“Darka e Gabuar”, romani më i ri i Kadaresë

“Darka e Gabuar”, romani më i ri i Kadaresë

Darka e gabuar, Ismail KadareQë nga dita kur ushtria italiane u shpërbë, në vjeshtën e vitit 1943, deri në vdekjen e Stalinit, dhjetë vite më vonë, Shqipëria përjetoi ndryshimet më drastike të imagjinueshme. Ngjarjet e përjetuara në atë kohë, treguar nga rrugët e Gjirokastrës, nuk janë dicka e re në universin Kadarean. Katër dekada më parë, në vitin 1970, përmes romanit “Kronikë në Gur” koha e luftës përshkruhet përmes syve të një fëmije, gjithmonë nga qyteti i gurtë.

Këtë vit, shkrimtari i madh Ismail Kadare botoi romanin e tij më të ri “Darka e Gabuar”, vepër që në shumë kuptime është kronikë në gur e parë nga sytë e një të rrituri. Mënyra me të cilën qyteti e përjetoi largimin e italianëve dhe ardhjen e gjermanëve, si dhe më pas, ardhjen e komunistëve. Ky është gjithashtu romani në të cilin, Kadare jep edhe një “vlerësim” shumë krahasues mes pushtimeve italiane, gjermane si dhe ardhjes në pushtet të komunistëve.

Personazhi kryesor, doktor Gurameto i madh, që pati studiuar në Gjermani, shtron një darkë për oficerët gjermanë që erdhën nga Greqia për të marrë nën kontroll Shqipërinë. Njerëzia ngatërron tingujt e muzikës gjermane me të shtënat e mitralozëve. Doktor Gurametoja i madh, nuk do të jetë kurrë në gjendje të sqarojë arsyet e darkës. Ai kthehet në hero për disa e në armik për disa të tjerë.

Kronike ne gure, Ismail Kadare“Bëje, o Zot, ëndërr!”, thoshin ata që mendonin se me hyrjen e gjermanëve në Gjirokastër, në shtator 1943, qyteti do të hidhej në erë. Kjo jo vetëm që s’ndodhi, qyteti jo vetëm që përjetoi kohën gjermanike, po si rrjedhojë ngriti historinë e shpëtuesit më të famshëm të pengjeve, doktor Gurametoja i madhi, mbi misterin e të cilit Ismail Kadare ka ndërtuar subjektin e romanit më të ri “Darka e gabuar”.

I bazuar në një ngjarje të vërtetë për të cilën qyteti ka dhënë në kohë të ndryshme interpretime të ndryshme, me personazhin e doktor Gurametos që më shumë se karakter është një belle epoque, është një njeri kohë, Kadare rimerr takimet me historinë ku i ka lënë me babazotin e “Çështjeve të marrëzisë”, kështu pra nga ajo stuhi otomane tek flladi perëndimor që i fryu Shqipërisë midis dy luftërash.

Ceshtje te marrezise, Ismail KadareKadare nuk është historian, nuk është as shkrimtari që shkruan për njeriun në kuptimin e thjeshtë të fjalës, për karaktere të futur rëndom brenda një dhome shpirtërore dhe sociale herë si në një dhomë parfumesh e herë tjetër gazi. Njeriu i Kadaresë është historia dhe anasjelltas.

“Darka e gabuar” lidh dy njerëz dhe dy kohë historike. Më një anë doktor Gurameton dhe komandantin e divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe, mbajtës i Kruqit të Kuq, në anë tjetër “Shqipërinë gjermanike” me atë komuniste. Kalimi “miqësor” i gjermanëve nazitë në qytetin e jugut lidhet me darkën në fjalë që patën dy miqtë e vjetër të shkollës, dhe që u bë e “gabuar” sepse fatalisht përcaktoi kthesën në jetën e personazhit.

——-

Për një listë më të plotë të librave që disponojmë kërkoni me fjalët: Ismail Kadare

Shënim: Romani “Darka e gabuar” është ndër librat më të shitur për vitin 2009 dhe librat më të shitur 2008.

Ismail Kadare mbetet autori shqiptar më i shitur për letërsinë tonë.

  • Remzi Fetahaj

    Kadare është një luftëtar i historisë. Ai është një Gladiator që la etje për konfliktin e shqiptarit me historinë dhe anasjelltas…

  • kadri

    Eshte nje roman shume i mire.Ngjarja qe tregohet ne ket roman eshte nje ngjarje qe per mendimin tim eshte e perafert me ndodhit e luftes se fundit ne kosove.

    • Rediona

      Ky liber eshte nje vlere per letersine shqipe, aq sa i thjeshte per tu lexuar aq dhe i nderlikuar per ate qe nuk di per nje vend sic eshte Shqiperia andaj ky liber eashte nje mundesi per te gjithe per tu informuar per vendin tone. Nje veper qe nuk vdes kurre ..

  • violete kokollari

    ky roman ka karakter te veqant ne pershkrimin e figurave te dy miqeve qe percakton kohen e tyre historike.Ismail Kadare eshte nje revolucion ne letersine shqipe……….

  • erald

    ky roman ka shum vlftesi osht shum i bukur ka karakter e ka shkrur mir mu sipas mej me ka pelqy shum erald,qufaj.prilep,13 vjet,1996

  • sonila

    Le te themi qe historia eshte interesante, por mund t’a kuptoje deri ne thellesi vetem nje person qe e ka perjetuar te pakten se paku kohen e ndrydhur te Shqiperise.

    Personazhet shpeshhere perzihen me njeri-tjetrin neper situata, do te me pelqente me shume po te kishte filluar tregimin e nje historie te panderprere.

    Lufta eshte lufta kur do qe te behet. Prandaj qe edhe historia nuk ka kohe, eshte i pershtatshem ne cdo periudhe.

    Komplimente per mbylljen e romanit, e cila eshte shume e qarte dhe ne te njejten menyre gjithsecili nga lexuesit mund ta imagjinoje sipas ndjesise personale e mbresave qe mund ti kete lene i tere libri.

  • Lili

    Me te vertet eshte e bukur te lexosh per te shkuaren e popullit tend e gjith kjo shfaqet tek ky roman “Darka e gabuar”, Ismal Kadare

  • drago.flis

    romani me i ri i Kadarese pershkruhet harkun historike e Shqiprise prej terheqjes se Ghjermanise deri periuden pas diktatures. Shkrimtari ka treguar fatin vendit te tij, vendlindjet se tij, madje na ka lejuar pak shikimin ne elementet prej brezit familijare te tij. Ka treguar shume edhe per zhvillimin e mendjes shqiptare gjat shekulit nejzet dhe edhe me tej. Vepera eshte shume pasur me ndohodite te jetes shqiptare ne vendin, edhe vendlindjen e tij por nje rol i caktuar ndonese n menyren jodirekte luan edhe Kosova. Romani qe ka pasuruar njohurite e mi mbi boten dhe hapesiren shqiptare.
    Do t’perkthehem romanin me gezimin.

    Drago Flis prej Sllovenise

  • Hysen Spahiu

    Romani darka e gabuar, eshte roman qe deri me tani me lene mbresa me te medha nder te gjitha romanet e deritashme te Kadarese. E kame lexuar disa here dhe me pelqen shume. nje pershkrim i nje realiteti aq artistik, aq bukur sa te bene te kuptosh se edhe ne kemi qene faktor dikur.. Mendoj se ka ardhur koha qe Kadare ta marre Cmimin e merituar NOBEL. Them se lum kombi qe ka nje shkrimtar te tille.. Hysen Spahiu Vjene.

  • fatmir mehmeti

    Me këtë roman Kadare e plotëson edhe më shumë faqen e historisë dhe letërsise duke u dhënë atyre një lidhje kohezive,ku opinioni lexues e formëson dukshëm njohjen për kohën e Luftës së dytë botërore dhe veçantitë e saja në Shqipëri si dhe plotësohen aspektet letrare për atë kohë që ende nuk është sqaruar tërësisht

  • Agoon Zyba

    Kadare me zemer arbreshi ska ku ti qaj hallet e ti dhe vendos qe te shkruan nje roman kushtuar mundit te disa personave.Une e vlersoj shum Kadaren!Person me fjal te pasuaruara me kuptim nje njeri me pasqyr te diturise.

  • dardan

    romani me i lexuar i vitit 2009

  • osmanbuzo

    SFINKSI I EIFELIT
    “TE RROSH A TE MOS RROSH, KJO ESHTE ÇESHTJA”

