nga Admin

12 Nëntor, 2011

Helena Kadare (foto)

Helena Kadare (foto)Koha e pamjaftueshme” të cilës i kushtoi plot 15 vjet, i dha Helena Kadaresë, titullin e shkrimtares se vitit!

Çmimi tradicional i panairit të librit, i cili këtë vit për herë të parë, u përzgjodh nga juri profesionistësh e jo botuesish siç ishte bërë më parë, i shkoi kështu botimit më të përfolur të ditëve të fundit me motivacionin e një rrëfimi elegant dhe plot emocione, i përzgjedhur mes 100 titujve të shqyrtuar. Për Helenen, e cila u shfaq e emocionuar, ky vlerësim ishte me i rëndësishmi, pasi i bëhej nga lexuesi i saj, ai shqiptar. Duke evidentuar në fjalën e tyre, se ishin përpjekur t’i qëndronin larg zhurmës politike dhe afër vlerave të letërsisë, anëtaret e jurisë, vlerësuan me çmimin përkthyesi i viti, Shpëtim Çuçken, për sjelljen në shqip të veprës voluminoze “Historia e Bukurisë” nga Një çmim special i jurisë i shkoi në këtë edicion të 14 të panairit të librit edhe librit me poezi të Muhamet Ademit, ndërsa botimi më i mirë për fëmijë iu dha revistës “Grupsat”. Si zakonisht juria e gazetareve të kulturës zgjodhi edhe stendën me paraqitjen me të mire grafike ne panair, për të cilën u vlerësua ajo e shtëpisë botuese “Pegi”.

Burimi: Vizion Plus

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>