nga Admin

31 Gusht, 2011

Libra dhe pica (foto)

Libra dhe pica (foto)Ofrimi i librave dhe kafenesë në një vend është sakaq një shërbim i përhapur në mjaft librari kudo nëpër botë, por kombinimi i librave dhe picave dukshëm është më i rrallë. Së fundmi, një dyqan i ri në Madrid të Spanjës ka filluar të ofrojë ushqim si për mendjen ashtu edhe për trupin.

Ideuar nga një botues spanjoll, dyqani ofron një gamë të gjerë picash artizanale dhe calzone që mund të konsumohen në vend ose të merren me vete. Por ndërkohë, shërben edhe si librari ku ofertat speciale synojnë të inkurajojnë blerjet për të dyja llojet e produkteve!

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>