nga Admin

7 Shkurt, 2012

Historia e Skenderbeut nga Marin Barleti (kopertina)

Historia e Skenderbeut nga Marin Barleti (kopertina)

Ndonëse disponojmë mjaft tituj seriozë për historinë dhe personazhin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skenderbeu” duhet të pranojmë se ky botim iu shtua vetëm së fundmi katalogut të librarisë tonë.

Historia e Skënderbeut“, e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. E përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët europiane dhe, mbas 500 vjetësh, edhe në gjuhën amtare të Barletit, shqipëruar nga Stefan l. Prifti, ajo përfaqëson ungjillin e patriotizmit shqiptar. Me këtë vepër, Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epirotëve dhe mbrojtësit të krishterimit.

Botime të tjera me interes përfshijnë:

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari
Ndër studimet dhe prezantimet përmbledhëse më të mira botuar deri më tani në shqip.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit, Virgjil Kule 
Libri prezanton një radhitje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, që formësojnë në kapitujt e këtij libri figurën e Gjergj Kastriotit.

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt 
Ndonëse i debatuar në publikun shqiptar për shkak të këndvështrimit të tij ndryshe, libri sjell mjaft fakte dhe këndvështrime që e ritregojnë imazhin e Skënderbeut nën një dritë të re duke na detyruar t’i rimendojmë dhe rikonsiderojmë faktet dhe historitë që dimë për heroin tonë kombëtar.

Skënderbeu i shpërfytyruar, Prof. Kristo Frashëri 
I botuar pas daljes në treg të librit nga Oliver Jens Schmitt, profesori dhe historiani i nderuar Kristo Frashëri risjell argumenta dhe qartëson aspekte historike dhe karakteriale si pjesë e debatit akademik dhe historik rreth heroit tonë.




  • Skenderbeu nuk kishte as edhe nje pushtet tjeter pervec se krujes ndersa fondet financiare dhe materiale per luften qe bente kunder Turqise ia jepte bota e krishtere dhe Skenderbeu nuk ka bere lufte per mbrojtjen e kombit tone por nje lufte fetare dhe me te drejte quhet kolores i madh i krishterimit. Ndersa emeri qe kerkojme qe ti veme ne kombit shqipetare nuk njihet fare ne Barleti por ai e quan Skenderbeun Epiroti Skenderbeu.

  • Kjo eshte nje veper fantastike nga nje shkrimtar shume i njohur siq ishte Marlin Barleti Skenderbeu ishte krye komandant i ushtrise qlirimtare te athereshme i cili i pari i beri balle forcave ushtarake osmane,Skenderbeu me nje ushtri shume me te vogel e shume me pak te armatosur i beri balle ushtrise osmane qe na sunduan plot 500 vite po te mos ishte skenderbeu ne nuk do te ndiheshim mire si sot ne shtepit e tona.Ndaj nuk duhet qe ne ta veqojme kete veper te rendesishme te marin barletit per kryekomandantin shqipetar GJergj Kastriotin Skenderbe

  • Historia e Gjergj Kastriotit eshte e fresket, ku megjithese u mor femije i mitur nga osmanet dhe u trajnua nga kriminele te ligj per te bere krime, u tregua i ndjeshem, njerezor,nuk e harroi traditen shqiptare, pa hyre ne detaje per trimeri etj,eshte kjo figure me permasa gjigande europiano-e me gjere qe na nderon neve si shqiptar. Me vdekjen e ketij gjigandi shqiptar shqiperia u harrua per rreth 450 vjet deri ne shpalljen e pavaresise ku ne shqiptaret na la turku te sfilitur ne dore te grekeve e serbeve, por sic e tregon historia Austro-Hungaria e Italia gjithmone kane qene pro interesave shqitare

  • Kam interesim per librin Historia e Skenderbeut nga Marin Barleti ne gjuhen shqipe por edhe ne ate angleze, a ka mundesi ta porosise nga ju? Nuk e di a eshte botuar ne gjuhen angleze?
    Faleminderit!!!

  • historia e skenderbeut nuk e shte nje tregim i bukur por nje histori e vertete pavaresisht qe eshte zbukuruar me figura letrare nga shkrimtare te ndrushem [muslimanja]

  • Po me pelqen shum ky tregim i jetes te nje njeriu te madh siq eshte skenderbeu duke klikuar neper veb faqe te ndryshme ne internet hasa edhe te HISTORIA E SKENDERBEUT por nuk mu duk qe eshte e shkruar e gjith historia me nderim dhe rrespekt te madh personalisht gjithashtu edhe familjar ju falenderojme per keto tregime te bukura

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >