nga Admin

6 Shkurt, 2015

Stil – Procesi i mrekullueshëm i të lexuarit është jo vetëm një eksperiencë personale, por përbën arsyen përse ka njerëz tolerantë dhe të kuptueshëm në këtë botë që po lexon gjithnjë e më pak. Zbuloni arsyet përse shkenca sugjeron librat

Keni përfunduar ndonjëherë së lexuari një libër? Nga fillimi në fund. E keni provuar ndjesinë e bukur që vjen pas kthimit të ndërgjegjes? Një frymëmarrje e thellë teksa qëndroni të ulur me librin në dorë. Jeni mirënjohës, plot ide dhe i zhytur në mendime. Keni përjetuar diçka të thellë dhe intime. Sapo patët një metamorfozë të fuqishme dhe tronditëse.

Ashtu si rënia në dashuri me një të panjohur që nuk do ta shihni më kurrë, ju vajtoni fundin e një marrëdhënieje, por njëkohësisht ndiheni të kënaqur. Plot me eksperiencë, lidhje, me plotësimin që vjen pasi keni përtypur një tjetër shpirt. Ndiheni të ushqyer, qoftë edhe për pak.

Ky lloj leximi sipas Annie Murphy Paul nga revista Time, quhet lexim i thellë, një praktikë që po zhduket gjithnjë e më shumë tani që njerëzit po lexojnë më pak.

Lexuesit, ashtu si ata që lënë mesazhe zanore dhe si ata që shkruajnë kartolina, por pakësohen vazhdimisht prej botës së internetit.

Pjesa më e keqe në këtë kanosje të zhdukjes është se lexuesit janë provuar të jenë më të sjellshëm dhe më të zgjuar se një njeri i zakonshëm dhe janë mbase të vetmit njerëz me të cilët ia vlen të biesh në dashuri.

Sipas studimeve të vitit 2006 dhe 2009 të botuara nga Raymond Mar, një psikolog në Universitetin Jork në Kanada dhe Keith Oatley, një profesoreshë e psikologjisë konjitive në Universitetin e Torontos, ata që lexojnë triller janë më të aftë të kenë mendime, besime dhe interesa të tjera përveç të vetave.

Ata mund të mos pranojnë idetë e të tjerëve, pa i refuzuar ato dhe munden të ruajnë mendimet e tyre. Ndonëse kjo supozohej të ishte një karakteristikë e përbashkët e të gjithë njerëzve, kërkon nivele të ndryshme të eksperiencës sociale për të thirrur arsyen në ndihmë të situatave.

A lexonte ishi juaj një libër? Keni biseduar ndonjëherë rreth tyre? Nëse jo, mbase do t’ju duhet të ndryshoni tipin.

Nuk është befasi përse lexuesit janë njerëz më të mirë. Përjetimi i jetës së dikujt tjetër përmes syve të imagjinatës, të mësosh çfarë ka mësuar ai, të vuash së bashku me të dhe ta shohësh botën nga panorama të tjera, kjo të bën të mendosh ndryshe.

Kush lexon mund të futet brenda mijëra shpirtrave dhe të mbledhë mençurinë e të gjithëve. Ata që shkruajnë kanë diçka për të rrëfyer, diçka që ju mund të mos e përjetoni kurrë.

Kur lexon përjeton sesi ndihet një femër dhe sesi ndihet një mashkull. Një lexues e di se ç’do të thotë të shohësh dikë duke vuajtur. Ai mbledh mençuri përtej viteve.

Një tjetër studim i vitit 2010 nga Mar, riformon idenë pasi rezultatet provojnë se sa më shumë histori të lexojnë fëmijët, aq më e fortë është aftësia e tyre për të pranuar mendime që nuk janë në sinkron me të tyret. Fëmijët që lexojnë janë vërtetë më të zgjuar, përshtaten më mirë dhe kuptojnë më thellë.

Leximi është diçka që gdhend karakterin e dikujt. Çdo trofe, leksion dhe moment kryesor i protagonistit bëhet juaji.

Çdo dhimbje, çdo e vërtetë e hidhur rëndon mbi kurrizin tuaj. Ju keni udhëtuar me autorët dhe keni përjetuar ndjesi të ndryshme vetëm duke i lexuar. Keni jetuar një mijë jetë dhe jeni kthyer duke pasur mësime prej secilës prej tyre.

Nëse ende kërkoni dikë që t’ju plotësojë, kërkoni për lexuesit, do t’ gjeni në kafene, në parqe dhe në metro. Do t’i shihni me çanta shpine, me çanta krahu dhe me valixhe dore. Ata do të jenë kureshtarë dhe të ndjeshëm, ju do t’i dalloni brenda pak minutave bisedë.

Ata nuk do të flasin me ju, ata do t’ju ofrojnë një bisedë. Ata do t’ju shkruajnë letra dhe vargje. Lexuesit nuk u përgjigjen pyetjeve dhe nuk lëshojnë deklarata, por përcjellin mendime të thella dhe teori domethënëse. Ata do t’ju ngazëllejnë me dijen e fjalëve dhe idetë.

Sipas studimit, ‘çfarë i bën leximi mendjes’ nga Anne E. Cunningham nga Universiteti i Kalifornisë, leximi ofron një leksion gramatikor që fëmijët nuk do ta merrnin dot kurrë nga shkolla.

Sipas saj, zhvillimi gramatikor i një fëmije ndodh në mënyrë më indirekte nga gjuha në të cilën është i ekspozuar, sesa nga mësimi i drejtpërdrejtë.

Duhet të bini në dashuri vetëm me dikë që mund t’jua shohë shpirtin. Duhet të jetë dikush që ka depërtuar brenda jush dhe ka gjetur ato vende që askush nuk ka mundur më parë. Nuk duhet të jetë thjesht dikush që ju njeh, por dikush që ju kupton plotësisht.

Sipas psikologut David Comer Kidd, shkrimtarët e mëdhenj e kthejnë lexuesin në shkrimtar. Në aspektin letrar, mungesa e plotësimit të personazheve e kthen mendjen në mekanizëm kërkimi për të kuptuar të tjerët.

Kjo ndodh sa më shumë të lexojnë njerëzit. Aftësia e tyre për t’u lidhur me personazhet që nuk i kanë njohur, i bën të aftë të kuptojnë më lehtë njerëzit që kanë pranë.

Ata solidarizohen. Ndonëse mund të mos bien dakord me ju, përpiqen t’i shohin gjërat nga këndvështrimi juaj. Të jesh i zgjuar është një gjë dhe të jesh i mençur një gjë tjetër. Nëse kërkoni ta ngrini jetën tuaj në një tjetër nivel, bini në dashuri me një leximtar.

I.D

*Burimi: Elite Daily | Lauren Martin

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>