nga Admin

10 Qershor, 2010

Leximet e verës (foto)

Përshëndetje miq të librit!

Leximet e verësStina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit.

Në këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë (2008, 2009), shumë prej jush na kanë ndihmuar me sugjerime shumë të mira çdo verë dhe prandaj e mirëpresim kontributin tuaj edhe për këtë verë.

Çfarë librash keni lexuar që ju kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë? Çfarë librash keni në plan të lexoni këtë verë?  Na sugjeroni librat dhe autorët e preferuar dhe ne do kujdesemi që t’ua kalojmë këtë informacion të gjithë vizitorëve tanë kudo që janë!!

Ideja është e thjeshtë! Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.

Mos harroni t’i shkruani ato këtu poshtë te komentet. Faleminderit  🙂

  • Une do te ju sygjeroja “Velloja e pergjakur ” “Marta” e -Blerina Binaku 🙂 do te jeni te kenaqur dhe nje ju garantoj se do te qani pa ndal po ti lexoni !!

  • Pershendetje te gjitheve. Me pelqen shume te lexoj dhe do tju sugjeroja pervec romaneve te lexoni dhe ese , te mprehni mendjen. Do tju sugjeroja librin : Te jesh apo te kesh te Erich Fromm

  • Pershendetje te gjithve!Une do te u sugjeroja lexuesve te tjere librat e Danielle Steel si p.sh “Fund vere”,”Motrat”,”Madheria e saj”,”Unaza” etj…jane libra te cilat nuk i leshon dot nga dora deri sa i lexon.
    Poashtu do u kisha sugjeruar autoren Johanna Lindsey,librat e familjes Malori.Titulli ne origjinal eshte “Malory family” nga Johanna Lindsey.Gjithsej jane dhjete pjese apo libra te kesaj familje,nje familje vertete interesante.
    Ju deshiroj lexim te kendshem ne kete vere dhe shpresoj se do ju kem ndihmuar sadopak me sugjerimet e mia.Mirupafshim!

  • Pershendetje! Une do te keshilloja letersine botrore, dhe njeri prej botimeve me te pershtateshme do ishte:100 vitet e ardhshme. Parashikimi për shekullin XXI
    Origjinali: The next 100 years
    Autor: George Friedman

  • Une do keshilloja:
    1. “Psikanaliza e dashurise” nga Erich Fromm (qe ska lidhje me dashurine per se, titulli i origjinalit eshte “The Heart of Man, its genius for good and evil”

    2. Jeta sekrete e Salvador Dalise e treguar nga vete ai.

    3. Dhe besoj se gjithmone duhet lexuar ndonje perralle nga 1001 nete…

  • Pershendetje.Te gjithe librat jane terheqes dhe argetues ja vlen ti lexojme . Falenderojme SHtepite Botuese dhe Librarit qe na pasurojne me keta libra te mrekulueshem sipas mendimit tim do sugjeroja disa libra .Teodor Drajzer-Barriera-GJeniu-Syzeza Karoline- Misteret e Dashurise . Mario Puzo-Kumbari.Izabel Alende-Paula. Erih Maria Remark- Tre SHoke- Harku I Triumfit. Emile Risheburg-Bija e Mallkuar. Tomas Hardi-Tesi i D’erbervileve. Mopasan-Belami.I lexoni te gjithe do me falenderoni lexim te kendshem!

  • Une mendoj qe te gjithe Librat janë të mirë megjithatë Lumi i Vdekur i Jakov Xoxës është një libër i mrekullueshëm. Ju Faleminderit për mirëkuptim..:):):)

  • Do doja t’ju sugjeroja edhe dy tituj te tjere, jo me pak te bukur si: Verberi – Jose Saramago dhe Romani i nje te pafati – Imre Kertesz.

  • Nga librat qe kam lexuar kete vere dhe qe me kane lene shume mbresa jane: Edhe nje dite me shume – Fabio Volo; Lamtumire Lolite – Melissa Panarello; Gruaja me Flatra – Dino Buzzati. Urime per rubriken dhe suksese te metejshme ne punen tuaj!

