nga Admin

16 Nëntor, 2008

Fjodor Dostojevski

Fjodor DostojeskiKa nga ata që besojnë se arti më i arrirë është rrjedhojë  e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi  e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen.  Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit,  vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe Dënim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe mrale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës,” një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.

Lindur më: 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi.

  • un akoma nuk e kam lexu librin…po shpresoj qe pasi ta lexoj tm epelqeje meqe thoni qer eshte i papar,,,

    • Pershendetje, pershtypjet tuaja duhet t’i shkruani te faqja e librit perkates. Dmth cdo liber mund te kete pershtypjen e vete te faqja jone, jo ketu te Blogu. Flm.

  • eshte shume e vertete ajo cka thuhet me siper, dhe jo vetem ai por shume autore te tjere me emer dhe qe akoma jane universale e nuk kane vdekje. Dostojevski me ka mesuar shume virtyte, nje nder to ” njeriu me c’nuk u mesoka”….

  • Per mua eshte i paarritshem sidomos me kryevepren “Vellezerit Karamazov”.E kam studiuar,
    lexuar e rilexuar e nuk ngopem me moralin e te drejten universale.Te pastron ne shpirt e te ndicon ne mendje.Lexojeni, s’keni per tu penduar

  • nje shkrimtar gjenial i paperseritshem, unik qe percjell nje filozofi konfliktuale te jetes njerezore duke i dhene zgjidhje me lirine e zgjedhjes se ndergjegjeshme

  • e kam lexur dostojveskin. per mua eshte nje nder autoret e parapelqyer. me ka lene shume pershtypje romani “krim dhe ndeshkim”. ku pas krimit vjen ndeshkim, pendesa se fundmi dhe vuajtja per ate krim

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >