nga Admin

18 Mars, 2015

ServantesEkspertët mjekoligjorë dhe arkeologët thonë se kanë gjetur varrin e shkrimtarit të njohur spanjoll, Miguel Servantes, afro 400 vjet pas vdekjes së tij. Ata besojnë se kanë gjetur eshtrat e Servantesit, gruas së tij dhe disa të tjerëve, që thuhet se janë varrosur me të në një manastir në Madrid. Autori i Don Kishotit është varrosur më 1616, por arkivoli i tij më vonë është humbur. Kur manastiri është rindërtuar në fund të shekullit 17, mbetjet e tij mortore janë zhvendosur në një ndërtesë të re dhe janë dashur vite që të rigjenden.

Megjithatë, ekspertët thonë se do të jetë e vështirë ndarja dhe identifikimi i eshtrave të dëmtuara të Servantesit nga mbetjet e tjera. Servantes njihet në Spanjë si “Princi i Germave”. Në Shqipëri, ai është bërë i njohur nga përkthimet e eruditit dhe ish-kryeministrit, Fan Noli.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>