  • Librat e Danielle Steel jan te mrekullueshme … Rebeli, dy jet, puthja, pertej mureve te heshtjes, aksidenti e shummm te tjeraa…

  • per mua do te ishin perfekte librat te cilat kane fantazi ose puro realitet do te sugjeroja librat e philip pullman eleonor porter dhe viktor canosinaj edhe te carls dickens

  • pershendetje te gjitheve,mua personalisht me pelqen shume te lexoj libra,ju kisha sugjeruar qe ne kete vere ti lexoni librat e Danielle Steel jane vertet libra qe mund ti lexosh me nje fryme,nje liber tjeter qe e kam lexuar kete vere eshte Fantazite e nje Gruaje-Anatoli Toss liber qe me ka pelqyer shume,preferohet me teper per te rritur,eshte veretet nje histori e jashtzakonshme.

  • Pershendetje te gjitheve. po ve ne radhe librat qe sipas meje duhen lexuar kete vere.

    1 – niseni me AKSIDENTi te Ismail Kadare
    2 – pastaj me patjeter librin fantastik (per ata qe nuk e kan lexuar akoma) GJUETARI BALONAVE te KHALED HOSSEIN
    3 – pastaj librin po te KHALED HOSSEIN- Nje mije diej vezullues (nje liber fantastik, nder librat me te mire qe kam lexuar ndonjehere)

    4 – dhe mbylleni veren me librin e JON KRAKAUER qe ne anglisht titullohet INTO THE WILD ndersa perkthimin ne shqip nuk e di dhe per kete i kerkoj ndihme moderatoreve qe te mund te na ndihmojne me titullin ne shqip te kesaj kryevepre.

    lexim te kendshem!

  • “Majkell Xhekson : Magjia, cmenduria, e gjithe historia 1958 – 2009” bestseller i New York Times i shkrimtarit Taraborrelli-t.

  • Përshëndetje…
    Unë u kisha sugjëruar të lexoni veprën “AKSIDENTI“nga Ismail Kadare,me të vertetë është një vepër shumë e mirë me një subjekt të përkryer sic është edhe vetë autori.

  • Tung ju pershendes shtepiaelibrit.com, dhe i pershendes lexuesit dhe i sugjeroj qe ta lexojne Fatos Kongolin, romanet e tij te mrekullueshme, por edhe autore te tjere te cilet i pelqejne apo qe vijne me vepra te reja kete vere qofte autore shqiptare apo te huaj…

  • Pershendetje,
    Do t’ju sugjeroja qe te lexoni vepren e Aeksander Dyma “Konti i Monte Kristos” dhe “Tulipani i Zi ” jan libra shume te mire terheqes dhe argetues . Poashtu edhe librat e Meri poup ozborn “sonte mbi titanik ” “tornadoja e se martes ” edhe librin e zhyl vern” doktor oksi.
    faleminderit shpresoj ti lexoni keta libra jan te mrekullushem un do ti mbaj gjithmon ne kujtes.THXX

  • pershendetje,
    si nje mik i librit, do sugjeroja per tu lexuar gjate veres librat kocka dhe hi, melanura vrasese, P.S te dua, si dhe gjithe te apasionuarve te llojit te librit me intervista do ju sugjeroja dy libra te mrekullueshem; librin e blendi fevziut dhe te sokol balles

    faleminderit….

  • Ckemi
    une do tju sugjeroja librat e Stephanye Mayer ”MUZGU”, ”HENA E RE ” ”EKLIPSI” gjithashtu edhe librat e Brunilda Zllamit ,vecanarisht <>……

  • Mua me pelqen shume te lexoj dhe disa prej librave qe jane sugjeruar i kam lexuar dhe jane te mrekullueshme.Por une do te sugjeroja edhe disa libra qe i kam lexuar kohet e fundit:”Manastiri i nemur”-Peter Haines,”Kujtimet e nje geishe”-Arthur Golde,”PS, te dua”-Cecilia Ahern. Dhe per te gjithe adoleshentet do te sugjeroja librat e Federico Moccia-s. Meqenese pelqehen shume romanet policore do te sugjeroja “Vrasja me trendafila te kuq” – Mary Higgins Clark, “Mendafshi Francez” – Sandra Brown.