    SHEKSPIR

    Për rrënjët e kësaj krijese, si janë pleksur gurëve të vendit tim, ka dijeni geni i çdo shqiptari. Gjithkush nga raca e jone ka diçka të“Kadarenjtë”, të shfaqur në formën e rebelimit, të thyerjes së kornizave tabu, të përplasjes në fytyrë, të copëtimit pasqyrues si dhe rindërtimit nga e para, të modelit të thyer duke kërkuar përsosmërinë në qenien e mosqenies, në kufirin e pakapshëm, të paaritshëm që të thërret në vrapime planetare.
    GUXIMTARI Ismail Kadare zbret ndër ne me qilimin fluturues te Aladinit, mes vargjeve koncizë, që shpesh nuk u zbulohet kuptimi si zarfit testament te Aishtainit.
    Gjithë nerv e përsosmëri, ai po guxon majat e artit të universit, si demon i arsyes, si pinjoll i një race thellësisht të zbutur, e cila meriton shumë në kupolën e trofeve, por që ziliqarët e lodhin labirinteve të egërsisë.
    Gjithëkush e ka takuar në udhëkryqe atë njeri, që quhet Kadare. Ai është kudo. Kije zili sa të duash, atë nuk e ndal kush!
    Çfarë ka dashur dhe nuk e ka bërë ….??!
    Ka sfiduar kuçedrën duke e” pikturuar”. Ka “vallëzuar “ pranë dhembëve të luanit. I ka hipnotizuar të gjithë. Kalorës i parë, një ”Skënderbe “ i Letrave Shqipe, është sot një simbol i pathyeshmërisë, një ILIRIAN me pasaportën e qytetarisë botërore. Nga kulla EIFEL i Kryeqytetit të Botës së qytetëruar ai shpërndan poetikën, për ta vënë popullin e tij në vendin e merituar e për t’i dhënë kuptim shprehjes së Qezarit SE, KREU ËSHTË ATJE, KU ËSHTË QEZARI, se kreu është atje ku është Shqiptari.
    Krenaria dhe Paganizmi i tij në familjen e Perëndive, që adhurojne DIELLIN, vetë Zeusin, bëjnë rolin e lutësit që kësaj race të lindur në Mesdhe nga “klonimi” planetar, me personazhe botërore Trojanë, Dardanë, Akilenj, Herkulë dhe Homerë, të mos ua ndajë kujdesin që, në skenat e amfiteatrove kufitarë të mos përsëriten tragjeditë Eskiliane.
    Ai lut pigmentin dominues pellazg të tresë dhe të tjetërsojë racat lakmitare për të ndjekur karvanin, ku dominon toleranca ndërnjerëzore dhe ndërfetare.
    VEPRA e tij s’ka pronësi politike. Ajo thërret për nisma të reja, për agime plot shpresë, për ditë të parfumosura, për netë me orgji, pa kapërcyer kufijtë e arsyes, pa thyer portat e PARAJSËS:
    Kadare është mësuesi dhe “Uni” i të gjithëve.
    Ai është atje, ku bien kambanat e Mjerimit e të Shpresës, ku shpëtohet Titaniku …, ku evitohet një luftë, …ku ruhen ekuilibrat …, ku operohet me kompentencë…, ku lind një krijesë ,…ku ngujohet një kanun, … ku mbrohet një kushtetutë.
    Vargjet e tua kam reshtuar,
    Me sfinksat për t’u përleshur,
    Luginave gjer në kullën Eifel,
    Pa gdhirë i kam zgjuar,
    Me rrufe i kam veshur ,
    Se ti më mësove rebel.

    KADARE, TE RROSH PER JETE!… Me vargjet, që prodhoi fantazia jote në rini dhe më pastaj, ne rendëm në çdo tubim dhe ua servirëm të gjithëve.

    Gjirokastër, 2006

  • granit

    esht roman shum imir

  • seferaj xhelo

    cfardo teme qe ne majen e penes se tij sorollatet disiplinohet dhe mere vlera letrare .
    zhgaravina .
    fjale .
    ngjyra .
    kufoma .
    qeshje .
    perjetime .
    enderime .
    qarje .
    hipokrizi.
    mashtrim .lule ne bore .ruge te shtruara me sheqer kur bie shi.politik sahan i mbushur me kos te ndenjur ne vape .
    karaktere qe jane infektus .
    ………………..

  • ADELINA

    Eshte roman qe me te vertet me ka lan shum mbresa

  • rudi

    Ismal Kadere ka merita shumë, por ka edhe deshtime te shumta ne disa romane është anti kombetar…
    Andaj ju themi lexuas te nderuar, lexoni mirë dhe analizoni veprat q elexoni…
    Mos harro se kombi-shqiptar ne shumicën e rasteve është përkembur, dhe ideali i atyre qe jetojn jasht atdheut, ata qe iken atëherë kur i duhën atdheut nuk i quaj patriot…
    Patriot jan ata qe falen shpirtin atdheut e trupin robnisë[borgjeve)…
    Ismal Kadare ka reste kur jemi krenuar me te ,por ka raste kur jemi turpruar me te…
    Kur ka marur çmimin ” kepi i shpreses ”FAREDIN GUNGA” AI ka qen një trathtar i kombit dhe fjales se lirë…
    ai ka deshmuar kunder legjendes se gjall ” ADEM DEMAÇIT dhe shokve te ti…
    ndersa ismal kadare ne fjalimin e ti tha:

