nga Admin

7 Nëntor, 2008

Albert Kamy (Camus)Albert Kamy (Camus) qe një prej shkrimtarëve më të vlerësuar francezë për sa kohë qe gjallë, ndërsa sot librat e tij vijojnë të jenë të supershitur në Francë si dhe të jenë shembujt më të fortë studimorë në universitetet e Europës Perëndimore për letërsinë dhe filozofinë. Kamy u rrit në varfëri në Algjeri, ku studioi filozofi dhe ku u mor edhe me teatër dhe gazetari.

Më 1938, u zhvendos për në Francë (i ati qe francez ndërsa e ëma spanjolle), dhe vijoi të shkruajë ese dhe pjesë teatrale, duke fituar reputacion mes qarqeve letrare dhe filozofike. Ai qe anëtar i Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëredaktonte gazetën e së majtës “Combat” deri në vitin 1948. Më 1957, ai u bë Nobelisti më i ri në të gjitha kohërat, për ese si “Miti i Sizifit“, (1942) dhe për romane si “I Huaji” (1941), “Murtaja”, (1946) dhe “Njeriu i Revoltuar”, (1951).

Ndërsa po udhëtonte për në Paris më 4 janar 1960, ai dhe botuesi i tij, Muchel Gallimard, u vranë në një aksident automobilistik. Kamy ka lindur si sot, 7 nëntor 1913.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>