  • do te sugjeroja Dikens dhe librin e tij fantastik “David Koperfild” Dostojevdkin, Tolstoi te gjithe librat e tij ja vlejne, kush ka durim mund te lexoje “Te mjeret” e Hygoit fantastik fare, ne kete liste s’do lija jashte Paulo Coelho dhe sidomos librin e tij “Alkimisti” dhe pa leme menjane dhe librin e autores amerikane “Gruaja e njeriut qe udhetonte ne kohe” etj.

  • pershendetje dhe mire se ju gjeta .une do tju sugjeroja femija i peste eshte liber shume i bukur por aq dhe rrenqethes….shpresoj qe dikush apo te jete lexuar por te kete me shume lexues sdo te ishte keq…

  • Pershendetje,
    Duke i uruar pune te mbare Shtepia e Librit, do te beja sugjerimet e mia
    Librat e Brunilda Zllamit jane te gjithe te mrekullueshem, pa perjashtim, meqenese vera erdhi ato do t’ju impresionojne akoma dhe me shume si libra roze qe jane,
    Khaled-Gjuetari i balonave, Nje mije djej vezullues
    David Icke-Sekreti me i madh (per ata qe besojne ne konspiracion)
    Ju uroj nje vere te kendshme

  • kete vere te nxehte por me falni me pare nje pershendetje te veqante per shtepin e librit jeni te mrekulllueshem dhe tju uroj ver te mire sugjerimi im do te ishte te lexoni librin nga Umberto EcoEmri i trendafilit” ose edhe nga Mirela Sulo Pasion i pjestuar roman, ose dhe nga autori SADRI A. Kelmendi Teuta kthehet ne parajse. Vere te mire, mirupafshim.

  • Do te sugjeroja te lexohej libri “Lidhjet letrare shqiptare-arabe”, nga autori me origjine shqiptare Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti).

  • Pershendetje
    Dy librat e fundit qe kam lexuar kane qene nga autore japonez (Murakami, Tanizaki) mendoj se eshte nje ide interesante dhe “ndryshe” per veren, librat nuk jane voluminoz por jane mjaft psikologjik.
    Suksese

  • per femijet -11 vjec do sygjeroja
    1.”Dy vjet pushime” Zhyl Vern 2.”Endra e anijes me vela” & “Mostrat e Ruges se mimozave” Viktor Canosinaj
    per 11-16 vjec 1.”Meriyll” V.canosinaj 2. “Harry Poter” (te 7-vellimet)
    per 17+ 1.”Evgjeni Grande” Balzak 2.”I Huaji” Kamy 3.”Procesi” F.Kafka

  • Pershendetje
    Ju kisha sugjeruar qe te lexoni kryevepren e Viktor Hygo-it “TE MJERET” eshte nje liber shume i mire ku personazhi kryesor eshte Zhan Valzhani eshte nje histori e dhimbshme shume emocionuse.
    Poashtu edhe C’e mban gjalle njeriun e ka shkruar Lev Tolstoj edhe ky eshte nje liber shume i mire.

  • “Juda puthte mrekullisht”, me autore Maria …, nuk me kujtohet sakte. E kam lexuar kryesisht naten, duke bezdisur familjaret e mi nga te qeshurat e mia.

  • Pershendetje,
    si perhere blog-u juaj eshte mjaft interesant.
    Sinqerisht nuk kam asnje sugjerim, por do pres komentet e sugjerimet e lexuesve te tjere.

