyrën e duhur thellësinë tonë, të thellën dashuri. Ne, fëmijët dhe unë e dimë se sa e madhe je dhe përpiqemi që të jemi të fortë si ty. Besimi ynë te ty dhe në Zot, do të na mbështesë. Dashuria jonë totale për ty është e përjetshme.”

  1. Xhimi Hendriks (Jimi Hendrix) i kërkon vogëlushes së tij që t’i shpjegojë dashurinë

“Lumturia është brenda teje. Ndaj thyeji zinxhirët e zemrës dhe lëre veten të bëhet lulja e ëmbël që je. E di zgjidhjen: mjafton që të hapësh krahët dhe të ndihesh e lirë.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>