nga Admin

18 Prill, 2011

Bigrafia: Faik Konica Jeta ne Uashington (foto)

Përshëndetje miq të librit,

Bigrafia: Faik Konica Jeta ne Uashington (foto)Së fundmi, dhjetëra studiues, historianë, studentë e botues morën pjesë në ceremoninë e shtëpisë botuese “Onufri” për librin që hedh dritë mbi jetën diplomatike dhe veprimtarinë patriotike të njërit prej figurave më të njohura dhe më pak të njohura të historisë të Shqipërisë.

Autori Ilir Ikonomi, gazetar në VOA punoi  për shumë vjet në arkivat e Uashingtonit, Londrës, Vienës, Tiranës dhe bëri mjaft kërkime në terren për të zbuluar personalitetin e vërtetë të Faik Konicës, ndihmesën e tij në shtetformimin dhe diplomacinë Shqipëtare.

Studimi përmban një sasi të madhe informacioni për Faik Konicën, që nga shtëpia e tij në Konicë e deri në një mori volumesh dokumentare nga shtypi amerikan dhe nga materialet diplomatike arkivore.

Disa pjesëmarrës në ceremoni pohuan se e shohin këtë libër si një përpjekje për te rikthyer në atdhe personalitetin që sakrifikoi për Shqipërinë dhe një sfidë ndaj historianëve të regjimit komunist.

Autori publikon në detaje punën e diplomatit të shquar shqiptar në Uashington, në një nga kryeqytetet më të rëndësishme të kohës për të shpëtuar nga zjarri I luftrave botërore e rajonale, vende të pambrojtura dhe paqësore si Shqiperia.

Libri ka pastruar nga harresa dhe tabutë e komunizmit figura të tjera bashkëkohës të Konicës si Fan Noli dhe përfaqësues të njohur të emigracionit shqiptar, si dhe të mbretit të Shqipërisë Ahmet Zogut.

Censura e diktaturës komuniste ndaloi me dhunë botimet e Faik Konicës dhe për gjysëm shekulli I shtyu historiografët e regjimit të shpifnin e të shtrembëronin të dhënat për të dhe për monarkinë e Shqipërisë.

Mbi librin

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat e Konicës me Kostë Çekrezin si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.

“Libri i Ilir Konomit pa dyshim që zë një vend të mirë në listën e punimeve mbi Faik Konicën, këtë personalitet shqiptar poliedrik. Faiku del para nesh me të gjitha të mirat dhe të metat që ka patur, por përfundimisht si një mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithëherë për vendin e tij.” – Sami Repishti, PhD.

“Me këtë libër, Ilir Konomi ka vendosur standarde të panjohura deri tani në literaturën e këtij lloji. Studimet dhe kërkimet për periudhën që përfshin libri janë nga më të plotat dhe i dhurojnë lexuesit hollësi interesante nga jeta e Faik Bej Konicës në Uashington. Kjo biografi me vlerë do të shërbejë si referencë jo vetëm për studiuesit shqiptarë por edhe ata të huaj.” – Bejtullah Destani

“Vlera kryesore e këtij libri qëndron në informacionin e pasur historik dhe në seriozitetin e burimeve që ka përdorur autori. Nga pikëpamja burimore, libri është jashtëzakonisht i dokumentuar. Këtë dokumentacion e hijeshon stili i veçantë, pak i njohur deri sot në letrat shqipe. Të duket sikur autori e ka kapur prej dore lexuesin dhe e shoqëron për të parë mjedisin ku Faik Konica ka jetuar dhe punuar për gjënë më të madhe që kishte në zemër – çështjen kombëtare shqiptare. Për hir të veshjes së këndshme letrare, libri lexohet me një frymë. Është një trajtesë thellësisht e goditur, e cila e nderon si pak shoqe bibliografinë kulturore, historike dhe letrare shqiptare.” – Profesor Kristo Frashëri

Burimet: VOA, kopertina e pasme e librit

Vepra e Faik Konicës me 5 vëllime

 

Faik Konica, Vepra 1 Faik Konica, Vepra 2
Faik Konica, Vepra 3Faik Konica, Vepra 5 (foto) Faik Konica, Vepra 4
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>