nga Admin

15 Shtator, 2014

Përshëndetje miq,

Rishtazi e përditësuar faqen e librarisë tonë me një numër më të plotë botimesh nga shtëpitë botuese Morava dhe Fan Noli, tituj, të cilët po i listojmë si më poshtë:

Botime nga Shtëpia botuese Morava

Pallati i dimrit, Eva Stachniak (roman)

Kur Varvarën, një vajzë të re jetime polake, e sollën për të shërbyer në Oborrin vezullues e të rrezikshëm të perandoreshë Elizabetës në Shën Petërburg, atë e mësoi vetë kancelari për mjeshtëri të ndryshme, nga arti i hapjes së çdo dryni tek arti për të bërë dashuri, duke i mësuar mbi gjithçka sesi të rrinte në heshtje… dhe të dëgjonte.

Motra e Frojdit, Goce Smilevski (roman)

Motra e FrojditA ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom (roman)

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

Falmi sytë e tu, Torsten Pettersson (roman)

Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz (histori)

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.

Manastiri i nëmur, Peter Haines (roman)

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.

Jeta e dytë e shkurtër e Bri Taner, Stephenie Meyer (roman)

Bri Taneri e sjell turbull në mendje jetën e saj para se të fitonte dhuntitë mbinjerëzore dhe një forcë të pashtershme fizike. Përpara se një etje makute për gjak ta kaplonte të tërën… përpara se dikush të vendoste ta shndërronte në vampire.

Tingujt e jetes, Entela Guza (roman)

 

Botime nga Shtëpia botuese Fan Noli

Traktat logjiko-filozofik, Ludwig Wittgenstein (filozofi)

Psikologjia analitike, Carl Gustav Jung (psikologji)

Gjykimi në mungesë në procesin civil, Florjan Kalaja (jurisprudencë)

Politika si profesion, shkenca si profesion, tre tipat e pastër të sundimit legjitim, Max Weber (shkenca sociale)

Ndryshime, Mo Yan (roman)

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>