    ”UNË KAM QEN SHOK I FAREDIN GUNGES, NDERSA AI PUNONTE PËR UDBEN E SERBIS DHE ISHTE KRYEREDAKTOR I TELEVIZIONIT TË PRISHTINESË ATHËERË…

    MENDONI MIRË LEXONI DHE ANALIZONI DREJTË…

    ME SHPRES SE NUK DO ME KEQKUPTONI DHE DO ME KUPTONI,JU PËRSHËNDES JUVE DHE MOS HARRONI PLAGËT E SHQIPTARVE NE BURGJET E SERBIS…

  • gazmend lufaj

    une mendoj se shkrimtari i madh Ismail Kadare gjdo here gjen frymzimin e duhur per ta pasuru dhe frymzu lexuesin. Mendoj qe eshte nje ikon e gjall. Dhe nje luftetar i kahmotshem i historis se popullit shqiptar. Mendoj se ztr. Ismail Kadare, meriton fuqishem qmimin NOBEL….

  • arsim metaj

    libri esht nje shembull per autoret tjer si si duhet shkruar esht nje shtylle letrari i nderuari ismail kadare

  • / dita

    ky roman me ka pelqyer shum eshte nje nder romanet me te pelqyer qe e kam lexuar

  • http://www.shtepiaelibrit.com nertila .k

    me te vertet ky roman pati shum rendesi pasi qe u botua,ngase historine e qytetit edhe ngjarjen shum pak e kane ditur,me merite te madhe populli kombetar duhet te mburret per KADAREN qe theu kufinjet e se liges,dhe shpalosi me sukses te kaluaren,

  • http://www.shtepiaelibrit.com shpend

    Ky roman eshte shum i mir e kam lexuar nje her dhe me ka lene shum pershtypje me i miri qe e kam lexuar.

  • agnesa

    Shum roman i mire

  • arbnori

    Pershendetje per ju te palodheshmit e http://www.shtepiaelibrit.com. Jeni shume te mire dhe te palodhshem, por dua qe tu pyes se a disponi vetem lbra leterar, si romane e te ngjashme, apo keni edhe libra psikologjik ?
    Me respekt:
    Arbnori.

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Arbnor, faleminderit per mesazhin. Je i lutur ti hedhesh nje sy kategorise filozofia & sociologjia pasi aty mund te gjesh edhe disa tituj per psikologjine.

  • arbnori

    E romanet e te madhit z. Ismail Kadare, jane te gjihta te mrekullueshme. Te gjithe shqiptaret ndihemi krenar per te madhin Kadare.
    Arbnori.

  • arbnori

    Pershendetje Elvis-Admin. Falimindeit, dhe gjithashtu me shume deshire po i hedh nje sy kategorise filozofia& sociologjia.

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Mos nguro te na kontaktosh serish nese ke nevoje per ndihme.

  • http://festim-luli@shqiptar.eu luli

    këtë libër nuk e kam lexuar ende ; por shpresoj që të futet në ptogramin shkollore . Dëshiroj që të shkruaj dhe unë një të till . Kadare ; duhet ti përmbahet edhe çshtjes së të varfëve për të qënë i pavdekshëm . Oh ……….. harrova ; Kadare kam dhe një gjë për të thënë të mungon një roman dashurie . Dhe një kuriozitet kam . Pse nuk merret me tragjedi ?! Në romane është një shkrimtar shumë i zoti . Estize Lemo

  • ilir

    shum i fort po thojn qiky roman nga ismail kadare veq suksese per ismail kadare

  • iliriani

    Nder romanet qe Ismailit i japin edhe nje arsye me teper per te qene nobelisti i ardhshem i kombit tone, por nje gje nuk me pelqen te rubrika e komenteve kur kane guxim e japin mendime ca njerez qe nuk dine te shkruajne shqip.

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Ilirian, faleminderit per komentin. E vleresojme shqetesimin.

  • durim

    eshte shume roman i mire dhe i kuptushem

  • kaltrina

    SA HERE LEXOJ ROMANET E TUA MALLENGJEHEM NE MENDIME QDO PERJETIM I KEQ ZHDUKET HARROJ QDO GJE VETEM KONCENTROHEM NE VEPREN TENDE SE QADO VEPER E JUAJA ESHTE E SHKRUAR ME KUPTIM

    JENI AUTOR I SHKELQYER.

  • NUHI BYQMETI

    Ismail kadare eshte nje nder shkrimtaret me te mdhej evropian i cili udhetoi me shekuj te tere perkrah popullit te vet-popullit shqiptar.Vepra e tij eshte nje veper aq e madhe sa vetem nje gjeni i tille mund ta thurr dhe persos gjere ne fund si ISMAIL KADARE.NUHI BYQMETI-PONESH-GJILAN.

  • albertina

    Ismail Kadare është një shkrimtar frymezues qe i jep kupim jetes së tij dhe të letersise shqiptare pershkrimi që ai e bën në një roman është jashtezakonisht i mrekullushem.
    Ismail Kadare ka një karakter të vecant që në librat e tij lexusin e bë per vete dhe që i jep jete librit sikur të ishte i vertet .
    libri i tij i fundi (darka e gabuar) eshte libri me fantastik që kam lexura ndonjëhere.
    Ismail Kadare është një shtyll e kombit shqiptar që rrall here zbulohet por unë po pres me shprese që te populli im të behen si Ismail Kadare por edhe me të mire që ti sherbejne kombit tim një përshendetje të veqante për Ismail Kadaren nga familja monika por në veqanti nga adhuruesja jote e flakët albertina monika

  • Besart

    Sapo e kam lexuar Darken e Gabuar liber me te vertet i cili te mban pezull deri ne rreshtin e fundit. Falenderimet i takon te madhit Kadare. E shkroi me nje sitil te buker letrar qe nga ana ime mendoj se nuk karahasohet sa me komedit e Shekspirit .

  • sadri zeneli

    eshte shume i mire ky liber ka karakter shume shume te vecante per pupullin shqiptar tung tung

  • FILAN FISTEKU

    ESHTE NJE LIBER I LEZETSHEM NJE GJE QE TE NGJALL VETEM PAK INTERRES DHE SHUME STRES POR EDHE ME SHUME PAGESE 700 LEKE NJE LIBER MER BURR CA BOHET MEGJITHATE ISMAIL KADARE MBETET NJE KENGETAR I MIRE NJOHUR ME ZERIN E TIJ MELODIOZ QE NE KENAQ CDO MENGJES ZGJIMI NE PARTI

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pyetje: Sa kafe pi ne dite ?

  • ermali

    edhte nder i madh te lexosh ato qe ka shkruar i madhi ISMAIL KADARE…jemi krenar me ty.

  • Pingback: Shkrimet me te lexuara te Blogu per kete muaj... | Shtepia e Librit - Blog

  • Klodi

    I Kadare eshte shkrimtar i madh.Te jemi krenar qe I K eshte shqiptar.Ky liber eshte nje nga me te bukurit te I Kadares.Me ka pelqyer shume.Ju sygjeroj ta lexoni.

  • vjollca

    sa faqe i ka romani te me thot ndokush

    • http://www.shtepiaelibrit.com Elvisi – Admin

      Pershendetje Vjollca,
      faleminderit per interesimin, por po te kishit klikuar linkun e librit ne faqen tone do mund ta gjenit shume kollaj si informacion:

  • http://www.elvis.com pepe

    me vjen kaq mire qe ismail kadare eshte ora e shqiperise eshte nje nder shkrimtaret qe do mbetet ne historine e njerezimit dhe ne libra me shkronja te medha .pershendetje te perzemerta .pepe

  • Dafina

    Eshte nje roman mjaft i mire edhe i pelqyer nga te gjitha moshat.

  • lenisa

    mundet dikush tma pershkruaj krejt cfare ndodh ne roman ju lutem??

  • http://elsandoci@hotmail.com elsa

    eshte nje roman ,ku per te thene te verteten nuk eshte shume i thjeshte per tu lexuar.Por ama kjo veshtiresi bie ne qofte se ti ke sadopak njohuri ne lidhje me historine e Shqiperise ,pasi sic te gjithe e dime Kadare ka nje lidhje te pashmangshme me historine ,edhe pse shpesh here ate e jep me nje nentekst qe jo shume here mund te kuptohet nga te gjithe .Por si gjithmone universi kadarean eshte ekstremisht i bukur por qe mbart edhe veshtiresi

  • brikena

    nje liber shume i mire dhe me shume domethenie

  • ilirian

    Imajl Kadare eshte nje nga nder autoret me te preferuar te mij por e vetma gje qe mua me pengon eshte se aj e shkon pertej imagjinates edhe pse nuk jam un ajo qe gjykoj mirpo eshte mendimi im:::::::