23 prilli – Dita Boterore e Librit

Dita Nderkombetare e Librit23 prilli është një datë simbolike për literaturën botërore pasi në këtë datë në vitin 1616, vdiqën Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.

Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor njerëzor.

Edhe në Shqipëri dhe trevat shqiptare, letërsia shqipe po lëvrohet gjithnjë e më shumë falë përhapjes së madhe të shtëpive botuese si dhe mundësive për tregtimin e tij. Por puna për inkurajimin dhe nxitjen e gjeneratës së re duhet të përforcohet pasi kultura e të lexuarit sot sfidohet më shumë se kurrë nga kultura e informacionit të shpejtë dhe të përmbledhur që ofrohet nëpërmjet internetit.

Përpjekjet për nxjerrjen në pah të vlerave të mirëfillta të librit janë një sfidë për të cilën duhet të ndërgjegjësohen jo vetëm ata që e kanë për pasion apo që thjesht përpiqen ta tregtojnë atë, por e gjithë shoqëria, duke filluar nga familja. Veçanërisht, prindërit mund dhe duhet t’ia ushqejnë këtë dëshirë fëmijëve të tyre. Ndërkohë, qeveria dhe ministria e arsimit si dhe organizatat e tjera që merren me kulturën, duhet të punojnë vazhdimisht në hartimin dhe implementimin e politikave të qarta dhe afatgjata në këtë drejtim.

Shtepia e Librit mbetet e përkushtuar jo vetëm në promovimin e librit shqip, por mbi të të gjitha vlerave dhe thesareve të mirëfillta kulturore dhe morale të tij.

  • endrit

    23 prilli nje dite e rendesishme per te gjithe ne per shkrimtaret libri eshte burim i jetes sone

  • endrit

    libri eshte burim i jetes sone

  • ina

    libri eshte dhurata me e bukur e njerzimit dhe kultures

  • anxhelo

    libri rrezaton dije

  • denada haka

    libri shenon padyshim nismen dhe perfundimin me te vlefshem ne jeten e njeriut.

  • lili dauti

    libri mema e dijes,te lexosh nje liber do te thote te te hapet nje dritare.

  • bojken

    libri miku me i mire injeriut

  • Hatixhe

    Libri eshte nje bote pertej botes se njeriut. Eshte nje rrugtim drejt dijes dhe njohuris. Libri mund te jete mik, nese ti do qe te jete i tille. Thjesht libri eshte nje vlere qe qdo njeri mund te e fitoj.

  • qendresa

    libri esht burim i jetes dhe i kultures njerzore