nga Admin

24 Tetor, 2012

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Së fundmi doli në treg libri më i ri i autorit të njohur Tedor Laço me titull: Bashkëjetesë me kohën (Shënime politike, letrare, intime).

Bashkejetese me kohen, Teodor LacoLibri shtrihet në harkun kohor të një dekade, dhe përmban shënime dhe mendime të autorit për ngjarjet apo zhvillimet politike dhe shoqërore që kanë ndodhur në këtë dhjetëvjeçar të fundit, parë nga këndvështrimi i vetë autorit.

Fragment nga libri

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe “demokraci”, ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.

Bota (perëndimore, siç thuhet rëndom) na hapi shumë semaforë, por ne ecëm drejt tyre duke shtyrë njëri – tjetrin me bërryla, duke u rrëzuar e thyer hundët, pa ia dhënë dorën njëri – tjetrit dhe ca më keq, duke u përleshur e kacafytur dhe kemi mbërritur te ata kur drita jeshile ishte shuar. Kështu… vazhdojmë të jemi në pritje që të shuhet drita e kuqe.

Me qenë se fati, por edhe mëtimi e ambicia, e sollën që edhe unë të jem pjesë e politikës si deputet, ministër, ambasador, drejtues i një partie të vogël, që ia doli të jetë e përfaqësuar në parlament, në këtë këndvështrim do të mundohem ta shoh veten dhe të tjerët në dekadën që përfshihet te ky libër.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>