    Te them te drejten une do te sugjeroja ndonje librin tim, por s’ka lezet te bej publicitet.:-)

    Gjithe te mirat

  • Pershendetje ELVIS DHE GJERGJ !
    Do ju sugjeroja te keni ne librarine tuaj edhe librin e Lindita Arapit `VAJZAT ME QELES NE QAFE`
    i jashtzakonshe……para pak koheshe e kam perfunduar……..Nepermjet nje familjeje me rrenjet ne nje fshat shqiptar, te pasur me krahun e tyre te punes……..paraqitet `renja`e tyre e menjehershme gjate sistemit te diktatures…….duke ndikuar edhe psikollogjikisht ne `degradimin` e njeriut te ndershem e punetor, zhveshur nga gjithcka e arritur me mund e djerse……….deri te humbjet njerezore ku nje pjese merr ndeshkim nga PERENDIA dhe pjesa tjeter humbet duke lene gjurme te pashlyera te njerezit e thjeshte si Fata e mire, qe per lexuesin mbetet figura e paperseritshme e nje femre shqiptare qe njeh cdo sakrifice ne dobi te te sajve e qe e shperdoruan aq keq ne vite e vite ……..e ku zhdukja e saj mbetet enigme……..dhimbja, sakrificat, poshtersite e injoranca e asaj kohe shfaqen me nje origjinalitet te dashur per lexuesin………ndaj do thosha te dashur Elvis dhe Gjergj do benit mire ta kishit ne librarine tuaj…..
    Respekte
    Vasilika

  • Pershendetje,un u kisha sugjeruar te lexoni tragjedine “ANTIGONA” nga SOFOKLIU eshte nje veper shume e mire dhe shume e prekshme, romanin, KRIMI DHE NDESHKIMI” nga DOSTOJEVSKI, duke mos e lene anash shkrimtarin me te madh Ismail Kadare me veprat e tij te perkryera…
    Gjitha te mirat.

  • Ju preferoj të lexoni veprat e John Grisham. Me të vërtet do impresionoheni. Parapelqej “TESTAMENTIN”. Lexojeni dhe do e shihni se do kishit humbur shume në mos ta kishit lexuar :D…Verë të këndshme :)!!!

  • Mua me pelqejne shkrimtaret rus sidomos Dostojevski dhe ju kisha sugjeruar qe te lexoni romanin TE FYER DHE TE POSHTRUAR. Jam e sigurt qe kush do e lexoj nuk do te mund te shkeputet nga libri sepse ka nje permbajte me shum vlera dhe esht klasike prej shum kohesh…lexim te kendshem

  • Gjate ketyre diteve te nxehta patjeter duhet lexuar librat e Danielle Steel ne veqanti: “Mrekullia e fajit”, “Motrat”,”Sa veshtire te besosh” etj. Nicholas Sparks “Te besosh ne mrekulli”, “Engjelli mbrojtes”, “Nje shtetitje e paharruar” etj.
    Ne pergjithesi jane romane verore dhe shum mbreslenese.

  • Do te me pelqente t’ju sugjeroja dy.
    Kocka dhe hi te john Harvey dhe Skin te Mo Hayder.
    Jane qe te dy romane policesk dhe te mbajne pezull faqje mbas faqejeje.

  • PERSHENDETJE.
    Per kete vere ju kisha sugjeruar qe te lexoni vepra nga Letersia per femije nga autore te ndryshem, si: MIGJENI, SAMI FRASHERI, NDRE MJEDA, LUIGJ DHE QAMIL GURAKUQI, BEDRI DEDJA, QAMIL BATALLI e shume te tjere, jane vepra shume te vogla por me vlere shume te madhe.
    SUKSESE…

  • Pershendetje, ju uroj suksese ne radhe te pare dhe flm per informacionet qe na jepni. Per veren qe ka filluar do me pelqente te lexoja libra te Sandra Braun nuk e di pse me duket nje shkrimtare shume e mire. jam ne pritje per librat qe mund te sugjeroni per veren nga kjo shkrimtare.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >