nga Admin

27 Mars, 2008

Keto dy javet e fundit kemi qene mjaft te impenjuar si zakonisht me shtimin e librave te rinj por edhe ca risi per te cilat mund te lexoni ne vazhdim.

Bashkepunimi me Shtepine botuese “55”
Tashme Shtepia e Librit numeron mbi 370 tituj nga te gjitha gjinite kryesore te letersise si dhe libra te tjere qe shpresojme do i pershtaten me se miri preferencave tuaja. Nder kategorite e librave ku edhe kemi zgjeruar gamen, jane ato me karakter historik dhe/ose biografik. Kjo fale edhe bashkepunimit me te fundit me Shtepine Botuese “55” gje qe na lejoi te nxirrnim ne shitje edhe dy veprat kryesore te At Zef Pllumit, por edhe nje ser librash historik mjaft interesant.

Adresa dhe informacionet e kontakti
Nje zhvillim tjeter me rendesi per ju, si dhe per ne, eshte publikimi i informacioneve tona te kontaktit. Ju mund ta keni vene re ne te kaluaren se te faqja “Na Kontaktoni” gjendej vetem Forma e Kontaktit. Madje disa prej jush, patet miresine te na pyesnit edhe nepermjet mesazheve te cilave i’u jemi pergjigjur individualisht, por tani po e bejme edhe ketu.

Mungesa e informacioneve te plota te kontaktit nuk ishte dicka qe ne e kishim anashkaluar ose lene qellimisht ne harrese, pasi i kishim publikuar nen faqen “Kush Jemi” te Blog-ut. Gjithesesi, tani ju mund t’i gjeni adresat dhe kontaktet tona te plota te publikuara edhe te faqja “Na Kontaktoni“.

Bashkepunimi me ju…
Permiresimi dhe zgjerimi i pershkrimit te librave qe nxjerrim eshte nje proces i vazhdueshem per ne. Por me kete rast deshirojme t’ju bejme nje ftese edhe ju, per te dhene kontributin tuaj konkret ne kete drejtim.

Nese ju keni lexuar ndonje apo shume nga titujt qe kemi publikuar, atehere do ishte me mjaft interes per ne, si dhe per te gjithe vizitoret e tjere qe te lexonim pershtypjen tuaj per librin apo librat perkates. Mjafton te logoheni ne llogarine tuaj, ose te krijoni nje te re, dhe ju mund te lini pershtypjen tuaj per cilindo liber qe deshironi.

Ju mirepresim…

  • jeni shume te mire ju faleminderoj shum per informimet e rregullta te juajat prandaj ju pershendes dhe ju peruroj pre punen e madhe qe ju bani mua me mungon pak koha por qdo her kur e kam e shfrytzoj dhe knaqem duke lexuar te rejat dhe informacionet e juaja

  • jeni shum te mire,ju lutem ndonje liber te autorit mehmet kraja ta publikoni ne kete faqe se me duhet per studimet e mija

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >